GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Ylli MANJANI – Rrenë është … të jesh Erion Veliaj!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Ylli MANJANI – Rrenë është … të jesh Erion Veliaj!

By
Ylli MANJANI
02/04/2023
2 Min Read
Share
SHARE

“Rrena nuk ka kurrë ide”

Transporti publik falas nuk është një ide që e shpikur Belind Këlliçi. E kanë shpikur të tjerë dhe e praktikojnë disa qytete në Europë dhe Britaninë e Madhe.

Belindi thjesht e ka sjellë në vëmendjen tonë, sigurisht si pjesë të programit të tij politik.

Duhet të pranojmë se Erion Veliaj u kap gafil nga kjo ide. Dukshëm po ha veten me dhëmbë që nuk e kishte zbuluar i pari këtë ide. Po ta dinte,imagjinoni se çfarë do bënte propaganda sot në favor të saj…

Sidoqoftë, ideja që prezanton Belindi nuk është rrenë por propozim për ndryshim politikash. Është një ide që meriton debat padyshim, por nuk është rrenë. Është realitet që diku ndodh.

Ideja duhet debatuar si për përdoruesit e transportit publik, ashtu edhe nga mos përdoruesit, sepse propozimi është për të përdorur para publike për një shërbim publik.

Edhe lënia e gjendjes kështu siç është, kur presioni tregtar për çmim më të lartë dhe pamundësia e përdoruesve për ta përballuar,  nuk është zgjidhje.

Ja pra që tema ka debat, kërkon argument, kërkohen zgjidhje dhe kjo nuk është rrenë.

Rrenë është të thuash “mbolla 1 milion pemë” kur e di si dreqi që nuk janë mbjellë aq pemë.

Rrenë është të thuash “nuk lejoj kulla” kur kullat lulëzojnë.

Rrenë është të thuash “kam sjellë 24 orë ujë” kur nuk është hiç fare kështu.

Rrenë është… të jesh Erion Veliaj domethënë. Fjalë e rrenë ka.

A gjen dikush një të vërtetë që Erion Veliaj ka thënë në publik?!

Një mo, një të vetme.

Kështu që si fillim të dallojmë rrenën, aq më tepër kur është ashiqare, nga idetë që propozojnë ndryshim politikash.

Idetë nuk janë të mbrojtura nga gabimi, por të paktën nuk janë rrena.

Rrena është neveri.

Ideja është alternativë.

A deshët alternativë?!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Juria e Madhe inkriminon Donald Trump për rastin Stormy Daniels: është hera e parë për një ish-president të SHBA
Next Article Nga Artan Fuga – Ligj për miq! Në mes të ditës!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?