GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Ylli MANJANI – U provua plotësisht se reforma në drejtësi u dizenjua për të shkatërruar opozitën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Ylli MANJANI – U provua plotësisht se reforma në drejtësi u dizenjua për të shkatërruar opozitën

By
Ylli MANJANI
27/10/2023
3 Min Read
Share
SHARE

D.m.th me qëllim apo me marmelatë, me plan apo jo u provua plotësisht se reforma në drejtësi u dizenjua për të shkatërruar opozitën.

Ky nuk është më opinion, por fakt. Doni fakte?

1. Lulzim Basha, atëherë kryetar i PD, u vu nën hetim për financim të paqartë në Amerikë. Çështja u mbyll për procedurë. Koha tregoi se çështja u mbyll se Luli pranoi të shesë lojën dhe shkatërrojë opozitën.

2. Sali Berisha, pas dizenjimit non-grata, i çelet hetim na SPAK me një kallëzim politik të Taulant Ballës. Çështja mbahet për 3 vite nën hetim. Pas 3 vitesh prapë “po hetohet…”. Kjo nuk është më ndjekje, por përndjekje penale.

Hetimi vazhdon, megjithëse s’ka prova, sepse Berisha nuk pranon të shesë lojën. Sidoqoftë goditja ndaj Tij, veçanërisht me gjyqe popullore, është shkatërrimtare oër opozitën.

3. Ilir Meta është ende nën hetim. Janë të paktën dy episode që raportohen në media se SPAK po heton. Çështja ÇEZ-DIA dhe një financim i paqartë në Amerikë.

Nuk ka lajme, por hetimi është aty. Kur t’i duhet pushtetit, e shpërthen.

E vërteta është që Meta është “qetësuar” disi. LSI u mbyll. PL është thuajse hiç elektoralisht.

4. Fatmir Mediu është nën akuzë tashmë dhe në gjykim. Çështja është e vjetër dhe ligjërisht shumë e sforcuar.

Sidoqoftë ai është nën akuzë.

Pavarësisht rëndësisë elektorale të PR, dëm është për opozitën në tërësi. Fjala vjen PD e Berishës ishte më komode të garonte me siglën e PL së Metës sesa me të PR së Mediut….

Të gjithë këta janë kryetarë partish të opozitës. Kaq parti ka opozita elektorale. Të gjithë të goditur penalisht nga reforma e drejtësisë. Asnjë arrestim nga radhët e qeverisë, sado që u bë për show dhe gjithashtu pa prova, nuk ka peshën politike të goditjeve që u është bërë drejtuesve të opozitës.

Ky është fakt.

Ashtu siç është fakt se jo të gjithë e mbajnë presionin. Luli s’e mbajti dot p.sh…

Nuk po llogaris këtu frymën përçarëse brenda opozitës për shkak të këtyre goditjeve, në dukje penale, por në fakt me karakter politik. Nuk e llogaris në këtë ekuacion sepse përçarjen e kishin në dorë vetë ta shmangin…

Por pasoja është kjo që shohim, opozita drejt shuarjes përfundimtare. Qartësisht, opozita nuk e përballon dot elektoralisht pushtetin absolut. Potenca elektorale e saj ka rënë, pikërisht për shkak të goditjeve penale-politike të drejtuesve të saj.

A ishte ky qëllimi i reformës?!

Nuk e di, por ky është fakti!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Romir SARAÇI – Edi Rama shkruajti Dosjen e nderit të Sali Berishës!
Next Article Nga Erion Dasho – Kandari i SPAK, përballja burrërore e Berishës dhe ferra që çau Tigri i Boratit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?