GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Luçiano BOÇi – ‘Bomba’ e SPAK që dogji mullarët e qeverisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Luçiano BOÇi – ‘Bomba’ e SPAK që dogji mullarët e qeverisë

By
Luçiano BOÇI
06/03/2024
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

SPAK hodhi gjylen e madhe, të radhës, në oborrin e qeverisë. Qëllimi ishte i thjeshtë: Krijimi i tymnajës së radhës, sikur këto bumje janë bomba moderne e jo thjesht gjyle antike që po godasin fort fare korrupsionin.

Që gjylja të ngjante si bombë atomike megatonëshe, kësaj here u shënjestrua ministri i vetë bombave, i mbrojtjes d.m.th Peleshi.

Zgjedhja e Peleshit nuk ishte as rastësi dhe as domosdoshmëri drejtësie. Por ishte domosdoshmëri tymnaje.

Sepse pas inaugurimit dhe të bazës së NATO-s efekti radioaktiv i kësaj gjyleje pretendohej të ishte akoma më i madh dhe zhurma akoma më shurdhuese.

Kjo ka të bëjë me momentum-in e zgjedhur, sigurisht jo pa qëllim. Dhe ky moment ka të bëjë me situatën brenda institucioneve të drejtësisë.

Nuk ka të bëjë vetëm me atë paradën e parë rëndom gjatë kësaj kohe, ku ministra e ish-ministra hyjnë e dalin nga SPAK sikur po kalojnë përmes lumit Jordan, për t’u pastruar nga mëkatet dhe jo për të mbajtur mbi supe grabitjet e shumëfishta të realizuar “en group” me Ramën në krye. Peleshi i shkretë ndryshe nga të tjerët kësaj herë bëri paradën (jo ushtarake) jo për mëkatet e veta (u thirr për inceneratorët!!!!?), por për mëkatet e vetë drejtësisë së re.

Shkurt e qartë Drejtësia e re sot është e diskretituar si një drejtësi e kapur politike që ndjek e zbaton urdhra që vijnë nga ekzekutivi. Dëshmitë e rënies së drejtësisë janë tronditëse.

Daljet në median greke të dokumenteve që dëshmojnë dënimin e gjyqtares së GJKKO, Gjoka me mbiemër të transformuar, ka hedhur në erë procesin e vetingut.

Sikurse delegjitimon dyfish vendimet e saj e jo vetëm, të marra ndaj liderit të opozitës z. Berisha, me të cilin është dhe në konflikt interesi për arsye të shkarkimit të saj. Situata është akoma më e rëndë në raport me dy vendimet e fundit të GJKKO ndaj Belerit dhe të Gjykatës Lartë ndaj Berishës. Këto vendime dëshmojnë lojën e paradës së veprimtarisë së institucioneve të Drejtësisë së re sipas parimit: Bëj sikur arrestojmë tanët (qeveritarët) e burgosim kundërshtarët politikë. Dhe këtu veprojnë “bombat”:Thirret Gjiknuri (askush nuk e di për çfarë) e as përcaktohet me cilin status thirret, por për t’u dënuar dënohet Beleri, pa prova bindëse e stimulime antikushtetuese.

Kalon në paradë Peleshi, pa asnjë dijeni për çfarë e si, se  me demek “sekret i modh”, por ama në arrest lihet Berisha.

Ndërtohet kështu për publikun një pritshmëri false, e cila nuk prodhon asgjë të drejtë, përveçse justifikon arbitraritetin politik të një strukture që sa vjen e shfaqet gjithnjë e më shumë si armë politike që vret opozitën, por që gjuan njëkohësisht me gjyle mullarët e barit të qeverisë.

Mato Gruda  i “Njeriut me Top” do ia kishte zili shënjestrën!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Drejtësia, kjo dramë me 5 akte
Next Article Verstappen, çfarë suksesi. Por sa do të rezistojë në kaosin Red Bull?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?