GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Si në film / Mes realitetit dhe fantazisë, ku mund t’i keni parë këto vende!?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

Si në film / Mes realitetit dhe fantazisë, ku mund t’i keni parë këto vende!?

By
GazetaTjeter
10/04/2020
7 Min Read
Share
SHARE

Janë 10 vendet më të bukura të superfilmit Twilight, prej vitesh quhet “vampiromani”: librat, kinemaja dhe TV janë plot me dëshmi të bukura, tmerruese e nganjëherë mjaft të këndshme dëshmishë për vampirët, që bëjnë të dashurohen të rinj dhe të moshuar

Një nga sukseset më të bujshme në kinematografi, që mund të thuhet me plot gojën është padyshim saga Twilight, marrë nga seria me të njejtin titull e romaneve të Stephenie Meyer. Miliona teenagers (dhe jo vetëm!) nga e gjithë bota kanë ndjekur me shumë pasin aventurat e njeriut e më pas vampires Bella dhe vampirit Edward. Pse të mos bëjmë një tur për të zbuluar vendet më të bukura që na kujtojnë këtë sagë të famshme kinematografike?

Qyteza e mrekullueshme Forks

Le t’ia fillojmë nga qyteza Forks, aty nga ku filloi gjithçka. Këtu Bella transferohet së bashku me babanë, dhe është pikërisht këtu që ajo do të jetojë mijëra aventura. Jemi të sigurt që gjithmonë shumë kanë pyetur veten nëse ky vend ka ekzistuar vërtet. E pra, po, Forks është një qytezë e vogël në Shtetin Washington, dhe tani është një tërheqje e rëndësishme turistike për të gjithë fansat e sagës. Është edhe furgoni i kuq i Bellës që ju pret.

Vernonia, ku ndodhet shtëpia e Bellës

Megjithatë, jo të gjithë e dinë se shumica e xhirimeve të ambientuara në Forks janë filmuar në një qytet tjetër. Po flasim për Vernonia, e cila ndodhet në Oregon (SHBA). Duke ecur përgjatë rrugëve të saj mund të njihni disa ndërtesa që janë bërë të famshme falë Twilight: një shembull është stacioni policor ku punon Charlie. Fare pak larg nga qyteza ndodhet edhe shtëpia ku ai dhe vajza e tij Bella u transferuan.

Nëpër bangat e Forks High School

Meqenëse historia ka të bëjë me dy adoleshentë, pjesa më e madhe e skenave zhvillohen në korridoret e një shkolle të mesme. Nëse tabela Forks High School ndodhet në qytetin e Forks (ajo e vërteta!), për pjesën tjetër janë edhe dy institucione të tjera të përfshira në xhirime. Pjesa e jashtme e Kalama High School në Kalama, ndërsa të brendshmit janë ato të Madison High School në Portland, Oregon.

Rezidenca e bukur e Cullen

Një tjetër ambient që na del në shumë raste është shtëpia e mrekullueshme e Edward Kullen. Rezidenca është private dhe për këtë arsye nuk mund të vizitohet, por sidoqoftë është e mundur të shijosh një peizazh vërtetë fantastik: ndodhet në Forest Park, në zemrën e gjelbër të Oregon. Këtu shtrihet një rezervat natyral me bukuri të jashtëzakonshme, midis pyjeve të dendura me pemë të harlisura.

Mes shëtitjeve dhe darkave romantike në Port Anxheles

>Shpesh protagonistët e sagës shkojnë në Port Anxhelos, një qytezë e vogël, fare afër Forks, ku jeta është më e gjallë. Restorante, qendra tregtare dhe kinema e bëjnë atmosferën shumë më tërheqëse për një grup adoleshentësh që janë në kërkim të argëtimit: një nga tërheqjet kryesore është restoranti La Bella Italia, ku takohen Bella dhe Edward. Jemi të sigurt që në këtë vend piktoresk do të thithet atmosfera e vërtetë e Twilight.

Panorama e mrekullueshme e Silver Falls Park

Një tjetër vendndodhje që shfaqet shpesh në sagën kinematigrafike janë pyjet e jashtzakonshe të Silver Falls Park, në Silverston. Pikërisht në pyll janë xhiruar shumë skena, dhe ndonëse vendxhirimi saktë i Twilight është një pronë private e pamundshme për t’u vizituar nga të gjithë, përreth mund të gjenden shumë mrekulli natyrore që të lënë me gojë hapur. Parku është në të vërtetë një xhevahir i vogël i Oregonit, mes pemësh të larta dhe ujëvash të bukura.

Në plazhin La Push, parajsën e surfistëve

Në New Moon njohemi më tej me Jacob Blake, një ujku i ri i dashuruar me Bella-n. Djali është një amerikan autokton që i përket fisit Quileute dhe vjen nga La Push, një rezervat pranë Forksit. Është një vend magjik, përkrah me një plazh që përfaqëson një tërheqje të madhe turistike: nëse për fansat e sagës Twilight ka ndonjë kuptim të veçantë, për shumë të tjerë është thjesht destinacioni i përsosur për surfing.

Perëndimi magjik i diellit në Cannon Beach

Një tjetër plazh i bukur që shfaqet në Twilight është Cannon Beach, i bërë famoz në të kaluarën për faktin se është vendi i xhirimeve të Goonies. Në këtë vend të shkëlqyeshëm, Jakob i tregon Bellës për origjinën e fisit të tij: nuk mund të ketë një vend më sugjestionues, veçanërisht kur dielli perëndon dhe ngjyrat bëhen gjithnjë e më spektakolare.

Në Itali, në kodrat e Montepulciano

E dinit se disa skena të Twilight janë xhiruar këtu, fare pranë nesh, në Itali? Në Volterra është në fakt linja e vampirëve e njohur si Volturi, që shfaqen në dy kapituj të sagës. Në realitet, xhirimet u bënë në Montepulciano, në një sërë vendesh të shkëlqyera që përfshijnë qendrën historike të zonës dhe fshatrat e saj të bukura përreth. Në veçanti, mund të admirojmë Piazza Grande dhe Palazzo del Comune.

Në plazhet braziliane të Paraty

Dhe në fund, nuk mund të mos përmendim ishullin e mrekullueshëm të Esme, ku Bella dhe Edward kalojnë muajin e mjaltit. Në realitet ky vend nuk ekziston,: skenat janë xhiruar në Rio De Janeiro, dhe një syri të kujdesshëm simbolet kryesore të qytetit brazilian nuk do të kenë shpëtuar. Por ekziston edhe një vendndodhje tjetër që është si sfond për muajin e mjaltit të mezipritur, dhe është Paraty i shkëlqyer, një qytet portual në Brazil që ka disa plazhe që është pak të thuhet fantastike.

Vendet më të vizituara në planet dhe surpriza shqiptare në klasifikimin botëror
Evropa e mbingarkuar nga turizmi masiv: 30 qytete ikonë për t’u shmangur dhe alternativat surprizë që ofrojnë bukuri, histori dhe qetësi larg stresit
Londra, Bali, Dubai: pse ishin ndër destinacionet më të njohura në botë?
Një udhëtim në Planetin e Ëndrrave: nga metropolet futuristike te natyra e paprekur, ja shtetet që po çmendin banorët e botës, sipas 200 mijë udhëtarëve
Është aeroporti më i shtrenjtë në botë, një birrë kushton aq sa një vakt luksoz
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Camilla Parker Bowles, nga e dashura e princit Charles të Anglisë, tek nëna mbretëreshë e ardhshme
Next Article “Nga uji i çezmave që konsumohet, te blerja e kolive me ujë”, ja si mashtron Erion Veliaj

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?