GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve

By
GazetaTjeter
20/05/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Që ditët e para pas 11 majit, Lapsi.al dhe shumëkush që kishte dyshime për manipulimin e këtyre zgjedhjeve, ngriti një pyetje të thjeshtë, e cila ia vlente të debatohej për këdo që do të gjykojë me mendje të ftohtë: Si ka mundësi që me gjithë arrestimet, burgosjen e shumë ministrave dhe provimin e grabitjeve të tyre, madje edhe pas skandalit të 5D dhe diskreditimit të Erion Veliajt, partia në pushtet ia doli të rritet në krahasim me zgjedhjet e shkuara dhe të marrë një shumicë dërrmuese votuesish?

Fakti që kërkonte shpjegim qe se nga 48.5 % katër vite më parë, në 2025, PS po shkonte në 53%. A ishte kjo një indicie që të bënte të dyshoje për manipulim?

A ishte kjo një llogjikë kokëfortë që shkonte përtej fletëve të gjetura jashtë kutive, të rezultateve alla monizëm, ku votohej me 98%, të blerjes direkte të votës, të përdorimit të trenit Bullgar, të dhënies së parave në kambim të kartave të identitetit, për të mos dalë në zgjedhje, të aktivizimit të bandave kriminale në versionin alla Sara Mile?

Menjëherë sapo u artikulua kjo tezë, një koalicion laraman i përbërë prej shërbëtorësh të deklaruar të Ramës e deri prej idiotëve të dobishën të shkatërruar nga virusi “fajiin e ka Saliu”, hodhën kundër argumentin se PS nuk ishte rritur por kishte rënë.

Në dalje televizive dhe në artikuj të shkruar ata pretendonsin se nuk pati fituar Rama, por se kishte humbur Berisha, se PS kishte përfituar nga sistemi elektoral, se populli kish dënuar me votë qeverinë paçka se kishte ndëshkuar edhe më shumë opozitën, gjë që krijonte iluzionin se kryeministri ishte fitues. Ky rrefren shkonte fiks me tezën e kryeministrit, artikuluar në mitingun e fitores, se Shqiptarët nuk ndryshojnë me votë qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën.

Kryeargumenti i tyre mbështetej në “fakte” numerike duke pretenduar se PS mori 734 mijë vota, rreth 35 mijë më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2021.

Pra, bërtisnin ata 35 mijë vota janë pak a shumë sa diferenca që ndau palët katër vite më parë, gjë që tregonte sipas tyre se shqiptarët nuk paskëshin votuar pro Ramës, por ky ka përfituar nga mosvotimi i Berishës.

Gafa e këtyre kryqëtarëve të zellshëm të manipulimeve zgjedhore qe se dshira për të shërbyer nuk i la të prisnin shifrat përfundimtare të votimeve. Kur ato u kryen të plota dëshmuan një tablo krejt tjetër. Nëse në 2021, PS-ja pati marrë 770 mijë vota brenda vendit, ato 35 mijë që mungonin gjendeshim mes një numri prej 200 mijë votuesish që ishin më të pakët se këtër vite më parë. Arsyet e kësaj 200- misheje janë të shumta por një pjesë e madhe ka të bëjë edhe me emigrimin masiv. Dhe si për koincidencë, numri i atyre që mungojnë në apelin e pas katër viteve është identikisht i barabartë me numrin e atyre që kanë votuar në diasporë (197 mijë). Pra trupa elektorale është gati-gati e njëjtë në të dyja zgjedhjet e fundit.

E maegjithëatë Rama del se është rritur ndjeshëm. Nga 770 mijë vota që siguroi në 2021 ai u ngjit në 890 mijë vota në 2025. Këto janë shifrat.

Prandaj atyre që u nxituan të gjejnë alibinë se shqiptarët nuk votuan Ramën por rrefuzuan Berishën u mbetet të gjejnë alibi tjetër për t’iu përgjigjur pyetjes se ç’lloj sistemi është ky, ku ai që vjedh më shumë u pëlqeka më shumë.

Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Maradona, vetëm i treti në listën e më të mirëve në histori. Ja më mëdhenjtë e futbollit botëror
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?