GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Xho Bajden fiton zgjedhjet, Tramp përgatitet për betejë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Xho Bajden fiton zgjedhjet, Tramp përgatitet për betejë

By
Dardan MITROVICA
07/11/2020
6 Min Read
Share
SHARE

Demokratët festojnë rikthimin në Shtëpinë e Bardhë. Por Donald Trump kundërshton: “Shoh vjedhje, korrupion, mashktrime”

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara është Xho Biden. Numërimi i zgjedhësve të mëdhenj, në fakt, i jep atij një numër më të lartë se 270, pragu i vendosur me Kushtetutë, i dëshiruar nga etërit themelues. Mediat amerikane konfirmuan fitoren e kandidatit dem në Pensilvani dhe Nevada, duke i caktuar kështu numrin e 290 zgjedhësve ndërsa Donald Tramp është në 214.

Parashikimet e AP, Msnbc dhe Cnn janë të sigurta se tani ai është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kamala Harris është zëvendëspresidentja e parë femër në historinë e SHBA.

“Amerikë, jam i nderuar që ti më zgjodhe për të udhëhequr vendin tonë të madh”, shkruan Bajden në Twitter. “Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë premtoj këtë: Do të jem president i të gjithë amerikanëve, pavarësisht nëse keni votuar për mua ose jo. Do ta shpërblej besimin që më keni dhënë”.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Pothuajse e sigurtë është që Tramp nuk do ta pranojë humbjen. Presidenti, në një deklaratë të lëshuar nga stafi, këmbëngul në akuzat e tij: “Të gjithë e dimë se pse Xho Bajden po nxiton të shtiret si fitues dhe pse aleatët e tij të medias po përpiqen kaq shumë për ta ndihmuar: nuk duan të zbulohet e vërteta. Fakti është që zgjedhjet janë shumë larg mbarimit. Xho Bajden nuk është njohur si fitues në asnjë prej shteteve”. Komunikata i referohet veçanërisht shteteve “shumë të kontestuara” që do të duhet të kryejnë një rinumërim të detyrueshëm dhe atyre në të cilat protestat e republikanëve mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. “Duke filluar nga e hëna”, përgjegjësit e fushatës presidenciale do ta çojnë “çështjen tonë në gjykatë në mënyrë që të garantohet respektimi i plotë i ligjeve zgjedhore dhe të njihet fituesi i ligjshëm”. “Nuk do të ndalem derisa populli amerikan të ketë numrin e votave të ndershme që meriton dhe që kërkon demokracia”, shtoi Tramp.

Të premten presidenti pati twittuar: “Bajden nuk duhet të pretendojë gabimisht pozicionin e presidentit. Mund ta bëj edhe unë atë deklaratë. Procedurat ligjore sapo kanë filluar”. Duke vazhduar: “Kisha një avantazh aq të madh në të gjithë këto shtete gjatë natës së zgjedhjeve, vetëm për ta parë atë duke u zhdukur për mrekulli duke kaluar ditët. Ndoshta ky avantazh do të rikthehet dora-dorës që vazhdojnë procedurat ligjore”. Por nga stafi i Bajden pasdite dha një përgjigje e ashpër: “Qeveria e SHBA-së është krejtësisht e aftë të neutralizojë ndërhyrjet jashtë Shtëpisë së Bardhë”.

Mijëra njerëz janë mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë. Dielli ngroh këtë “happy Saturday” (siç pati parashikuar numri dy i fushatës së Bajden). Këngë, muzikë dhe koret “Trump Out”. Ka nga ata që shesin distinktivë me emrin Bajden dhe nga ata që rrahin daullet dhe u bien borive. Dikush përhap një banderolë me fjalët e shkruara në spanjisht “Adios Trump”.

Le të shohim kuadrin e përgjithshëm të situatës në shtetet kryesore ku gara ka mbetur e hapur deri në fund dhe ku, me shumë gjasa, do të hapen betejat ligjore nga stafi i presidentit. Në Wisconsin (10 votues të mëdhenj) Bajden fitoi me 49.4% kundrejt 48.8%, me një ndryshim prej 20,539 votash. Në Michigan (16 votues të mëdhenj) kandidati dem fitoi me 50.5% kundrejt 47.9% të presidentit. Diferenca në këtë rast është 147.897 vota. Në Pensilvani, nga ana tjetër, duhet të ketë ndodhur përfundimisht e ashtuquajtura “flip”: në fillim Tramp dukej se kishte një avantazh të qartë, teksa ngadalë u bë parakalimi dhe me fletët e fundit të votimit të shqyrtuara Bajden fitoi me 49.6% të votave ( kundër 49.1%) dhe një diferencë prej 34,414 votash. Legalët e Partisë Republikane të Pensilvanisë kanë apeluar në Gjykatën Supreme të SHBA për të kërkuar ndalimin e numërimit të votave që mbërritën në shtet me postë pas 3 nëntorit. Një gjyqtar kishte urdhëruar “ndarjen” nga numërimi të fletëve të votimit “të përkohshme”, dmth ato që ende konfirmohen për shkak të defekteve zyrtare. Për momentin nuk është e qartë – raporton CNN – për sa vota bëhet fjalë.

Në Karolinën e Veriut, Tramp është përpara me 50% kundrejt 48.6% të Bajden (diferenca prej 76,515 votave). Në Gjeorgji (16 votues të mëdhenj), ku Bajden kryeson me 7,248 vota (49,4% -49,3%) do të ketë një rinumërim. E njoftoi Sekretari i Shtetit Brad Raffensperger. Rregullat shtetërore përcaktojnë që një kandidat mund të kërkojë një rinumërim nëse marzhi i fitores është më i vogël ose i barabartë me gjysmë përqindje. Ndërkohë, zyrtarët zgjedhorë i përgjigjen akuzës së presidentit për “zhdukjen” e fletëve të votimit të dërguara nga ushtria. “Ne kemi marrë 18,000 nga ushtria dhe po presim më shumë,” shpjeguan ata.

Në Nevada (6 votues të mëdhenj) Bajden kryeson me 49.9% (kundrejt 47.9%), me një diferencë prej 25,699 votash. Në fund, në Arizona (11 votues të mëdhenj), Bajden është me 49.5% kundrejt 48.9% të Tramp. Diferenca, në këtë rast, është 20,573 vota.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article OSBE me kryetar Edi Ramën kundër Trampit
Next Article Gati ekipi qeveritar: Ja kush do ta kontrollojë Amerikën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?