GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Rindërtimi i PS në opozitë, sfida kryesore e socialistëve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Rindërtimi i PS në opozitë, sfida kryesore e socialistëve

By
Red VARAKU
12/03/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

PS është rikthyer sot në pikën ku ishte Partia e Punës në vitin 1991, pas diktaturës, ku i duhej doemos të rithemelohej dhe të vendoste në krye të saj një figurë që nuk perfaqëson bllokun.

Kjo për shkak të bilancit të saj të zi qeverisës, që i riktheu shqiptarëve jo vetëm mjerimin, por dhe hijet e regjimit të shkuar në të gjitha kuptimet.

Ajo riktheu frymën e partisë shtet që kontrollon gjithçka dhe njëkohësisht ringjalli bijtë e atyre që nuk dhanë asnjë ditë llogari për genocidin e ushtruar mbi popullin shqiptar për 45 vjet me rradhë.

Gjithashtu, bashkëpunimi i saj me krimin e organizuar ka sjellë dhe degradimin e qelizës bazë të kësaj partie, sepse ka rrënuar përfundimisht procesin politik brenda saj.

Përdhunimi që Edi Rama i ka bërë kësaj partie ka prodhuar perversë dhe dështakë më emblematiku i të cilëve është Erjon Veliaj.

Në këtë kuptim kjo parti ka degraduar sërish në pikën që është kthyer në një sekt individësh interesi parësor i të cilëve nuk është kurrsesi interesi i qytetarëve, por është humori i kryetarit.

Prej saj janë zbuar të gjitha figurat politike dinjitoze dhe ajo është mbushur me mercenarët e Edi Ramës dhe kasnecët e oligarkëve dhe krimit të organizua,  të cilët në fakt do të jenë dhe varri i kësaj partie.

Mjafton të përfytyrosh pak se me kë janë zëvendësuar Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj , Ditmir Bushati etj për të kuptuar kancerin metastazat e të cilit mund t’i marrin jetën kësaj partie.

Ndaj, kalimi i saj në opozitë përveç se i bën mirë shqiptarëve, i bën mirë vetë socialistëve, sepse i jep mundësinë atyre ta rithemelojnë atë ashtu siç bënë në 1990.

Pra, mbi të gjitha në mënyrë që të nisë rindërtimin pas katastrofës me emrin rilindje, PS- ja ka nevojë jetike të kalojë në opozitë. Ashtu si në 1990 ajo ka nevojë jo vetëm për një emër të ri, por për një kryetar të ri, një lider të lirë, që nuk është kurrsesi peng tek Edi Rama, dhe që nuk mund të jetë peng i drejtësisë dhe korrupsionit nesër.

Ata duhet doemos të gjejnë një figurë e cila nuk përfaqēson kurrsesi këtë sekt, sepse nëse PS tenton të mbajë në lojë rilindjen, garant që Shqipëria do të jetë për një kohë të gjatë pa opozitë, deri në formimin e një force të re.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Andi BUSHATI – Edhe grushti im bashkë me atë të të “çmendurit” Meta
Next Article Ardit GJINALI – “Vota për ndryshim  shëron Shqipërinë dhe ndëshkon padrejtësinë keqqeverisëse”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?