GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Një shans për të shpëtuar turizmin këtë vit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Sociale

Një shans për të shpëtuar turizmin këtë vit

By
GazetaTjeter
14/04/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Turizmi është sektori që pritet të vuajë më shumë nga mbyllja e vendit për shkak të koronavirusit. Teksa konsumi i brendshëm pritet të gjallërohet me heqjen graduale të kufizimeve, është pothuajse e pamundur të ndodhë e njëjta gjë me hyrjet e të huajve në vend.

Operatorët turistikë kanë pohuar se tashmë janë anuluar rezervimet, jo vetëm për prillin e majin, por edhe prenotimet e verës. Kjo po ndodh, teksa turizmi ishte në ditët e tij më të mira, me ardhjet e të huajve që u rritën ndjeshëm vitet e fundit, duke nxitur investime të mëdha në shtimin e kapaciteteve hoteliere. Tashmë këto investime janë në rrezik, duke dhënë një efekt zinxhir dhe në sektorë të tjerë që direkt apo indirekt mbështesnin turizmin.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në një raport të fundit të saj për rezistencën e vendeve ndaj pandemisë së COVID-19, gjeti se Shqipëria është më e rrezikuar nga turizmi, për shkak të peshës së lartë që ka ai në ekonomi, me mbi 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por, ka një shpresë që turizmi të funksionojë këtë vit. Ai është te fqinjët tanë, Kosova, por edhe Maqedonia. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga Kosova hynë në 2019 rreth 2.2 milionë shtetas, ose 34% e totalit. Nga Maqedonia, e cila renditet e dyta, erdhën 750 mijë persona (gati 12% e totalit). Pra nga të dy këto shtete vijnë gati gjysma e totalit të turistëve në vend.

Lexo më shumë

Sondazhi i KE: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar
Kush po ndërton më shumë në Europë, sipas Eurostat? Në dy vendet e para janë…
Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! Shifra dramatike, 570 mijë më pak në dy dekada
Beteja e humbur me mjekët dhe bumerangu i ‘kontratës’ me studentët e mjekësisë
Përvoja amerikane dhe veprimet e pamoralshme të qeverisë shqiptare për pagat

Një sinkronizim i politikave të administrimit të krizës mes Shqipërisë e Kosovës (por edhe Maqedonisë në fakt), do të ishte në interes të Shqipërisë, por edhe Kosovës e Maqedonisë.

Turizmi shqiptar do të mbijetonte sigurisht më mirë në 2020, sikur ne të arrinim që nëpërmjet një politike të sinkronizuar të administrimit të krizës, të “hapemi” në të njëjtin moment.

Nëse në korrik do të arrihej një hapje e kufijve me fqinjët, do të mund të administrohet shumë më lehtë një kufi tokësor me Kosovën se sa të rifillojë, për shembull, hapja me Poloninë apo me Ukrainën.

Një hapje e sinkronizuar do të kishte efekt real në ekonomi. Por duhet të mos kujtohemi në Javën e parë të Korrikut. Duhet të sinkronizohemi që tani, në aspektin e qasjes ndaj depistimit të popullatës, administrimit të situatës epidemiologjike, por edhe të administrimit të sistemit shëndetësor e të burimeve që të dy sistemet kanë.

Interesi është i përbashkët. Shqipëria e ka atë në fokusin e turizmit, ndërsa Kosova jo vetëm ka një treg bujqësor mjaft më të organizuar se ai i yni, por edhe produkte që mund të jenë zëvendësuesi për importe, që kriza i ka bërë më të vështira për t’u arritur.

Prej shumë vitesh Shqipëria dhe Kosova nuk po arrijnë që të gjejnë një rrugë të përbashkët për të shfrytëzuar avantazhet konkurruese të gjithsecilit. Barriera të dukshme e të padukshme kanë penguar këtë zhvillim, pavarësisht përpjekjeve të qeverive të të dyja kaheve. Në këtë situatë të vështirë që po kalon i gjithë globi, shpëtimin mund ta gjejmë së pari nga brenda. Tashmë është momenti që të dy vendet të funksionojnë e të mendojnë si një i vetëm, për të mirën e përbashkët./ Monitor

Pabarazitë e mëdha në Shqipërinë e vogël
Si të marrësh vizë për bashkimin familjar në Gjermani
A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri?
“Kontrata sekrete”? A po vidhet hapësira e Butrintit për troje ndërtimi?
Hasan BELLO – “Mashtrimi i frikshëm” me reformën agrare! Pse Shqipëria nuk ka paqe sociale?
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Tempujt e besimit në portat e parajsës
Next Article Beatles, 50 vjet më parë ndaheshin Fab Four. Një epokë mori fund, por muzika e tyre është akoma gjallë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?