GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Përse Wall Street Journal mbështet Trampin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Përse Wall Street Journal mbështet Trampin

By
Dardan MITROVICA
28/08/2020
6 Min Read
Share
SHARE

Ka aromën e një endorsement mbështetja mjaft e qartë dhënë nga Wall Street Journal për politikat ekonomike të Presidentit Donald Trump vetëm disa javë para datës vendimtare të zgjedhjeve të nëntorit që do të shohin qiramarrësin e Shtëpisë së Bardhë të përplaset me Joe Biden.

Në agjendën ekonomike, gazeta në pronësi të manjatit Rupert Murdoch lançon sprintin e presidentit duke bërë analizën e rezultateve të viteve të drejtimit trampian, duke i lidhur ato me sfidat e të nesërmes, deri në nëntor: “Rezultatet ekonomike të tre viteve të para të Trump janë shumë më tepër sesa kundërshtarët e tij mund të pranojnë”, vëren gazeta njujorkeze, “dhe kjo është thelbësore për të kuptuar se sa mirë do të rikuperohet ekonomia pas Covid-19”.

Ekonomia parashikohet të jetë një terren thelbësor beteje përpara votës së nëntorit. Para pandemisë, ajo përfaqësonte kalin e betejës së presidentit.

Me një rritje mesatare prej rreth 3%, me fundosjen e papunësisë dhe me rezultatet e mira në drejtim të kthimit të kapitalit, prej pjesëmarrjes në tregun e punës dhe rritjes së pagave, Trump mburrej dhe e vlerësonte si të dobishme “kurën” e tij për ekonominë e parë të botës, prej ku rekordet e vazhdueshme të Wall Street ishin qershia përmbi tortë.

Pandemia solli edhe rënien e PBB-së prej më shumë se 30% në tremujorin e dytë dhe shkurtoi disa dhjetëra milionë vende pune, para se muajt e fundit të fillonte një ringritje e moderuar. Dhe për WSJ, premtimet e mbajtura në vitet e presidencës Trump mund të kontribuojnë në forcimin e rikthimit të normalitetit në vend.

Çfarë i ka pëlqyer në mënyrë të veçantë WSJ nga epoka e Trump?

Sipas gazetës së botuar nga Dow Jones & Company, kompania që menaxhon indekset në Bursën e Nju Jorkut e kontrolluar nga News Corp e Murdoch, fakt është që manjati i bërë president ka zgjuar “shpirtrat kafshërore” të kapitalizmit tek të gjithë, duke rilançuar të dhënat mbi besimin e sipërmarrësve (e vlerësuar nga indeksi i Nfib Small Business Optimism dhe Oecd Business Confidence) dhe zbatimi i një reforme të fortë fiskale në gjendje për të mbajtur sasi të mëdha qarkulluese dhe aktive të kapitalit.

Në këtë kontekst, projekti deregulation sistematik i realizuar nga Presidenti dhe WSJ, shkruan StartMag, “të sjell ndër mend diçka të veçantë: atë që përfshin sektorin e energjisë, duke i mundësuar kompanive të Oil & Gas të ndjekin një strategji agresive që ka çoi në një bum në prodhimtari dhe e transformoi Amerikën në një eksportues neto të naftës.

E nëse duhet të flasim për deregulation, duhet të kujtojmë gjithashtu edhe bankat, të cilat janë çliruar nga shumë mikro-detyrime që e vështirësonin jo pak punën e tyre”.

Prandaj Wall Street Journal duket se po merr rrugën në mbështetje të presidentit aktual kundër sfiduesit demokrat: në vitin 2016 e përditshmja kryesore që mbështeti Trump ishte kryeqytetësja Washington Times, pa patur asnjë media tjetër kryesore në mbështetje të kandidaturës së tij.

Por krejt tjetër do të ketë mbështetja prej gazetës me tirazhin më të madh letër në Shtetet e Bashkuara, një mbështetje që ka logjikë të saktë.

Fituesja e madhe e epokës Trump ishte bursa e së cilës WSJ është zëri dhe interpretuesja e ndjenjave më të thella: edhe pas goditjes së pandemisë, së bashkangjitur me goditjen e kombinuar kompanive dixhitale, si dhe nga ndërhyrja publike në mbështetje të ekonomisë, apo prej lumit të likuiditeve të Fed dhe rilançimit të lojës financiare, indekset janë rikthyer dhe kanë filluar të kapin rekord pas rekordit.

Trump is good for business, Trump është i mirë për biznesin, është moto që po qarkullon nëpër sallonet financiare amerikane prej disa vitesh. Fytyra e dyfishtë e Trumpnomics është zbuluar gradualisht me kalimin e viteve: nga njëra anë, një rritje domethënëse dhe në shkallë të gjerë e PBB dhe e bursës; nga ana tjetër, një përqendrim i pasurisë në një numër të vogël duarsh, në një elitë që përfshin Jeff Bezos, Elon Musk, Tim Cooks.

Siç shkruhet në një analizë, në komentim të esesë The triumph on injustice të ekonomistëve Gabriel Zucman dhe Emmanuel Saez, “në vitin 2018, për herë të parë në histori, segmenti më elitar i shoqërisë amerikane (…) pagoi një taksë taksë efektive – barazuar shumatoren e taksave federale me ato shtetërore dhe vendore – e barabartë me 23%, krahasuar me 24.2% të paguar nga kategoria e punëtorëve të thjeshtë. Më shumë se një pikë përqindje diferencë”.

Në epokën post-koronavirus, me përhapjen e vazhdueshme të krizës sociale, Trump nuk mund të lejojë shifra të tilla problematike nga ky këndvështrim.

Trumpnomics duhet t’i rikthehet synimeve elektorale origjinale të Presidentit: të krijojë vende pune të qëndrueshme, të investojë në asete fikse siç është infrastruktura dhe të rivendosë sigurinë në një vend që e sheh veten të brishtë.

Trump duhet të kujtojë se endorsement i Wall Street është gjithmonë një shpatë me dy presa në një periudhë afatgjatë për presidentët që e kanë përfituar atë: çështja e George Bush është shumë e afërt për t’u harruar.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Rënia e konsumit të energjisë nga biznesi është treguesi më besnik se sa ka rënë ekonomia shqiptare
Next Article Black Panther, “superheroi” Chadwick Boseman, vdes në moshën 43 vjeçare
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?