GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ukrainë, 4 milionë në arrati. Rrezikohet një krizë humanitare
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Ukrainë, 4 milionë në arrati. Rrezikohet një krizë humanitare

By
Dardan MITROVICA
03/03/2022
5 Min Read
Share
SHARE

Lufta në Ukrainë sjell me vete një tjetër problem: atë të strehimit të refugjatëve. Të gjitha vendet fqinje kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur njerëzit në arrati nga lufta. Edhe në pjesën tjetër të Evropës, nuk ka dyshime për këtë: refugjatët ukrainas duhet të mirëpriten. Megjithatë, lind problemi në lidhje me organizimin e logjistikës për të lehtësuar pritjen dhe për të menaxhuar atë që duket si një eksod i vërtetë.

Një rrugë ballkanike në të “kundërt”

Të zhvendosurit nga zonat lindore të Ukrainës, ato të kontrolluara që nga viti 2014 nga republikat e vetëshpallura, janë kryesisht në Rusi. Midis Rostovit dhe rajoneve fqinje në federatë kanë mbërritur të paktën 300,000 njerëz. Secilit prej tyre Moska i ka dhënë dhjetë mijë rubla, rreth 130 euro. Ndërsa në Evropë, vijnë ata që po ikin nga luftimet në Ukrainën qendrore dhe veriore.

Trenat nga Kievi ende nisen. Stacioni qendror i kryeqytetit ukrainas çdo ditë është i mbushur me njerëz, nëpër tabela shfaqen oraret dhe emrat e qyteteve të destinacionit. Ky është ndoshta i vetmi vend në qytet ku ka ende një minimum normaliteti, edhe pse autokolonat vonohen mesatarisht 3 ose 4 orë.

Megjithatë, shumë zënë vende dhe drejtohen për në perëndim, veçanërisht drejt Lviv. Këtu situata është më e sigurt, pa tensionet dhe bombardimet që kanë filluar nga e enjtja. Qyteti është qendra e disa ambasadave perëndimore të zhvendosura nga Kievi dhe është zemra kulturore e Ukrainës (si dhe gjeografikisht) më afër Evropës.

Por qëndrimi në Lviv nuk mjafton. Ata që mbërrijnë këtu me tren ose me makinë, duke qenë se Kievi ende mundet të dilet nga jugu dhe nga qytete të tjera të Ukrainës qendrore, është i mundur udhëtimi, ata duan të dalin jashtë. Në radhë të parë në Poloninë fqinje. Aty ku komuniteti ukrainas është i madh dhe ku lidhjet midis dy popullsive janë të forta.

Të paktën 55% e njerëzve që ikin nga Ukraina kanë gjetur vend këtu. Pastaj ka nga ata që duan të arrijnë të afërmit dhe miqtë në vendet e tjera evropiane. Ka dhe nga ata që fatkeqësisht kanë lënë të dashurit e tyre në atdhe dhe kënaqen me akomodimin e parë të mundshëm. Fluksi përgjatë kufirit ukraino-polak është konstant dhe i vazhdueshëm.

Flitet për 836 mijë persona që tashmë janë larguar nga vendi në luftë, të paktën sipas të dhënave të UNHCR. Por nuk është asgjë në krahasim me shifrat e pritshme. Mund të kalohet shifra e një milion refugjatëve brenda javën e ardhshme. E nëse konflikti vazhdon, rreziku real është ai i një krize serioze humanitare me të paktën 4 milionë njerëz në rrugën drejt territorit të BE-së.

Për të dhënë një ide të situatës, midis viteve 2015 dhe 2016 Evropa hyri në krizë me ardhjen e pak më shumë se një milion sirianëve dhe irakenëve brenda gjashtë muajve. Ky ishte fillimi i të ashtuquajturës “rruga ballkanike”. Përparimi i ISIS-it në Lindjen e Mesme pati bërë të largoheshin mijëra njerëz, të cilët nga Turqia ngjiteshin në gadishullin Ballkanik për të shkuar në Evropën veriore.

Vetëm Gjermania ka numëruar 500,000 sirianë që kanë hyrë në territorin e saj. Një fluks kaq i madh sa detyroi Berlinin t’i kërkojë, përmes Evropës, qeverisë së Ankarasë të mbyllte kufijtë.

Kufijtë më pas efektivisht (pothuajse) u blinduan por me çmimin prej tre miliardë eurosh çdo vit që Brukseli ia transferon Erdoganit për të mbajtur refugjatët brenda territorit të tij. Nëse kriza e Ukrainës do të vazhdojë për një kohë të gjatë, Evropa do të përballej me një problem shumë më të madh se sa ai i vitit 2016.

Përgatiti Dardan MITROVICA

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ja kush janë dhe çfarë bëjnë oligarkët pranë Putinit
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Pse Edi Rama sërishmi mbron Open Balkan në favor të aleatit rus, Serbisë!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?