GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Siguria, korrupsioni dhe skenari worst case: diktatet e Xi që trembin Kinën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Siguria, korrupsioni dhe skenari worst case: diktatet e Xi që trembin Kinën

By
Dardan MITROVICA
31/10/2023
5 Min Read
Share
SHARE

 “Masa efikase për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve kryesore”. Është kjo kërkesa e vënë në tryezë nga Byroja Politike, organi më i rëndësishëm vendimmarrës i Kinës, në fund të takimit më të fundit të kryesuar nga presidenti kinez Xi Jinping, në Pekin.

Edhe pse axhenda kryesore e takimit zyrtarisht ishte shqyrtimi i feedback-ut të 15 ekipe të inspektimit të nivelit të lartë të dërguara muajt e fundit për të hetuar 30 ndërmarrje shtetërore, pesë institucione financiare shtetërore dhe mbi Administratën e Përgjithshme të Sportit, vëmendja ra në disa prej çështjeve të konsideruara më kryesore nga të pranishmit.

Mediat kineze e kanë rindërtuar përpikmërisht eventin duke nënvizuar pikat e saj kryesore. Agjencia Xinhua, për shembull, ka publikuar një raport duke shpjeguar se takimi theksoi nevojën për të koordinuar zhvillimin dhe sigurinë, për të vendosur një qasje më të thellë për t’u përballuar me “skenarët më të këqij dhe ekstremë”, duke adaptuar masa efektive për “parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve kryesore” dhe për “të mbajtur fort ekuilibrin e sigurisë”.

Byroja Politike bëri thirrje edhe për konsolidim të mëtejshëm të besnikërisë politike dhe kontroll më të fortë nga Partia Komuniste Kineze, si dhe bëri thirrje për një mbështetje më të madhe për ndërmarrjet shtetërore dhe u bëri thirrje institucioneve financiare për të forcuar mbështetjen mbi ekonominë reale.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Shqetësimet e Xi

Siguria, ekonomia, zhvillimi janë tre shtyllat që dëshiron të blindojë Xi për të shmangur skenarët e makthit brenda vendit. Nuk është rastësi që Pekini ka dyfishuar angazhimin e tij për sigurinë kombëtare duke e vendosur çështjen e korrupsionit në krye të agjendës së tij. Dhe që drejtuesit e shtetit kanë marrë masa në përpjekje për të minimizuar efektet e goditjeve të fundit ekonomike, të shkaktuara kryesisht nga tërmeti i pasurive të paluajtshme të krijuar nga kriza e gjigantit Evergrande.

Në një skenar të tillë, mes këtyre dy ekstremeve, Xi ka lënë të kuptohet se është thelbësore të vazhdohet të zhvillohet kombi, një përpjekje shumë e madhe në vetvete, e ndërlikuar kjo sidomos nga tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara. Me pak fjalë, takimi i 24 anëtarëve të Byrosë Politike u zhvillua ndërkohë që gjigandi aziatik ka dyfishuar përpjekjet në një fushatë të gjerë kundër korrupsionit, të fundit me vemendje të veçantë në sektorët financiarë, shëndetësorë dhe sportive.

Ndërkohë, komandantët e lartë të Forcave Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore duket se janë nën hetim për korrupsion. Ndërsa nuk dihet se ku gjenden ish-ministri i Jashtëm Qin Gang dhe ministrit të Mbrojtjes, Li Shangfu, të dy të zhdukur nga skena.

Pengesat për të kapërcyer

Mesazhi i Politbyrosë ishte kristal i qartë: të promovohen “ata që nuk guxojnë, nuk munden dhe nuk duan të përfshihen në korrupsion”, të përmirësohet “konkurrenca themelore e ndërmarrjeve shtetërore” dhe “të rriten përpjekjet” e ndërmarrjeve financiare “për t’i shërbyer ekonomisë reale dhe strategjinë kombëtare”.

Pra, strategjia e Xi, duket se nuk ka ndryshuar aspak karshi asaj që është parë muajt e fundit. Udhëheqësi kinez vazhdon ta shohë sigurinë kombëtare si edhe çështjet e Partisë si prioritetet kryesore, duke ia lënë zhvillimin ekonomik zëvendësve më të afërt.

 “Lufta kundër korrupsionit është rezultati kryesor politik i Xi dhe një mjet efikas mobilizimi brenda partisë. Nuk është vetëm një fshesë që pastron korrupsionin brenda Partisë, por edhe një kamxhik për të nxitur kuadrot që të ecin përpara në drejtimin e saj”, i ka shpjeguar Alfred Wu, profesor i asociuar pranë Lee Kuan Yew School of Public Policy të Singapor në Scmp. E thënë ndryshe, disiplina e partisë, korrupsioni dhe siguria shtetërore kineze janë të ndërthurura dhe duhet të trajtohen së bashku. Dënimi: rreziqe të vazhdueshme e të paparashikueshme.

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – De facto Serbia e ka njohur Kosovën…
Next Article Liberalizimi i vizave, agresioni i 24 shtatorit, Asociacioni e njohja de-facto – çfarë u tha në takimin e Osmanit dhe Kurtit me Von der Leyen
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?