GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Ylli MANJANI – Kushtetutë e re për një marrëdhënie të re
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Ylli MANJANI – Kushtetutë e re për një marrëdhënie të re

By
Ylli MANJANI
18/07/2021
3 Min Read
Share
SHARE

PD ka të drejtë në konstatimin se “shteti ndërhyn në zgjedhje”.

Mirëpo problemi është se shteti politik nuk ndërhyn vetëm në zgjedhje, por gjithandej. Ndërhyn në ekonomi, në jetën private, në pronën private, në liritë e të drejtat themelore, në politikë. Gjithandej ndërhyn shteti që bëhet njësh me pushtetin.

Shteti i bërë njish me pushtetin të dënon, pasi të degjenoron, jo me proces e prova por me shumicë votash!!!

Ndaj diskutimi mbi rolin agresiv të shtetit nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me zgjedhjet, por me të tërën!

Se nuk ka kuptim të bëjmë rregulla për të ndaluar shtetin në zgjedhje dhe, pas zgjedhjeve, të kemi përsëri shtetin agresiv politik…!

Nuk është as e mundur që të kemi një shtet qelibar në

zgjedhje, kur kemi në kurriz një shtet që të bën gjëmën rregullisht. Nga ana tjetër, nuk mund të jetojmë me shtet të

Posaçëm për çdo fenomen. Shtet për pandeminë, shtet, për zgjedhjet, shtet për përmbytjet e shtet për shtet.

Prandaj  PD dhe kushdo tjetër që ka një shqetësim për agresivitetin e shtetit politik duhet të përgatisin një model tjetër.

Një model të një shteti mbi çdo pushtet. Të një shteti rregullator dhe të drejtë. Të një shteti proporcional që lirinë e të drejtën e individit nuk e ndalon, e madje as e kufizon sipas qejfit të pushtetit politik të radhës.

Në këtë kuptim shoqëria ka nevojë për një marrëdhënie të re, krejt të re, ndërmjet individit dhe shtetit. Ka nevojë për një shtet JO PARTIAK. Një shtet të paanshëm para, gjatë e pas zgjedhjeve politike.

Na duhet një KUSHTETUTË E RE, si dokumenti i vetëm që rregullon marrëdhënien ndërmjet individit dhe shtetit të tij.

Një Kushtetutë që nuk ndryshohet me pazarin politik të radhës, por përmirsohet vetëm nga praktika e gjykatave të pavarura. Një kushtetutë që nuk ndryshohet e as shkruhet nga ambasadat, gjithashtu… Se kushtetuta nuk është as manual diplomatik e as rregullore ushtarake…

Një Kushtetutë që i jep shoqërisë të drejtën të ndajë çështjet politike nga punët e shtetit. Krizat politike nuk kanë përse të prekin shtetin. Ato (krizat) i zgjidh vota e lirë…

Një Kushtetutë që vendos drejtësinë mbi çdo pushtet politik.

Nëse vërtetë e kemi këtë shqetësim, kjo është detyra politike nr.1!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erl KODRA – Sikur të isha një kuvendar në Kuvendin Partisë Demokratike
Next Article Agim XHAFKA – Lypësja

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?