GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Verstappen, çfarë suksesi. Por sa do të rezistojë në kaosin Red Bull?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Formula 1

Verstappen, çfarë suksesi. Por sa do të rezistojë në kaosin Red Bull?

By
GazetaTjeter
08/03/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Maks i mahnitshëm për shpejtësinë dhe izolimin prej kaosit Red Bull. Në ekipin kampion të botës ka shpërthyer stuhia. Dhe po do të ndodhnin disa gjëra, një skenar krejt tjetër, i bujshëm mund të shpaloset…

Mrekullia e dyfishtë e Verstappen

Se si ia arrin Max Verstappen të kryejë disa lloj bëmash teksa rreth tij ka shpërthyer një stuhi që nuk ka të ndalur, ky është një mister i vërtetë. Fitimi i pol position në një cirkuit qytetës duke pilotuar me mbi 254 km/orë është një sipërmarrje që flet vetë. Por të kesh pas një Charles Leclerc të tërbuar me plot 3 të dhjeta në Ferrarin më të mirë të viteve të fundit, e rrit edhe më shumë vlerën e asaj që Maks bëri dje mbrëma, në Jeddah. Dhe në këtë pikë lind dilema e zakonshme: meritë e makinës apo e pilotit? Një diskutim i pafundmë, që për ne ndalet në konstatimin banal se, me të njëjtën makinë, Perez (i treti) mbeti gjysmë sekonde pas, pra një diferencë që përcakton nivelin e ndryshëm të aftësive mes të dyve.

Leclerc ka një armë sekrete?

Për sa i përket çmimit të madh të sotëm, vlen diskutimi i prag Bahreinit: cili është limiti i vërtetë në të cilin mund të shtyhet Red Bull? Po ai i Ferrarit? Mund të ndodhë që të jemi dëshmitarë të një gare copy-paste e të shtunës së kaluar. Por disa fjalë të Leclerc bëjnë të mendosh se Ferrari ka diçka më shumë për të luajtur. Diçka që nuk është parë ende. Sepse, në fakt, SF24 është një laborator i punës në vazhdim, përsosmëria e të cilit u demonstrua nga djaloshi Ollie Bearman, debutuesi anglez, i cili, pasi ia hipi të kuqes pa as edhe një xhiro përgatitje, la një përshtypje të madhe në PL3 dhe në Q1, duke u vëmë gjithnjë pas, as më pak e as më shumë, vetë Hamiltonit, duke mbetur vetëm 3 të qindtat pas 7 herë kampionit të botës, duke humbur gëzimin e hyrjes në raundin vendimtar të kualifikimeve. Aty-këtu disa gabime të vogla, asgjë, por nëse Bearmani i shkëlqyer – për të cilin Mattia Binotto ka bast prej vitesh dhe i të cilit është mentori i vërtetë – luftoi kaq fort, do të thotë se Ferrari është një makinë e sinqertë, e sigurt në sjellje, mbi të cilën mund të mbështetesh.

Red Bull, çfarë stuhie

Por nëse shikojmë se çfarë ndodh në anën tjetër të box-eve, zbulojmë se kaosi te Red Bull rritet dita-ditës, në vend që të shuhet. Nga njëra anë (teorikisht) Horner me pjesën tajlandeze të pronësisë, nga ana tjetër (teorikisht) Max Verstappen, babai i tij, Helmut Marko dhe pjesa austriake e kompanisë. Në mes është i gjori Maksi që bëhet urë midis pyetjesh obsesive dhe çështjeve të sikletshme. I shkëlqyeshëm në vetizolim, për të bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë, për të fshirë për një çast çështjet politike e për t’u lëshuar në pistë. Sa do të rezistojë? Do të largohet? Po sikur, pas cepit, – në çështje – të jetë duke u zhvilluar një lajm i bujshëm???

Mercedes, letër dashurie për Lewis – VIDEO
Jo vetëm Max Verstappen, të gjithë bijtë e artit në historinë e Formula 1
Vetel i pagabueshëm: skedina fituese në Bundesliga!
Formula 1, ish-kampioni i botës frikëson tifozët e Ferrarit
Jean Todt: “E pashë Shumakerin, po punon që të gjithë ta shohin përsëri”
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Luçiano BOÇi – ‘Bomba’ e SPAK që dogji mullarët e qeverisë
Next Article Milani fiton, por San Siro është e trazuar: ja çfarë fshihet pas fërshëllimave
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?