GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: San Francisko, qyteti më tolerant në botë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

San Francisko, qyteti më tolerant në botë

By
GazetaTjeter
06/08/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Ai fton qytetarët e tij të jenë vetëvetja, ai nuk paragjykon kurrë. Ai është San Francisko

I bukur, i larmishëm dhe i gjallë: reputacioni i tij e paraprin, ai është San Francisko, qyteti më tolerant në botë. Dhe të tjerët si ai nuk ekzistojnë.

Të shëtisësh nëpër rrugët e qytetit është gjithmonë një përvojë, e re dhe e paparë, sepse këtu sytë e njerëzve rrallë prehen tek ata të turistëve, apo të të huajve për t’i gjykuar ata. Sepse këtu absurdi dhe eksentrikja janë të pranuehëm, shihen me sy të mirë dhe duhen.

Qendra kulturore e Kalifornisë, San Francisko, ka qenë gjithmonë e njohur në mbarë botën si multikulturore dhe jokonformiste. Këtë e demonstrojnë shtëpitë e stilit viktorian, të ngjyrosur prej banorëve të tyre në hije pastel e më tej ylberët e shpërndarë në të gjithë qytetin, të pikturuar në vendkalimet e këmbësorëve.

Pastaj, çdo vit, në maj, në San Francisko organizohet Bay to Breakers, një paradë ku njerëzit sfilojnë të veshur si njëbrirësh ose bekon i fërguar, për të festuar jetën, personalitetin e individëve pa kufi ose asnjë paragjykim. Një ngjarje që e shpjegon vetë hapjen mendore dhe karakterin e këtyre njerëzve që jo vetëm që jetojnë në qytet, por i përkasin atij, historisë dhe entitetit të tij unik.

Por San Francisko është edhe një qytet jashtëzakonisht dinamik dhe nuk është i përjashtuar nga ndryshimi. Me ardhjen e punëtorëve dhe sipërmarrësve në Silicon Valleyn fqinjë, gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit. Për shkak të ardhjes së madhe në qytet qiratë e shtëpive janë rritur, si rezultat artistët, shkrimtarët dhe banorët e përjetshëm të qytetit detyrohen të lëvizin diku tjetër ndërsa qyteti gjithnjë e më shumë kthehet në elitë.

Por një ndryshim që nuk do të mund të modifikojë plotësisht sjelljen progresiste dhe të hapur të San Franciskos, sepse kjo është mbërthyer në historinë e tij. Këtu erdhën të gjithë në kërkim të fatit kur në 1848 James Wilson Marshall zbuloi arin përgjatë asaj që tani është Highway 49 dhe ky ishte ende qyteti pa ligje, ku sallat e lojërave dhe bordellot ishin të shfrenuara. Një natyrë e ashpër dhe rebele që është zbutur me kalimin e shekujve, por që ka lënë një trashëgimi shumë të rëndësishme, atë të lirisë.

Nga bohemët që depërtuan në klubet e xhazit të qytetit dhe kafenetë në vitet 1950 deri në kundërkulturën e Height-Ashbury të viteve 1960 që ka kontribuat në lindjen e lëvizjes hipi, ky është San Francisko, me ndjenjën e tij të fortë të mentalitet liberal dhe mendimin progresist të pranishëm nëpër shtëpi, nëpër rrugë, në çdo cep të qytetit.

Këto cilësi të tolerancës dhe pranimit, së bashku me prirjen për të inkurajuar qytetarët të ecin në rrugët e tyre, janë dhe do të mbeten gjithmonë karakteristikat më të jashtëzakonshme të San Franciskos, pavarësisht ndryshimeve shoqërore, politike dhe demografike të qytetit.

Vendet më të vizituara në planet dhe surpriza shqiptare në klasifikimin botëror
Evropa e mbingarkuar nga turizmi masiv: 30 qytete ikonë për t’u shmangur dhe alternativat surprizë që ofrojnë bukuri, histori dhe qetësi larg stresit
Londra, Bali, Dubai: pse ishin ndër destinacionet më të njohura në botë?
Një udhëtim në Planetin e Ëndrrave: nga metropolet futuristike te natyra e paprekur, ja shtetet që po çmendin banorët e botës, sipas 200 mijë udhëtarëve
Është aeroporti më i shtrenjtë në botë, një birrë kushton aq sa një vakt luksoz
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article 90 ditët më të gjata (dhe të shkurtra) të Trump
Next Article Punëtori pushohet nga puna, të nesërmen fiton 1 milionë në llotari

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?