GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Pse ky kryeministër po tenton sërish vjedhje të lira dhe jo zgjedhje të lira?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Pse ky kryeministër po tenton sërish vjedhje të lira dhe jo zgjedhje të lira?

By
Red VARAKU
22/02/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Me ç’po duket i vetmi opsion i kryeministrit për një mandat të tretë po materializohet vetëm tek  një megaprojekt për të vjedhur sërish zgjedhjet.

Prova më e qartë për këtë është shkelja brutale e kushtetutës, mosndëshkimi i dosjeve 339 dhe 184 si dhe angazhimi sërish i grupeve kriminale për të bërë presion dhe shantazhuar qytetarët.

Ndërkohë, sulmet fizike mbi qëndrestarët dhe goditja e zyrave elektorale të Opozitës ditët e fundit paralajmërojnë një proces që mund të degradojë në konflikt civil midis qytetarëve dhe bandës në pushtet.

Sigurisht, projekti për vjedhjen e zgjedhjeve është një opsion i një njeriu të dëshpëruar dhe paranojak, i cili e ka kuptuar që e ka trashur zullumin.

Ky projekt nuk dëshmon vetëm vetëdijen që ka ky njeri për disfatën elektorale qe e pret në 25 prill, por njëkohësisht dëshmon që ky kryeministër është aq i pashpresë, sa me sa duket ka vendosur që të përdorë bllokimin e rrotacionit si mënyrë për të negociuar fundin e tij, duke dhënë kështu një mesazh shumë dekurajues për mbështetësit e tij.

Se sa do t’ia arrijë kësaj, kur dihet që këto zgjedhje janë kryekusht i BE për hapjen e negociatave dhe zhbllokimin e integrimit dhe pritet të zhvillohen nën monitorimin e rreptë të miqve të Shqipërisë, kjo pritet të shihet deri ditën e zgjedhjeve.

Por, ajo që është e qartë është që për shkak të papërgjegjshmërisë së tij, tani nuk ka përballë vetëm Opozitën e Bashkuar, por ka përballë të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët nuk mund ta pranojnë kurrsesi modelin Aziatik të qeverisjes, pa gjykata, pa parlament, pa votë të lirë.

Një komb, popullsia e të cilit është 97 % pro-perëndimor, nuk do ta lejojë dhe as nuk do ta tolerojë që ai të arrijë ta largojë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa duke vjedhur apo manipuluar zgjedhjet e prillit.

Eshtë pikërisht ky reagim demokratik përmes një vote masive pro-perëndimore në 25 prill, që në fakt pritet të përcaktojë edhe përmasën e ndërhyrjes ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës shqiptare.

Përmasë që garanton ndëshkim të bandës që ka kapur shtetin shqiptar dhe paralajmëron që për herë të parë do të kemi një rrotacion të mirëfilltë pa pazare në kurriz të interesit të qytetarëve.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Alfons ZENELI – Personalitetet e sulltan vaksinës
Next Article Erl KODRA – Vaksinat anti-personalitet

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?