GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Armand SHKULLAKU – Nga Liri Begeja tek tallavaja, ky është degradimi i Edi Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Armand SHKULLAKU – Nga Liri Begeja tek tallavaja, ky është degradimi i Edi Ramës

By
Armand SHKULLAKU
12/04/2023
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kënga e prezantuar nga kryeministri- artist për fushatën elektorale të këtyre zgjedhjeve lokale, si dhe sfondi alla leifen ku kuadro të lartë të partisë dhe pushtetit në rreth pozonin me lopata në duar, dëshmuan përfundimisht se Edi Ramën e kanë braktisur edhe grimcat e fundit të kreativitetit që mund t’i kishin mbetur përpara se të zhytej në banalitetin e politikës, që qëllim të vetëm ka pushtetin dhe interesat që rrjedhin prej tij.

Shenjat e shndërrimit të ‘artistit modern’ në një menaxher të rëndomtë pushteti, kanë qenë të dukshme me kohë.

Kënga e fundit e fushatës dhe dekori i hapjes së saj, ishin thjeshtë certifikimi i këtij degradimi. Nëse dikush ka menduar që Edi Rama një ditë do ta ngrinte politikën në një nivel cilësor, së paku estetik, sot është dëshmitar i adaptimit perfekt të tij me ‘kazanin e katundit tonë politik’. Ose të një lloj erjonvelizimi të tij.

Në fushatën lokale të vitit 2003, regjisorja franceze me origjinë shqiptare, Liri Begeja, realizonte klipin e famshëm të West Side Family, me tekst dhe pjesmarrje të vetë Ramës, një novacion në të gjitha kuptimet në raport me fushatat skematike të kohës. Rama rikandidonte për mandatin e dytë në Tiranë dhe ishte ende larg dhjamosjes së trurit nga mbingopja e tryezës së pushtetit.

Sot, ai duket se jo vetëm nuk ka nerva dhe fuqi të motivohet nga e bukura dhe kreativiteti, por nuk ka më as aftësi. Është një sundimtar që vegjeton në terrenin e mediokritetit. Kënga moderne e para 20 viteve, ishte e destinuar të përfundonte në një tallava të llojit turbo- folk alla pozdrav.

Por nëse kjo është si të thuash qershia mbi tortën e mediokritetit, tretja e dimensionit estetik në politikën e Ramës daton që prej fundit të mandatit të tij të parë si kryeministër. Pasi mori dhe rikonfirmoi pushtetin, ai nuk pati më asnjë motivim tjetër për të modernizuar partinë e tij dhe politikën në përgjithësi.

Mjafton të shohësh besnikët që e rrethojnë, emrat që e përfaqësojnë (një pjesë me probleme edhe me ligjin) apo individët që përdor për të siguruar votat dhe pushtetin, për të kuptuar se cili është mjedisi ku ai mund të kultivojë shijet e tij prej artisti. Përveç disa batutave, si reminishencë e kohëve të lavdishme, mendja e tij nuk mund të prodhojë më asgjë befasuese në raport me shijen dhe estetikën. I ka mbetur të përdorë trupin, duke u tundur në ritmet vulgare, bashkë me grupin ‘na bashkoi tallavaja’.

Gjurmët e këtij shndërrimi nga droga e pushtetit janë të dukshme kudo. Jo vetëm në cilësinë e atyre që zgjidhen e drejtojnë, por kudo ku është vënë dorë në këto 10 vite. Arkitektët e njohur botërorë, dikur të dashuruar me kryebashkiakun, sot vënë duart në kokë kur shohin se si përçudnohen projektet e tyre të kullave në Tiranë.

Bregdeti i jugut është kthyer në një mishmash betoni ku asnjë ndërtesë nuk i ngjan tjetrës. Rilindja e famshme urbane ka përfunduar në kozmetikë që në pak vite i ka dalë boja krejt. Kryeqytetit nuk i ka mbetur thuajse asgjë nga identiteti i tij dhe periferia sa vjen e shëmtohet më shumë nga ndërtimet pa kriter dhe estetikë urbane.

Edi Rama sigurisht që është i vetëdijshëm për paaftësinë e tij për të rigjetur vullnetin dhe frymëzimin. Pesha e dhjamur e pushtetit ia frenon çdo lloj nisme për të krijuar e modernizuar vendin dhe politikën. Pas 25 viteve në pushtet, udhëtimi i Edi Ramës nisi dhe po vazhdon përsëri duke u marrë me Sali Berishën.

Ai beson se do të mbetet një ‘risi’ në politikë pa bërë asgjë, thjesht duke u krahasuar me kundërshtarin e tij. E përsa kohë beson se kjo i mjafton, truri do t’i prodhojë vetëm tallava, ashtu siç edhe po qeveris gjatë gjithë këtyre viteve. Ai nuk u bë dot kurrë artisti intelektual që do të reformonte politikën shqiptare, por modeli i intelektualit artist që paraziton sapo i ngjitet trupit të majmë të pushtetit.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enton ABILEKAJ – Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS
Next Article Wall Street Journal: Prokurori i Nju Jorkut është në shërbim të demokratëve, që duan ta përdorin Trumpin për të fshehur dështimet e Bidenit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?