GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Sa do t’i kushtojë Marinës amerikane humbja e USS Bonhomme Richard
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Sa do t’i kushtojë Marinës amerikane humbja e USS Bonhomme Richard

By
GazetaTjeter
18/07/2020
7 Min Read
Share
SHARE

Të dielën 12 korrikut, pak para mesditës sipas kohës së bregut lindor në Shtetet e Bashkuara, një zjarr shpërtheu në bordin e anijes sulmuese amfibe Uss Bonhomme Richard (Lhd-6), teksa po ankorohej në portin e San Diegos.

Njësia, e klasit Wasp ishte në port për shërbimet normale të mirëmbajtjes dhe modernizimit të planifikuar prej kohësh (dy vjet pas shërbimeve më të fundit) kur papritmas, për shkak të një shpërthimi të regjistruar në orën 11:30, shpërtheu një zjarr zjarr që dora dorës u bë i pakontrollueshëm.

Në atë kohë në bord, për fat të mirë dhe për shkak të natyrës së punës, nuk ishte i pranishëm i gjithë ekuipazhi, që përbëhet prej rreth 1000 marinarëve, por vetëm 160 burra, gjë që bëri të mundur që edhe numri i të plagosurve të ishte i vogël e mbi të gjitha të shmangeshin humbjet njerëzore.

Deri më tani, në fakt rezultojnë 63 persona (40 marinarë dhe 23 civilë) të cilëve iu është dashur të drejtohen për trajtim spitalor prej lëndimeve, për fat të mirë jo të rënda.

Por ndryshe është me njësinë detare, kushtet e të cilës janë serioze. Prej pamjeve që janë shpërndarë nga stafi i përfshirë në shuarjen e flakëve, shihet se nxehtësia e flakëve ka shkaktuar dëmtime të mëdha në superstrukturat e ishullit duke shkatërruar shkaktuar shtyllat që mbajnë antenat e radarëve dhe të komunikimit, ndërsa hangarët e brendshëm janë shkatërruar plotësisht. Edhe pontet e fluturimi gjithashtu duken gjithashtu të dëmtuara nga flakët.

Zjarri në anije u shua disa orë më parë sipas autoriteteve të US Navy: kundëradmirali Philip Sobeck, komandanti i Expeditionary Strike Group 3, raportoi në një konferencë për shtyp se flakët pas katër ditësh në luftë të pandërprerë me personelin zjarrfikës, janë fikur dhe se sallat e motorëve janë të padëmtuara dhe nuk ka dëme në serbatorët e karburantit.

Tonelatat e ujit që u hodhën prej zjarrfikësve, mjeteve detare dhe helikopterve – Helicopter Sea Combat Squadron (Hsc) 3, kreu më shumë se 1500 lançime për të ftohur superstrukturën dhe kuvertën e fluturimit – kanë shkaktuar uljen e anijes në lidhje me boshtin, por pa pasoja përsa i përket stabilitetin të saj.

Nuk dihet ende shkaku që bëri të ndizet zjarri shkatërrues: US Navy njofton se ka të ngjarë të ketë origjinën ndonjë shkëndijë prej furnizimeve për zyra dhe objekte të tjera që gjendeshin në hangarin poshtë kuvertës së fluturimit, ku mbahen mjetet dhe aeromobilët.

Kundëradmirali Sobeck është optimist për fatin e anijes, për të cilën ai beson se është e rikuperueshme, por, në është humbur përfundimisht ose jo, qenia e saj jashtë shërbimi është një problem shumë serioz për Marinën e SHBA.

Sip e thamë, Bonhomme Richard ishte, në përfundim të punimeve të gjata të modernizimit fryt i një kontrate me vlerë 218 milion dollarë me General Dynamics National Steel and Shipbuilding stipulato, të firmosur në 2018-ën. General Dynamics duhet t’i kishte kthyer standardet e anijes në ato të njësive më moderne për të operuar me F-35B, versionin Stovl (Short Take Off Vertical Landing) të avionit gjuajtës të gjeneratës së pestë të Lockheed Martin.

Plani i US Navy, në fakt, është që të ketë vazhdimisht në sektorin Indo-Paqësor asete detare të afta për të operuar me F-35.

Siç është raportuar nga Defense News, modeli i vendosjes së forcave të Marinës amerikane bazohet në praninë e përhershme të avancuar në sektorë jetik, siç janë Indo-Paqësori dhe Lindja e Mesme. Për këtë qëllim, US Navy-t i nevojiten anije të mjaftueshme që do të thotë një anije në shërbim për të mbështetur vendosjen e përparuar, një rezervë me një shkallë të lartë gatishmërie në rast emergjence, një në mirëmbajtje dhe një në fazën përgatitore paraprake.

Me fjalë të tjera, në mënyrë ideale, Marinës së SHBA do t’i duheshin të paktën katër anije për të patur një shërbim të përhershëm. Por, me një punë më të gjatë për përmirësim dhe modernizim, si ato për të qenë në gjendje që të mbajë avionët gjuajtës F-35B, mund të jenë të nevojshme pesë anije.

Aktualisht rezulton se vetëm gjysma e 10 anijeve sulmuese amfibe të përdorura nga US Navy janë në gjendje të operojnë me F-35B, gjithashtu Marinsat po përpiqen të zvogëlojnë bazat e tyre tokësore, duke u përqëndruar tërësisht në kapacitetin e anijeve sulmuese të këtij lloji. Kështu që humbja e Bonhomme Richard padyshim që do të ndikojë negativisht në aftësinë e Marinës së SHBA për të vendosur F-35 në një platformë lançuese, pavarësisht mundësisë së operimit nga bazat tokësore, prandaj duhet të drejtohen për mbështetje tek vendet aleatë ose miq.

Njësia pra, pavarësisht se ishte e datuar, prapëseprapë kishte një jetëgjatësi operative prej 8/10 vjetësh të tjerë, dhe në pritje që njësia e re class America (Tripoli Lha-7) të bëhet plotësisht operative, do të mbesë një “vrimë” edhe për dy vite të tjera, të vështira. Natyrisht, për të kapërcyer këtë problem, US Navy mund t’i përdorë anijet e mbetura sulmuese amfibe në kohë më të gjata, por do të ndikojë në efikasitetin e njerëzve dhe mjeteve siç ndodh edhe për bombarduesit dhe mjetet e USAF, ose mund të rikuperohet nga rezervon një Lha e klassit Tarawa, por që do të kërkonte domosdoshmërisht punë të mëtejshme modernizuese.

Mund të duket si çështje e vogël për një superfuqi si Shtetet e Bashkuara, por në një periudhë recesioni ekonomik dhe veçanërisht me frontin e Indo-Paqësor gijthnjë e më të nxehtë për shkak të aktivitetit ushtarak kinez, humbja e Bonhomme Richard është një dhimbje e vërtetë koke për Pentagonin.

Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Administrata Tramp, luftë ndaj Faucit
Next Article Makina më inovative në botë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?