GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Wall Street Journal: Prokurori i Nju Jorkut është në shërbim të demokratëve, që duan ta përdorin Trumpin për të fshehur dështimet e Bidenit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Wall Street Journal: Prokurori i Nju Jorkut është në shërbim të demokratëve, që duan ta përdorin Trumpin për të fshehur dështimet e Bidenit

By
Dardan MITROVICA
12/04/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Inkriminimi i Donald Trump nga një juri e madhe në Manhattan shënon një ditë të trishtuar për Shtetet e Bashkuara dhe do të ketë pasoja politike të paparashikueshme e ndoshta shkatërruese. Inkriminimi i parë i një ish-presidenti është si hapja e kutisë së Pandorës.

Çështja ka të bëjë me paratë që do i qenkeshin paguar më 2016 aktores pornografike Stormy Daniels për të shmangur rrëfimin e lidhjes së saj të supozuar seksuale me Trump, që daton prej vitit 2006. Siç kanë theksuar Ethan Greenberg dhe Sam Braverman në një artikull të botuar në Wall Street Journal më 30 mars, çështja përfshin një numër indiciesh dhe abuzimesh të mundshme. Për më tepër, mund të krijojë tensione të forta në vend dhe ndoshta edhe brenda vetë gjykatës.

Wall Street Journal ka qenë gjithmonë i bindur se një ish-president duhet të gjykohet vetëm për krime shumë të rënda. Dhe edhe pse provat duhet të jenë mjaft të forta për të bindur çdo votues të arsyeshëm për fajin e të pandehurit. E fundmja gjë që ka nevojë një vend i ndarë më dysh është një proces që ndan edhe më shumë opinionin publik. Qytetarët duhet të kenë përshtypjen se po vendoset drejtësia.

Këto kërkesa duhet të zbatohen edhe më shumë në rastin e një ish-presidenti që dëshiron të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Alvin Bragg, prokurori që ka kërkuar që Trump të paditet, është zgjedhur nga Partia Demokratike, në të cilën bën pjesë edhe Presidenti Joe Biden, të cilin Trump kërkon ta sfidojë në zgjedhje; është e vështirë pra të mos dyshohet se hetimi i prokurorit të Nju Jorkut të mos ketë motive politike. Për këtë që nga fillimi i kemi kërkuar Bragg që të mos ringjallte një çështje të shtatë viteve më parë që ishte e mbyllur edhe nga prokurorët federalë.

Duke akuzuar demokratët se duan ta pengojnë të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka lënë të kuptohet se do ta shfrytëzojë procesin në fushatën e tij zgjedhore. Do t’i shtojë akuzat e prokurorisë së Nju Jorkut në listën e tij të akuzave, të cilat përfshijnë ato për akuza të rreme për bashkëpunim me Rusinë; për dy procedura impeachmenti të Kongresit, në të cilat ai u shpall i pafajshëm; dhe për bastisjen e FBI-së në pronën e tij në Florida në kërkim të dokumenteve konfidenciale. Suksesi i kësaj strategjie politike do të varet nga zhvillimi i procesit, i cili me siguri do të krijojë një cirk mediatik të paharrueshëm. Sjellja e pakujdesshme e Trump e ka bërë si gjithmonë të cënueshëm, por tani këmbëngulja e demokratëve mund ta ringjallë për të disatën herë.

Është e qartë se Bragg po bën atë që dëshiron shumica e demokratëve. Drejtuesit e partisë duan që Trump të jetë në bankën e të akuzuarve dhe në qendër të debatit politik. Kjo sepse ata mendojnë se, edhe nëse shpallet i pafajshëm, spektakli i gjyqit do ta ndihmonte Trumpin të fitonte nominimin republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Janë të bindur se ai është kandidati më i lehtë për t’u mundur, sepse i motivon demokratët dhe i ndan republikanët e të pavarurit, siç kanë treguar zgjedhjet e 2018, 2020 dhe 2022.

Për më tepër, demokratët e dinë se aktakuza do t’i vërë në vështirësi kundërshtarët e Trumpit në Partinë Republikane, të detyruar të mbajnë anën e tij në këtë gjyq dhe të flasin vazhdimisht për të e të mos jenë në gjendje të komentojnë dështimet e administratës Biden, në të cilat duhet të përqëndrohet vendi.

Një problem tjetër është se ky proces krijon një precedent. Bragg po shkatërron një traditë politike që ekziston prej 230 vjetësh. Pasi një herë të inkriminohet një ish-president, herët a vonë do të dalë një avokat republikan që do të përpiqet të bëjë emër duke paditur në të njejtën formë një politikan demokrat. Demokracia amerikane do të dobësohet më tej.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Armand SHKULLAKU – Nga Liri Begeja tek tallavaja, ky është degradimi i Edi Ramës
Next Article Nga Sebastian ZONJA – Ndryshimi i narrativës në Ballkan – shovinistët që po i blejmë për pro-evropianë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?