GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: “Po të kishte korrupsion, s’do kishim rritje”! Gjetja e madhe e Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

“Po të kishte korrupsion, s’do kishim rritje”! Gjetja e madhe e Ramës

By
GazetaTjeter
08/04/2026
6 Min Read
Share
SHARE

Që kur ka plasur skadali Balluku dhe kanë dalë sheshit faktet e një qeverisjeje kryekëput të korruptuar, kryeministri Rama ka nisur një kryqëzatë të dëshpëruar për të luftuar me këtë perceptim, që po zgjerohet me këmbënguljen e një njolle vaji. Ai njëherë reket të thotë se në akuzat për ish zv kryeministren e tij nuk bëhet fjalë për vjedhje, por për shkelje të barazisë në tendera, një herë tjetër i vërsulet SPAK-ut duke e akuzuar se fiksimi për të gjurmuar abuzuesit po e bën kurën anti korrupsion “më të rreziksme se sa vetë sëmundja”.

Por kulmi arriti gjatë një takimi me struktuarat e PS, kur Rama tha se “e refuzonte me neveri” akuzën se drejton një parti dhe një qeveri të korruptuar, e ku, për tu mbrojtur, hodhi tezën e shumë diskutuar se ”nuk mund të kemi edhe korrupsion edhe rritje ekonomike në të njëjtën kohë?”

“Është rritur korrupsioni’. Kjo është një gënjeshtër shumë e madhe, sepse po të ishte rritur korrupsioni nuk do të rritej ekonomia, pensionet, numri i përfituesve nga garat publike etj. Unë e refuzoj me neveri narrativën  atye që nuk dinë të thonë gjë tjetër veç: ‘Vjedhje, vjedhje, vjedhje! Korrupsion, korrupsion, korrupsion!’. Por po të ishin të vërteta këto, nuk do të ndodhnin ndryshimet që ne kemi bërë”, tha Rama në asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 12 në Tiranë.

Në fakt, po të lundrosh në Google apo të kërkosh në Chat GBT ky version i thjeshtëzuar i kryeministrit mund të rrezultojë i vërtetë. Një përgjigje të shpejtë që merr do të qe se korrupsioni e pengon zhvillimin ekonomik. Pra nëse Shqipëria rilindase po zvillohet, dmth se nuk ka aq shumë korrupsion sa mendohet.

Por e vërteta e asaj që ndodh në realitet është pak më e komplikuar dhe këtu, tezën e kryeministrit e kanë kundërshtuar me argumenta njerëz që nuk janë shkolluar për pikturë. Ish zv/ministrja në qeverinë e parë të PS, Irena Beqiraj ka një këndvështrim tjetër për realitetin e përfitimit të qytetarëve nga rritja ekonomike dhe për rolin që luan korrupsioni në krijimin e pabarazive dhe shpërndarjen e mirëqenies.

Në një artikull ajo thekson se rritje ekonomike ka edhe thjeshtë kur hapet një gropë, ndonëse nga ajo nuk fiton asgjë askush. Sipas saj: “Analizimi i rritjes ekonomike pas viteve 1990 tregon se nga viti 2000 deri në 2008 ritmet e rritjes ishin të shpejta (mesatarisht mbi 6% në vit) dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe të varfrit. Ndërsa që prej vitit 2008, Shqipëria ka përjetuar një ngadalësim të ritmeve të rritjes, dhe, për më keq, rritja ka humbur karakterin gjithëpërfshirës, ku 40 % e shqiptarëve jetojnë akoma në kufijtë e varfërisë”.

Krijimi i hendekut mes atyre që marrin gjithçka dhe atyre që mbesin në varfëri pavarësist rritjes ekonomike shpjegohet sipas Beqirajt me faktin se ”Kjo mënyrë e rritjes, nga viti 2015 deri sot, është shoqëruar me uljen e produktivitetit. Struktura ekonomike që kemi sot ka nga njëra anë një grusht të vogël investitorësh strategjikë që prodhojnë kryesisht ndërtim, të shoqëruar me një garniturë turistike, që menaxhojnë porte aeroporte , rrugë e asete të tjera shtetërore të marra pa garë ,dhe nga ana tjetër qindra mijëra dyqanxhinj që ofrojnë shërbime me produktivitet të ulët”.

Nga një tjetër kënd e kundërshton tezën e shefit të qeverisë, në një analizë për BIRN, Gjergj Erebara. Ai përdor të njëjtën llogjikë me Ramën për të ironizuar se po të ndiqet kjo metodë, i bie që qeveritë e Berishës apo Nanos, kanë qenë dy herë më pak të korruptuara pasi ato kanë garantuar rritje ekonomike më të madhe. “Nëse e pranojmë logjikën e kryeministrit, atëherë mund të themi se mes viteve 1993 dhe 2008, Shqipëria pati rritje ekonomike mestare prej 6.5% në vit, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2025, rritja mesatare ekonomike ka qenë 3% (të dhënat janë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar). Mos vallë kjo do të thotë që, në periudhën 15 vjeçare që pasoi rënien e komunizmit në Shqipëri kishte dy herë më pak korrupsion nga sa ka sot?! Ndërsa, në periudhën 16 vjeçare nga viti 2009 deri më sot ka dyfish më shumë korrupsion?- shkruan Erebara.

Pra, me të njëjtin argument propaganda e Ramës bie poshtë. Por kryesorja këtu nuk është që të rrëzosh truket e tij prej prestigjatori, por që të vërtetosh se ndonëse korrupsioni, në pamje të parë duket sikur e nxit ekonominë, pasi shmang burokracinë dhe përshpejton proceduarat, në finale ai e frenon rritjen ekonomike, pengon mbërritjen e investitorëve të huaj seriozë dhe thellon pabarazinë. Prandaj Irena Beqiraj thotë se duhet të informohet kryeministri se “në kushtet e mungesës së konkurrencës, inovacionit dhe dijes, korrupsioni ka gjasa të mbetet faktori dominant i rritjes ekonomike, e cila, si rrjedhim, do të jetë gjithmonë e pamjaftueshme, e paqëndrueshme dhe jo gjithëpërfshirëse”.

DMTH, fakti që ekonomika ka pasur rritje nuk është një alibi për mungesën e korrupsionit, por një pikpyetje se sa më mirë do të ishim po të vidhej shumë më pak.

You Might Also Like

Nuk mjafton vetëm të kesh ARMË për të bërë LUFTË: Leksioni i MARGARET THATCHER për kë është kundër riarmatimit
News24, gazetarët në protestë, media antiqeveritare e përkrah. Si u shkatërruan gjatë natës pajisjet e televizionit të madh informativ
Nga Trëndafile VISHA – Shteti, Irfani dhe liria që ha vetveten…
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU: Veliaj – Dado, bashkiaku mbetet i pandehur, prokurori jo, Reforma po…
Next Article Nga Sebastian ZONJA – “Unë naftën, ti metalet e rralla”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Politike

Shqipëria përballë Brukselit! Çfarë përpiqet të fshehë qeveria: IBAR, Rama dhe Bela

21/05/2026
8 Min Read
Opinione

Nga Andi BUSHATI – Të vërtetat alternative të Ramës

18/05/2026
8 Min Read
Politike

Shqipëria dhe Europa: propaganda politike si sfidë reale ndaj integrimit europian

14/05/2026
6 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?