GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Romir SARAÇI – Ramën e tradhëton sondazhi i tij!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Romir SARAÇI – Ramën e tradhëton sondazhi i tij!

By
Romir SARAÇI
23/04/2025
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Që prej nisjes së fushatës, të gjitha mediat pranë së majtës kanë nisur një fushatë sondazhesh, të cilat më pas përdoren për retorikë fushate nga kryeministri Edi Rama. Por edhe vetë kryeministri duket se nuk u beson këtyre sondazheve, përballë sondazhit të tij personal, të cilin e fshin dhe e fsheh.

Pakënaqësinë dhe refuzimin ndaj tij, Edi Rama e konstaton çdo ditë në rrjetet e tij sociale. Më i fundit, postimi “NDJESË”, për ofendimin e fëmijëve autikë!

Nga një monitorim i këtij postimi të kryeministrit, në orën e parë kishte në total 504 komente! Në kohë reale, propaganda kujdesej të fshinte çdo koment negativ. Dhe nga 504 komente, brenda një ore u fshinë 180 komente, që ishin shpërthim ndaj gjuhës fyese të kryeministrit. Nga 324 komente të mbetura, 98 prej tyre vijonin të ishin kritike, e fshirja vazhdonte nga “Pallati i Kongreseve”, por me sa duket nuk arrinin të përballonin volumin e lartë të komenteve negative.

Dhjetëra komente të tjera si “Bravo”, “Respekte”, “Je njish” etj., ashiqare dukeshin se vinin nga e njëjta zyrë, nga profile false në dispozicion. Por edhe nëse llogarisim edhe këto “vajzat e zhveshura” të profileve false, rezulton se në 1 orë, nga 504 komente, vetëm 226 ishin në mbështetje të Ramës dhe 278 kundër tij.

Duke parë nivelin e lartë të shpërndarjes – 103 “share” në një orë – kjo tregon angazhimin për përhapjen e mesazhit të kryeministrit, si dhe të strukturave të PS për të suportuar me komente dhe like “SHEFIN”. Nga kjo kuptohet se jo vetëm qytetarët, por edhe ata që “me detyrim” duhet të reagojnë në postimet e tij, kanë nisur ta bojkotojnë.

Sot ky postim numëron mbi 1.600 komente. Gjysma e tyre janë fshirë. “Për imazh”, vijojnë të jenë me qindra komente kritike dhe me përçmim ndaj figurës së Edi Ramës – të cilat, sipas historikut, fshihen disa orë më vonë.

Pra, para se të lexoni sondazhet e përgatitura në skuta, hidhini një sy profilit publik të Edi Ramës. Ai është sondazhi më i saktë për atë që mendojnë shqiptarët.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Rama fushatë në aleancë me TV e mëdha
Next Article Sa fiton Papa? Paga (e refuzuar e Papa Françeskut). Po kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë, sa e kanë pagën? Të gjitha pagat mujore të Kishës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?