GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Vende të pabesueshme/ Magjepsja e pazakontë e Isla del Coco
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

Vende të pabesueshme/ Magjepsja e pazakontë e Isla del Coco

By
GazetaTjeter
29/06/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Parajsa tokësore e Kosta Rikës, e vogla Isla del Coco krenohet me një urë mjaft të bukur, shumë të veçantë

Është në Isla del Coco, mes natyrës së egër të rrethuar nga ujërat e kristaltë të Oqeanit Paqësor, që prej disa kohësh shfaq një bukuri të pashoqe në vetvete, një vend tërheqës vërtet unikal. Është Genius River Bridge, një urë që shtrihet krenare në mbështetje të luftës kundër gjuetisë pa leje.

Jemi në atë tokë të vogël që njihet me emrin Isla del Coco, një parajsë e vërtetë qindra kilometra nga Kosta Rika. Këtu panorama është vërtet marramendëse: pyjet e harlisura mbulojnë të gjithë territorin, duke mbuluar me jeshile majat që ngrihen nga qendra e ishullit dhe kepet shkëmbore që zhyten në oqean. Mund të jetë ky oaz i egër që ndoshta nuk është krejtësisht i ri për ju, veçanërisht nëse jeni të dashuruar pas kinemasë. Në fakt është zgjodhur për të qenë sfondi i skenës fillestare të Jurassic Parkut, kryeveprës së Steven Spielberg, i cili e bëri këtë kryevepër të natyrës së pavdekshme.

Në imagjinatën kolektive, ishulli të sjell ndërmend edhe një strehë të rëndësishme për piratët, të cilët zbarkuan në brigjet e ishullit për të groposur një thesar shumë të çmuar. Por, sot, Isla del Coco përfaqëson një xhevahir për t’u ruajtur: aty është themeluar Parku Kombëtar, i cili përfshin edhe Zonën përkatëse të Konservimit Detar, dhe i përket Trashëgimisë Natyrore Botërore të shenjtëruara nga UNESCO. Për më tepër, është edhe një vend i shenjtë për shumë lloje bimësh dhe kafshësh që gjejnë këtu habitatin e tyre të përsosur.

Sidoqoftë, ky parajsë rrezikon prej shumë vite të shkatërrohet nga ndërhyrja njerëzore. Peshkaqenët dhe banorët e tjerë detarë që bredhin nëpër ujërat e Isla del Coco tërheqin pas tyre gjuetarë të shumtë, të cilët vazhdojnë gjuetinë e tyre të papërgjegjshme, përkundër ligjeve të shumta që e ndalojnë atë. Për fat të mirë, përpjekjet e përbashkëta të autoriteteve vendore dhe rangersave kanë çuar në një ulje të konsiderueshme të fenomenit. Dhe Genius River Bridge është bërë simboli i kësaj beslidhjeje.

Ura lindi nga gjenia e një artisti të quajtur Pancho, i cili vendosi ta ndërtonte atë me materiale të riciklueshme shumë të veçanta. Struktura e saj është përbëhet tërësisht nga litarët, por përdoren rrjeta, boe dhe pajisje peshkimi që gjuetarët, duke ikur nga autoritetet, shpesh i lënë pas. Shumica e këtyre mjeteve gjenden në ujë, ku rrezikojnë të krijojnë dëme të mëtejshme në faunën detare. Pra, ideja e ndërtimit të kësaj ure ka një kuptim të dyfishtë, të rëndësishëm, përveçse shërben për të kaluar, ajo është aty në mbrojtjen e krijesave të çmuara që banojnë në këto ujëra.

Vendet më të vizituara në planet dhe surpriza shqiptare në klasifikimin botëror
Evropa e mbingarkuar nga turizmi masiv: 30 qytete ikonë për t’u shmangur dhe alternativat surprizë që ofrojnë bukuri, histori dhe qetësi larg stresit
Londra, Bali, Dubai: pse ishin ndër destinacionet më të njohura në botë?
Një udhëtim në Planetin e Ëndrrave: nga metropolet futuristike te natyra e paprekur, ja shtetet që po çmendin banorët e botës, sipas 200 mijë udhëtarëve
Është aeroporti më i shtrenjtë në botë, një birrë kushton aq sa një vakt luksoz
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Edhe Woodrow Wilson bie nën valën antiraciste, Princeton i heq emrin
Next Article Mbjellja e pyjeve të reja? Jo gjithmonë ndihmon mjedisin

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?