GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ylli MANJANI – Këshillë e pakërkuar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ylli MANJANI – Këshillë e pakërkuar

By
Ylli MANJANI
18/05/2022
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Nëse Lulzim Basha mendon se do të rimarrë PD dhe/ose të rrijë në politikë ka vetëm një rrugë:

Bashkëpunimin me PD.

Bashkëpunimin me Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit.

Jo me kopje të klonuara  të tipit Alibashë, as me veprime përçarëse, aq më pak vendime gjykatash të stisura nga asgjëja.

Nëse ka ende iluzion se do ta mbajë në politike Ambasada Amerikane, duhet ta provojë me ilaçe trajtimin jo me çaj kamomili…

Nëse nuk e do Berishën në politikë taktikisht ka vetëm një rrugë:

Ta mbështesë në krye të PD dhe të presë dështimin politik të tij. Pastaj kismet…

Por nëse nuk bashkëpunon;

nëse e minon PD me veprime të hapura; nëse i shmanget ballafaqimit me realitetin politik Ai nuk ka më asnjë fije fytyrë të thotë nesër se “a ju thashë”..!

Gjërat vërtetë kanë shkuar shumë larg por politika është krijuar për t’i afruar njerëzit dhe kontributet. Politika bëhet më e mirë ku bashkëpunohet dhe kur kritikohen udhëheqësit.

Vendosja e kushteve të tipit “stë do Amerika”,apo “vendimi i gjykatës nuk bën”, apo “nuk njohim votimin e anëtarëve të partisë”,apo “shtyj zgjedhjet”, janë të gjitha veprime ndarëse jo afruese.

Ashtu siç në anën tjetër sulmet personale që i bëhen Lulit apo bashkëpunëtorëve të tij nuk ndihmojnë aspak në frymën e pajtimit.

Më në fund, por jo për nga rëndësia, Edi Rama ka 9 vite që qeveris/sundon pa opozitë. Përçarja e Opozitës aktuale vetëm i zgjat jetën Ramës.

Shihni talljen gjer në palcë që po iu bën me rastin e zgjedhjes së Presidentit. I tërheq nga hunda si Tahir Baçova Ariun e cirkut dikur…

Bashkimi është zgjidhja e vetme, për të gjithë palët, për të gjithë ne.

Nëse kjo nuk arrihet tani,ndoshta zgjidhja tjetër e vetme është ndarja njëherë e mirë.

PD duhet të shpallë ndarjen me deputetët që nuk pranojnë forumet dhe të pranojë se vendi është pa opozitë parlamentare. Fundja le të kemi edhe një legjislaturë me “kërpëratën” Alibashë si fallco opozitë.

Ama duhet të mbledhim mendjen e të fillojmë të ndërtojmë një opozitë të re, tjetër nga kjo e derisotmja.

Tani është koha për vendimmarrje.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enton ABILEKAJ – Fitorja e një disfate të re
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Juri Kim dhe iluzioni i së ardhmes!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?