GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sa herë dështojnë planet e Vuçiçit, alarmohet Rama
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Sa herë dështojnë planet e Vuçiçit, alarmohet Rama

By
GazetaTjeter
08/06/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama vetëofrohet gjithmonë si shkatërrues i proceseve në Kosovë.

Sa herë Kosova gjendet në vështirësi, kryeministri i Shqipërisë, pa ia kërkuar kush, pa u konsultuar fare me Albin Kurtin, ndërhyn për të propozuar “zgjidhje” të krizave.

Të ishte vetëm kaq, ku ta gjeje.

Por, si është e mundur që “rastis” gjithmonë që zgjidhja që propozon Edi Rama rezonon me interesat e Serbisë dhe jo me Kosovën??

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Sot ai ka deklaruar se i ka propozuar zgjidhje presidentit Macron dhe kancelari Scholz për asociacionin, duke e konsideruar atë si nyjen gordiane mes Kosovës e Serbisë.

Para disa ditësh kur forcat serbe u pozicionuan në kufi me Kosovën, Edi Rama nga Bratislava relativizonte këtë kërcënim sikur të mos ekzistonte.

Sot po i njëjti person deklaron para mediave se situata në Kosovë është alarmante dhe vetë ai nuk mund të qëndronte duke parë Kosovën teksa tkurrej në sytë e atyre që e krijuan atë si shtet. I dhimbset kosova? Jo. I dhimbset dikush tjetër.

“I pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po merren dot vesh se kush duhet ta shkruaj këtë tekst e jo më të merren vesh se çfarë duhet të ketë teksti. Ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që është një dokument i nivelit ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit dhe merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës. Uroj dhe shpresoj që ky material të vlejë për të çuar Kosovën në një nivel tjetër dhe për  t’i bërë palët që të flasin për gjëra konkrete dhe që lidhen me përfundimin e procesit të dialogut dhe gjëra që të flasin me vete dhe për vete. Situata në Kosovë po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator, duke parë Kosovën se si po tkurrret në sytë e atyre që e krijuan në sytë e atyre që e krijuan si shtet”- ka thënë ai në konferencën për shtyp.

Çfarë ndryshoi brenda një jave që Rama të alarmohet?

Asgjë s’ka ndryshuar përveç qëndresës se Albin Kurtit, i cili po i reziton presionit dhe po sqaron të gjithë ndërkombëtarët e involvuar në këtë çështje.

Kjo rezistencë e Kurtit duket se po jep efektin që Aleksandër Vuçiç nuk e priste. I cili është nxitësi i konfliktit dhe pozicionohet gjithmonë në rolin e viktimës.

Këtu duhet kërkuar edhe shkaku u alarmimit të Ramës për situatën në Kosovë dhe ndërhyrjen e tij absurde.

Rama alarmohet dhe sulmon Kosovën e Kurtin sa herë që Aleksandër Vuçiçit nuk i shkojnë planet në vend.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Lirimi i Saimir Tahirit, pika që derdhi gotën e frustrimit të Juri Kim
Next Article Ramës i bie në prehër “akullorja”, ja pastron SPAK-u
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?