GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sebastian ZONJA – Lufta e Ftohtë ka nisur. Berisha ra në fushëbetejë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Sebastian ZONJA – Lufta e Ftohtë ka nisur. Berisha ra në fushëbetejë

By
Sebastian ZONJA
26/05/2021
7 Min Read
Share
SHARE

“Kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat tuaja. Shqipëria gjithmonë është krah nesh. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju quajmë aleatët tanë.” – tha ambasadorja amerikane Juri Kim nga Durrësi, ku po zhvillohej stërvitja “Defender Europe 21”.

“Shqipëria është edhe një vend strategjik, ofron një bazë të rëndësishme për t’ju përgjigjur emergjencave shpejt. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike. Do të stërvitemi së bashku më shpesh, do të punojmë së bashku më gjerë. Mbetemi me ju, krah për krah, sot, nesër e gjithmonë”, – ishte mesazhi i aleatëve tanë strategjikë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton do të thoshte më herët nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë: “Kemi qenë këtu me ju 100 vjetët e shkuara, do të jemi 100 vjetët e ardhëm, dhe 100 vjet pas tyre.”

Që në krye të herës duhet saktësuar se me amerikanizëm nënkuptohet qëndrimi gjeopolitik krah Amerikës, dhe me antiamerikanizëm qëndrimi kundër. Dallimet ideologjike janë çështje tjetër, sepse për sa kohë kemi zgjedhur demokracinë amerikane si model dhe parimet sociale të BE-së, vetë këto vende kanë prodhuar edhe kritikat më të forta ndaj sistemeve të tyre. 

Rilindasit tanë kanë thënë se vetëm “drita e diturisë para do na shpjerë”. Sepse shkolla dhe universiteti janë të rëndësishme për të të ndriçuar dhe formësuar; së pari si qytetar i botës dhe më pas si atdhetar.

Ditët e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se familja Berisha është non-grata në ShBA. Sali Berisha, shkruan DASH-i, ka minuar demokracinë në Shqipëri.

Ky mesazh mori menjëherë vëmendjen e të gjitha medieve në Shqipëri. Fakti që një lajm të tillë e publikon në Twitterin e tij edhe shefi i diplomacisë amerikane tregon peshën e madhe politike të Berishës.

Pyetjet që të vijnë menjëherë në mendje janë?

– Pse pikërisht tani që kemi stërvitjen “Defender Europe 21”?

– Pse pikërisht tani që do të kemi një takim mes presidentit amerikan Biden dhe homologut rus Putin?

– A po ndërtohet një arkitekturë e re sigurie në Ballkan?

Duhet thënë se sa i përket korrupsionit, qeveria Berisha që iku në vitin 2013 u zëvëndësua nga një qeveri po aq e korruptuar.

Në arealin tonë ballkanik, Bashkimi Europian ka disa vite që shpreh shqetësimin për influencën turke, ruse dhe kineze. Ndaj, pyetja në këtë rast është: për t’i larguar këto influenca a duhet veç të largosh liderët e vjetër, apo edhe të ndryshosh skakierën e sigurisë?

Dy takime të njëpasnjëshme, brenda pak vitesh: Trump – Putin dhe Biden – Putin, a janë sinjale për një rend të ri që po vizatohet?

Ndaj, është e nevojshme që shqiptarët të kenë Institute Studimore që i shënojnë këto ngjarje të rëndësishme, dhe jo veç opionionistë stuidiosh që ndryshojnë moderatorë.

Për të ardhur te një shqetësim, kalimi i anti-amerikanizmit edhe te “të djathtët” shqiptarë dhe pasojat e tij:

Lëvizjen e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk mund ta shohim jashtë kontureve të zhvillimeve rajonale.

Rusia cariste, në fillimshekullin e kaluar, bastin e saj në Ballkan e hodhi në Serbi, duke këmbyer mbështetjen e deriatëheshme për Bullgarinë me Serbinë.

Kina, me promovimin e projektit të saj madhor të Rrugës së Mëndafshit, bastin e saj e ka hedhur sërish në Serbi, dhe këtë na e sjell më qartë samiti 16+1.

A e kanë ShBA-të te shqiptarët bastin e tyre në Ballkan?

Që në Konferencën e Versajës 1919 u vërejt se një fuqi e re kishte hyrë në lojë – ishte Amerika. Ajo ndihmoi me anë të presidentit amerikan W. Wilson që të mos copëtohej Shqipëria.

Një pjesë e rëndësishme e atdhetarëve të shekullit të kaluar e panë këtë ardhje të një fuqie të re në diplomacinë ndërkombëtare, dhe qasja e tyre patriotike përkonte me idetë amerikane për Ballkanin.

E thënë më thjeshtë: Kur shkuam krah Bashkimit Sovjetik me ardhjen e komunizmit dhe u bëmë satelit i tij, ajo që ndodhi është se humbëm Kosovën. Enver Hoxha shkoi që ta çlironte Kosovën nga shqiptarët, sepse gjeti atje administratën e Mustafa Krujës dhe la atë të Rankoviçit.

Por atdhetarët që ishin kundër copëtimit të Shqipërisë dhe vendosjes së vendit tonë si satelit sovjetik, u bënë me Amerikën, sepse e nuhasnin projektin e saj. Menjëherë sapo bie komunizmi nisin përpjekjet amerikane për të shembur Jugosllavinë. Dhe në fund të shembjes së saj, Kosova shpall pavarësinë dhe bëhet shteti i dytë shqiptar. Antikomunistët kishin të drejtë. 

Pas vitit 2008 ravijëzohet një arkitekturë e re amerikane në Ballkan, por sërish mbetet shqetësimi i influencave turke, ruse dhe kineze. Kam bindjen se në kopshtin shkëmbor të Europës juglindore, garantë dhe gardianë të sigurisë do të jenë Washingtoni dhe Berlini. Andaj, s’mund ta kuptojmë ndryshe heshtjen e gjermanëve për gjithçka bëjnë partnerët e tyre amerikanë.

Kësisoj, “Ballkan të ballkanasve”, pra, Ballkan serbofil me rusë e kinezë nga pas, por pa amerikanë dhe gjermanë, nuk do të ketë më…

Arkitektura e sigurisë dhe ajo e demokracisë janë sinonime, janë shinat mbi të cilat ecën treni i lirisë. Natyrisht që do të ketë gjithmonë përpjekje për ta devijuar trajektoren e këtyre shinave, apo për ta nxjerrë trenin e lirisë nga shinat. 

Duke parafrazuar Gjergj Fishtën – kush do të jetë tani “shigjetari me za” i status quosë ballkanike, dhe cili do të jetë “shigjetar më za” i arkitekturës së re të sigurisë?

Lufta e Ftohtë sapo ka nisur, kush dëshiron le të dal në fushëbetejë!

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Meloni dhe Baerbock, fytyrat e reja të Evropës politike
Next Article Erl KODRA – Nëse do të isha KANDIDAT
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?