GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Red VARAKU – Përse Edi Rama ka ulur pantallonat përpara grupeve kriminale?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Red VARAKU – Përse Edi Rama ka ulur pantallonat përpara grupeve kriminale?

By
Red VARAKU
05/03/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Ajo që të bie menjëherë në sy në fushatën e PS është asgjësimi i procesit politik i kësaj partie përmes riaktivizimit të bandave kriminale, të cilët po e kthejnë edhe këtë fushatë në fushatë dhune dhe presioni mbi qytetarët dhe jo në një fushatë ofertash dhe programesh politike.

Ato po operojnë tipikisht si grupe të strukturuara kriminale, preokupimi i vetëm te cilave është marrja e pushtetit, pavaresisht mjeteve dhe mekanizmave që duhen përdorur.

Për pasojë kudo ka nisur një represion mbi administratën ku punonjësit kërcënohen me vendin e punës nëse nuk mbledhin 20 karta identiteti, ndërsa ne zonat e goditura nga tërmeti ka nisur një falsifikim i formularëve të verifikimit dhe të rivleresimit lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, duke e përdorur këtë fatkeqësi per gjueti shtrigash dhe presion mbi kundershtaret politike.

Gjithashtu, permes akteve te paligjshme po zhvendosen qytetarë nga qendrat e tyre të votimit dhe po punësohen në administratë individë që janë persona me rekorde kriminale, apo familjarë të tyre me qëllimin e vetëm përdorimin e influencës së tyre në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërkohë plaçkitja që këto grupe po i bëjnë pasurisë publike vazhdon dhe pafuqia e Ramës për t’i ndalur shikohet si mbështetje për ta, ndaj kanë ngritur kokën dhe janë trimëruar . Në fakt trimërimi i tyre më shumë se ‘trimërinë’ e tyre po dëshmon degradimin e PS dhe kryetarit të PS.

Po çfarë po e detyron Ramën të rikthehet në shtrat me krimin kur e ka të qartë që kjo ia shton edhe më shumë refuzimin dhe neverinë qytetarëve për këtë qeveri? Si është e mundur që krimi i ka ulur pantallonat Edi Ramës?

Arsyeja e vetme është fakti se kjo është e vetmja alternativë që i ka mbetur për të fituar pas izolimit nderkombëtar ,i cili ka bllokuar procesin e integrimit si presion mbi këtë kryeministër, pas superkoalicionit opozitar që garanton rrotacionin dhe pas braktisjes masive të qytetarëve shqiptarë .

Frika nga ndëshkimi dhe makthi nga humbja e pushtetit e ka alarmuar seriozisht këtë njeri dhe po e shtyn drejt akteve të dëshpëruara, pikërisht, sepse e ka të qartë që aleanca me krimin është shansi i tij i fundit.

Pra, është pikërisht nevoja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim, që e ka detyruar Edi Ramën të vetëposhtërohet si një kurtizane plakë para krimit me frikën se edhe këta nuk do ta braktisin ashtu siç po e braktisin të gjithë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ardit GJINALI – Një Fillim i Ri për qytetarin në një Shqipëri që fiton
Next Article Erion DASHO – Borati përzgjedh deputetët!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?