GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

By
Agim XHAFKA
18/06/2025
2 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kam qenë dhe unë një ditë si KQZ-ja sot. Por vetëm atë ditë. Qershor qe atëherë shumë mote më parë. Po shkoja me shërbim në Korçë si gazetar. Udhëtonja vetëm me shoferin e redaksisë.

Ngiste një BÇ kineze që harxhonte 30 litra benzinë për 100 km. Ishim duke qeshur nga shakatë e njëri-tjetrit kur në Qafë-Thanë ndeshëm vargun e gjatë me çiklistë. Zhvillohej turi kombëtar nën kujdesin e gazetës “Bashkimi”.

Afruam surratin te xhami që ta shijonim më shumë garën. Por sa kapëm bishtin e vargut pamë një çiklist që ngrihej mbi shalën e biçikletës, por nuk kishte fuqi ta çonte poshtë pedalin. Gati po rrëzohej, as bëhej fjalë të ecte në atë malore aq të fortë. E njoha, qe çuni i djalit të kryeredaktorit tonë.

-Ta marrim urgjent në makinë!-i thashë shoferit.

-Je në vehte, mo?!-u çudit ai.

Por i thashë të ndalonte e të hapte krahun. Mora lehtë çiklistin, djalin e eprorit tim pra, si me qënë i sëmurë. E futa në makinë dhe në pëqi i rrasa biçikletën. U nisëm, kaluam vargun e sportistëve dhe në zbritje të qafës, buzë gjolit të Pogradecit, ndaluam ta zbresim.

-Aman, më mbani në makinë deri në Maliq,-na tha.

Ashtu bëmë. Në Maliq e lëshuam në tokë, ikëm drejt Korçës. Në darkë në tv pamë kronikën për rrethin çiklistik. I pari kishte dalë ai langaraqi, i biri i shefit që ndihmova unë. Mbante në dorë një tufë me lule dhe shpërndante puthje me dorë nga të katër anët. Rrezatonte lumturi ky triumfator i ndihmuar nga mashtrimet e mija dhe të anëtarit tjetër të “KQZ”. Të shoferit, mo. Të shoferit.

You Might Also Like

Nga Ramadan GJANAJ – Presidenca e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK
Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Autori Ramadan GJANAJ flet per Presidencen e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK
Opinione

Nga Ramadan GJANAJ – Presidenca e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK

11/08/2026
11 Min Read
Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?