GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Agim XHAFKA – Lypësja
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Agim XHAFKA – Lypësja

By
Agim XHAFKA
18/07/2021
2 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Çdo mëngjes kur jam në Tiranë e nis ditën duke i falur 50 lekë një gruaje që rri te cepi shkollës. Ajo nuk zgjat dorën, as kërkon gjë. Ulet mbi gjunjë dhe ashtu nuk lëviz për katër orë.

 Nga mesdita çohet dhe ecën shpejt drejt Lanës. Kalon urën e më zhduket nga sytë. Përherë nxiton, ndoshta ka lënë vetëm fëmijët e vegjël në shtëpi ose t’i shërbejë dikujt nga familja që mund ta ketë sëmurë.

Lypësja nuk qesh, as nuk qan. Rri ashtu e ngurosur, si statujë serioze. Mbi fytyrë i duket nga larg një zbehtësi e fortë, shenjë se shëndeti i saj nuk ecën aq mbroth.

Sot kishte ‘rradhë’ të madhe te vendi ku rri ulur. Prisnin 5-6 burra dhe shumë gra t’i falnin monedhat e zakonshme. U avita. Pashë në krye të dhurueseve Shpresën, fqinjën tonë. Qe ulur në tokë dhe…po bënte me manikyr thonjtë e lypëses.

Njerëzit shihnin këtë ritual të çuditshëm e në fytyrë u lexohej një kënaqësi e brendshme. Pasi mbaroi nxori nga çanta një të kuq buzësh. Aq të kuq sa ia zhduku zbehtësinë nga fytyra. Pasi mbaroi ia la te dora manikyrin, të kuqin e buzëve dhe i tha:

-Zoti të bëri femër, halli nuk të ndryshon. Jeto si femër!

Kur u afrova t’i vendosja mbi pëllëmbë 50 lekë i vura re sytë. Mbase i kishte të bukur vetë, por sot m’u dukën magjikë. Se shkëlqimin ua jepte edhe  lumturia e saj.

Njerëzit i vunë te dora monedhat dhe ikën.

Zonja lypëse shihte herë thonjtë e herë prekte buzët me gisht.

E lumtur.

Një paradite jetoi si njeri…

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Ylli MANJANI – Kushtetutë e re për një marrëdhënie të re
Next Article Bledi KASMI – PD nuk vdes!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?