GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erl KODRA – Nëse do të isha KANDIDAT
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erl KODRA – Nëse do të isha KANDIDAT

By
Erl KODRA
26/05/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Nëse do të isha njëri nga kandidatët për Kryetar i Partisë Demokratike, përpara se të shpallja kandidaturën, unë do të bëja analizën e fakteve rreth zgjedhjeve të 25 prillit. Kur të shikoja faktet dhe të sigurohesha se zgjedhjet u vodhën, u blenë dhe u manipuluan, unë do të kërkoja protesta. Madje nuk kisha pse të pres vendimin e partisë, por do t’i organizoja vet ato. Sepse, dreqi e marrtë, që të pretendosh të drejtosh një parti si Partia Demokratike, së pari duhet të njohësh veten, aftësitë e tua, idetë e tua, të kesh pak sensin e masës dhe të realitetit, dhe mbi të gjitha, të kesh guxim. Domethënë të jesh aq trim sa të marrësh rrezikun në sy, që tek presioni, shantazhi, shpifja, dhuna dhe kërcënimi. Domethënë, duhet të parashikosh edhe tundimin që do të të vijë nga Edi Rama si Cash Flow në formë koktejli. Së fundi, duhet të marrësh në sy edhe rrethanat e tua familjare, dhe të sigurohesh se ti nuk do të mund të shantazhohesh përmes anëtarëve të familjes.

Vetëm pasi ta kisha bërë këtë bilanc mundësishë, unë do të dilja në protestë me grupin tim të mbështetësve. Pa leje nga partia, por pa e sharë për asnjë sekondë partinë, dhe duke i ftuar qytetarët që të protestojnë bashkë me mua. Aty do të mbaja një fjalë të fortë, brilante, frymëzuese – kundër Edi Ramës, si e keqja më e madhe e këtij vendi pas Enver Hoxhës. Duke ia renditur të gjitha të këqijat që u ka bërë shqiptarëve. Të frymëzosh njerëzit është art i veçantë, dhe kjo nuk mund të bëhet ndryshe përveçse në sheshe, përballë njerëzve, me shpirtē dhe sakrifica. Sepse përballë ke mafian, dhe kjo nuk është një shaka.

Por këtë do ta bëja që javën e parë pas 25 prillit, megjithse edhe tani nuk është vonë. 

Me siguri shumë njerëz do të vinin pas meje, dhe me gjasë, pas ca kohësh e gjithë partia,  madje edhe vet Lulzim Basha.

Kur partia të ishte e fortë mjaftueshëm, dhe kur pozitat e Bashës brenda partisë do të ishin të dobësuara mjaftueshëm, unë do të mendoja seriozisht kandidimin. Por pa e sharë për asnjë moment Lulzim Bashën.

Ja, këtë do të bëja. Por unë jam tjetërsoj, nuk jam KANDIDAT.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Sebastian ZONJA – Lufta e Ftohtë ka nisur. Berisha ra në fushëbetejë
Next Article Në ç’fazë janë reformat policore në Shtetet e Bashkuara

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?