GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sa fiton Papa? Paga (e refuzuar e Papa Françeskut). Po kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë, sa e kanë pagën? Të gjitha pagat mujore të Kishës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kuriozitete

Sa fiton Papa? Paga (e refuzuar e Papa Françeskut). Po kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë, sa e kanë pagën? Të gjitha pagat mujore të Kishës

By
Dardan MITROVICA
23/04/2025
5 Min Read
Share
SHARE

E dimë mirë që as bota kishtare nuk është e lirë nga strukturat hierarkike dhe kompensimet ekonomike. Arritur në këtë pikë, për një pjesë të mirë të besimtarëve dhe jo vetëm, kërshëria është e madhe: sa janë të ardhurat mujore të Papës, sa është paga e tij, po ajo e kardinalëve, peshkopëve, priftërinjve, murgeshave dhe fretërve? Pavarësisht imazhit të masave shtrënguese, edhe në botën kishtare ekziston një hierarki e rregullt pagash, e përcaktuar me kritere të sakta dhe e ndikuara nga roli, vjetërsia dhe përgjegjësia që gjithësekush ka. Le t’i zbulojmë së bashku, rast pas rasti, se sa janë.

Si funksionojnë pagat e Kishës?

Pagat në Kishën Katolike ndjekin një logjikë hierarkike dhe meritokratike: janë vjetërsia, roli dhe detyrat ato që përcaktojnë edhe masën e kompensimit. Vatikani ka zhvilluar një sistem që llogarit pagën sipas një vlerësimi të bazuar në eksperiencën e përftuar. Kësaj i shtohen edhe të ardhurat e mundshme nga detyra të tjera të jashtme apo donacione, si në rastin e drejtuesve fetarëve të punësuar në shkolla apo spitale.

Sa fiton Papa? Paga (e refuzuar nga Papa Françesku)

Në parim, një Papë ka të drejtën e një page që nuk mund t’i kalojë 2500 euro në muaj. Të paktën kaq ka përftuar Papa Benedikti XVI – edhe pas dorëheqjes e deri në vdekje.

Megjithatë, nuk kemi asnjë informacion të sigurt se sa ka pas përftuar paraardhësi i tij Papa Gjon Pali II, ndërsa një detyrë edhe më e vështirë është të përpiqesh të rikthehesh edhe më pas në kohë.

Përveç pagës, një Papë ka gjithashtu edhe mundësinë për të shfrytëzuar lirisht nga Peter’s Pence, një fond që mbledh donacionet për qëllim sponsorizimin e projekteve bamirëse të planifikuara nga Kisha dhe të deklaruara në faqen zyrtare të internetit.

Sipas të dhënave të raportuara nga Avvenire, më 2022 të ardhurat e Peter’s Pence arritën në 107 milionë euro, ndërsa harxhimet në 95.5 milionë.

Që në momentin e shpalljes së tij, i ndjeri Papa Françesku vendosi të hiqte dorë nga paga, duke mos i marrë 2500 eurot që ka pas përftuar Papa Benediktit XVI.

Faktikisht, Papa Françesku vendosi t’i përkushtohej sa më shumë që të ishte e mundur varfërisë, me zgjedhjen për të refuzuar pagën, e cila ishte në përputhje me parimin e mishëruar nga emri që vetë zgjodhi në fillim të pontifikatit të tij, duke vendosur edhe që të varroset në një varr thelbësisht të përulur.

Siç thamë, për mbajtjen e tij Papa Françesku mund të mbështetej në Peter’s Pence, edhe pse Ati i Shenjtë përgjatë gjithë papatit të tij u përpoq t’i vinte fre shpenzimeve të Kishës.

Sa fitojnë kardinalët?

Kardinalët mund të përftojnë një pagë mujore midis 4,000 dhe 5,000 eurove, sidomos kur mbajnë poste të rëndësishme, si shefa departamentesh. Sidoqoftë, Papa Françesku vendosi një reduktim prej 10% mbi pagat më të larta për të përballuar ngadalësimin ekonomik vatikanas.

Sa fitojnë peshkopët?

Për peshkopët, paga është rreth 3000 euro në muaj, që përfaqëson tavanin maksimal të vendosur. Nëse një peshkop merr të ardhura të tjera, Selia e Shenjtë plotëson vetëm pjesën që mungon. Kryepeshkopët dhe zyrtarët e tjerë në poste të larta mund të përfitojnë shifra edhe më të larta.

Sa përftojnë priftërinjtë?

Priftëria është një vokacion, por edhe një profesion. Priftërinjtë, veçanërisht famullitarët, përftojnë nga 1000 deri në 1200 euro në muaj. Paga ndikohet nga përgjegjësitë dhe koha e shërbimit.

Sa fitojnë murgeshat dhe fretërit?

Fretërit dhe murgeshat nuk përftojnë rrogë fikse, me përjashtim të rasteve kur kryejnë detyra specifike. Disa murgesha, për shembull, paguhen sipas kontratave të punës së Shteteve ku shërbejnë, nëse punojnë si mësuese ose infermiere. Ndërsa fretërit, jetojnë në komunitete ku ushqimi i tyre mbulohet nga donacionet. Për ata zbatohen betimet e varfërisë, dëlirësisë dhe bindjes, me një organizim të ngjashëm me atë të familjes.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Iluminati si National Secutity dhe ”Bomba gay”, te Dalai Lama që punonte për CIA: teoritë konspirative që kanë rezultuar të vërteta
Cilët janë liderët politikë më të pasur në planet?
Presidentët e SHBA me IQ më të lartë: befason Trump
Deklarohet i vdekur, rizgjohet gjatë operacionit për heqjen e organeve
Robin Hood, Hercules, William Tell… Por, a kanë ekzistuar vërtet?
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Romir SARAÇI – Ramën e tradhëton sondazhi i tij!
Next Article Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?