GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Si ka mundësi që në regjimet autoritare shumë pak njerëz vdesin nga koronavirusi?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Si ka mundësi që në regjimet autoritare shumë pak njerëz vdesin nga koronavirusi?

By
GazetaTjeter
09/06/2020
6 Min Read
Share
SHARE

E thjeshtë: I fshehin të dhënat. Kina, Rusia, Venezuela dhe disa vende të tjera kanë shumë pak vdekje të lidhja me Covid, ndryshe nga demokracitë evropiane, sepse modifikojnë të dhënat. Rasti i çuditshëm gjerman, ku vdes një i infektuar në 20…

Çështjet janë dy: ose gjatë një pandemie, liria i bën keq shëndetit; ose Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro, në përpjekjen për të fshehur realitetin e të vdekurve nga Covid në vendin e tij, ndjek vetëm një prirje të përhapur në mesin e dhjetëra qeverive autoritare, diktatoriale, populiste dhe koiberale në botë.

Është e vështirë të shpjegohet ndryshe se pse incidenca më e lartë e vdekjeve nga koronavirusi është përqendruar sot në demokracitë liberale të planetit, ndërsa vendet e qeverisura nga regjime më të mbyllura dhe opakë duken më pak të prekura. Kanë kaluar tre muaj që kur Covid-19 u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ndërkohë, ajo ka arritur në 216 vende, me më shumë se shtatë milion raste infeksioni dhe zyrtarisht me mbi 400 mijë vdekje. Alarmi ndërkombëtar është i lartë të paktën nga 20 shkurti, kur u bë e qartë në Lombardi se virusi po përhapet jashtë Kinës përmes kanaleve që nuk ishin kuptuar.

Megjithatë, kjo vëmendje nuk ishte e mjaftueshme për t’iu përgjigjur një pyetjeje esenciale: sa prej të infektuarve humbin jetën? Tani për tani, shkalla e vdekshmërisë e regjistruar në botë është 5.7%, pra duket se vdes mesatarisht një person për çdo shtatëmbëdhjetë, infeksioni i të cilëve është konstatuar. Por në Belgjikë deri më tani ka vdekur një person në çdo gjashtë, në Itali dhe Britani një në shtatë; në Venezuelë, Arabi Saudite, Katar, Eritrea, Gabon apo Kazakistan më pak se një në çdo njëqind. Një shpjegim i mundshëm, në teori, është se sistemet shëndetësore në këtë grup të dytë të vendeve funksionojnë më mirë dhe shpëtojnë më shumë njerëz të sëmurë sesa ata që mbijetojnë në Evropë ose Shtetet e Bashkuara.

Por një kërkim i shkurtër mbi vdekjet nga koronavirusi në më shumë se njëqind vende nxjerr në dritë një tjetër gjë: informacioni mbi Covid-19 i siguruar nga dhjetëra vende të qeverisura në sistemet autoritare është i pavërtetë. Qeveri pak ose aspak demokratike kanë tendencë të paraqesin një pamje substancialisht false të efekteve të epidemisë. Në grafik kemi krahasuar të dhënat e siguruara nga Universiteti Johns Hopkins mbi letalitetin nga Covid në 101 vende me vlerësimin e shkallës së tyre të lirisë. Letaliteti është përqindja e vdekjeve nga numri i përgjithshëm i atyre që janë infektuar zyrtarisht; “liria globale” vlerësohet çdo vit nga Freedom House, një qendër studimore me bazë në Uashington, dhe kuptohet si bashkësia e të drejtave politike dhe civile.

Rezultati është që të gjithë vendet më autoritare kanë një pëqindje të vdekjeve nga Covid më të ulët se mesatarja botërore; asnjë prej vendeve më pak të lira nuk deklaron një vdekshmëri të ngjashme me atë të vendeve të lira më të prekura; dhe të gjitha vendet në të cilat vdekshmëria zyrtare është më e lartë (Belgjika, Britania e Madhe, Suedia, Italia) kanë rezultate të larta në shkallën e lirisë. Pra që liria qenka e keqe(!), ose shumë vende me pak ose aspak liri i fshehin të dhënat.

Është e mundshme pra që vdekjet nga koronavirusi në botë sot të jenë shumë më tepër sesa ato të raportuara nëpër statistika. Dhe censura e të dhënave të vdekshmërisë mund të ishte vetëm maja e ajsbergut të një errësire më të gjerë në regjimet autoritare mbi përhapjen e infeksionit dhe kundërmasave që janë marrë. Implikimet për rihapjen e kufijve dhe tregtinë ndërkombëtare janë farë të afërta.

Disa raste të represioni mbi informacionin janë të dukshme në vendet e Gjirit, të kataloguara shumë të ulëta për lirinë politike: Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njohin një vdekshmëri prej vetëm 0.7%, Kuvajti prej 0.8%. Në Evropë në një nivel të ngjashëm ekziston vetëm Bjellorusia e diktatorit Alexander Lukashenko, president prej 26 vjetësh. Në Maghreb, godet ndryshimi midis Tunizisë, që tani konsiderohet nga Freedom House një sistem i lirë pas pranverës arabe të vitit 2011, dhe Marokut që konsiderohet shumë më i mbyllur. Sot Tunizia deklaron vdekshmërinë nga Covid gati dyfish krahasuar me Marokun.

Nga ana tjetër, midis vendeve më të lira janë profilizuar dy grupe të ndryshme. Në të parin gjenden Gjermania, Danimarka, Finlanda ose Zvicrën, ku nga koronavirusi duket se vdes rreth një në njëzet njerëz. Ndërsa grupi i dytë është ai i vendeve që po vuajnë zyrtarisht nga vdekshmëria më e lartë në botë: Belgjika (16.2%), Franca (15.3%), Italia (14.4%), Britania e Madhe (14.2%) , Hollanda (12.7%), Suedia (10.8%). Është herët për të kuptuar se pse vdekjet në Itali, Francë apo Belgjikë janë tre herë më të larta se ato të vlerësuara në Gjermani, me të njëjtin numër infeksionesh. Sidoqoftë, është e mundur që në tre vendet e para bashkhen dy faktorë përcaktues: ato janë demokraci, ku virusit i është lejuar të hyjë edhe në shtëpitë për njerëzit e moshuar.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Romney, Bush dhe skrupujt religjozë të Trampit
Next Article Disqet më të urryer (padrejtësisht) të gjigandëve të muzikës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?