GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Pse qëndrimi antiperëndimor i kryeministrit është një vetëvrasje politike për të ?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Pse qëndrimi antiperëndimor i kryeministrit është një vetëvrasje politike për të ?

By
Red VARAKU
07/02/2021
2 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Ka një shqetësim në rritje nga deklaratat e kryeministrit, në të cilat ai sulmon Perëndimin dhe paralajmëron se nën udhëheqjen e tij Shqipëria do të shikojë alternativa të tjera, duke u bërë kështu i pari kryeministër pas tridhjetë vjetëve pluralizëm që vë në dyshim dhe diskuton orientimin e Shqipërisë.

Në fakt, e vërteta është që deri këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar, aq më tepër kur këto deklarata vijnë nga një lider i një partie, e cila e ka natyrale lidhjen e saj me lindjen ashtu siç e ka natyrale urrejtjen për Perëndimin, pavarësisht se ka idiotë që kanë akoma iluzione për këtë.

Problemi fillon kur ky qëndrim i tij fillon e konsiderohet si kërcënim për Perëndimin.

Të mendosh se një kufomë e mbaruar politike ka fuqi të kërcënojë Perëndimin është minimalisht mendjelehtësi. Maksimumi një dordolec si ky mund të trembë vetëm sorrat dhe kukuvajkat.

Në fakt, kjo deklaratë e pashpresë është qartazi një dorëzim dhe kapitullim i hapur përballë presionit dhe vendosmërisë, që Perëndimi po i bën në mënyrë që ky të largohet me procedurë.

Përmes kësaj deklarate, ai jo vetëm thjesht pranon që Europa e ka izoluar dhe ia ka mbyllur dyert përfundimisht, por njëkohësisht bën një gabim fatal, sepse shpall orientimin e ri të Shqipërisë drejt Lindjes dhe kundër Perëndimit.

Kjo është një vetëvrasje e sigurtë politike, sidomos tani para zgjedhjeve, sepse dihet që Shqipëria nuk hyn në hartën e vendeve ku ka dilema në lidhje me orientimin perëndimor të popullit shqiptar, sepse 97% e shqiptarëve janë pro orientimit perëndimor të Shqipërisë dhe vendosmërisht kundër çdo orientimi tjetër.

Dhe kërcënimi me vetëvrasje i këtij pengmarrësi skizofrenik të popullit të tij, jo vetëm që nuk është më kërcënim, por në mungesë të një rrugëdalje tjetër, është qartazi frikë nga ndëshkimi dhe një klithmë e mjeruar për falje dhe mëshirë.

You Might Also Like

Nga Ramadan GJANAJ – Presidenca e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK
Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Denion NDRENIKA – Fatkeqësia dhe qyqaria e ministrave Xhaçka dhe Osmani dhe isoja e Bashës
Next Article Erl KODRA – Edi Rama dhe Oswald Cobblepot

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Autori Ramadan GJANAJ flet per Presidencen e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK
Opinione

Nga Ramadan GJANAJ – Presidenca e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK

11/08/2026
11 Min Read
Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?