GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Ylli MANJANI – A është non-grata e Berishës nga SHBA një çështje personale?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Ylli MANJANI – A është non-grata e Berishës nga SHBA një çështje personale?

By
Ylli MANJANI
29/10/2022
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Modernët politikë, d.m.th pemët pa kokrra që ushqehen për vete me kokrrat e pushtetit, përpiqen të argumentojnë se Sali Berisha e do PD për t’u mbrojtur personalisht nga sulmi politik i SHBA.

Në fakt Berisha vetë e ka ushqyer këtë tezë duke krijuar distancë të tij nga PD, kur vendosi të padisë zotin Blinken. E konsideroi dhe e mori si sfidë personale këtë gjë. Gabim i madh!

Por a është një çështje e tillë personale?!

Ndalimi i hyrjes së tij në SHBA nuk erdhi si pasojë e ndonjë agresioni personal ndaj Amerikës. As Berisha dhe asnjë nga familja Berisha nuk u kap duke vjedhur në Amerikë, duke financuar ndonjë fushatë presidenciale atje, duke dhunuar një ligj amerikan apo qoftë edhe duke kundërshtuar politikën amerikane.

Atëherë, përse iu ndalua hyrja, d.m.th përse shpallet non-grata?!

Qartësisht, po kristal e qartë, shpallja e tij non-grata ka të bëjë me rolin politik të tij në Republikën e Shqipërisë. Sali Berisha (unë vetë s’kam lënë llaf pa i thënë) është një politikan me ndikim në jetën politike në vend. Pavarësisht posteve politike apo ekzekutive, qenies në pozitë apo opozitë, ai kishte dhe ende ka rol në jetën politike. Na pëlqen apo jo është çështje tjetër, por fakti duhet pranuar siç është.

Po atëherë ç’lidhje ka non-grata amerikane?!

Është NDËRHYRJE e pastër POLITIKE në politikën e brendshme shqiptare.

Qëllimi është i qartë: dobësim i autoritetit publik të Berishës në funksion të rritjes artificiale të autoritetit publik të Ramës.

Përse e bën politika amerikane këtë? S’di ta them. As dua t’ia di përse në fakt.

Ajo që bën quhet NDËRHYRJE në jetën politike të një vendi tjetër. Emër tjetër kjo nuk ka.

A bën mirë apo bën keq, edhe kjo është çështje tjetër, por që ndërhyn kjo është e qartë. Dhe që përcaktimi i Berishës non-grata është për motive politike Shqiptare kjo është e dukshme.

Natyrisht, është zhgënjyese për cilindo që ka pasur një respekt apo vokacion amerikan të shohë se si shteti më i madh politik i botës të katandiset në pisllëqe të vogla të politikës së kënetës këtu. Por kështu është.

Tani, përse Berisha duhet ta ketë personale këtë betejë, kur sulmi nuk i bëhet për çështje personale, por thjesht politike?!

Jo or jo, duhet të jemi të sinqertë dhe të ballafaqohemi me të vërtetën. Politika e një shteti tjetër ndërhyn dhe përpiqet të imponohet në politikën e vendit tonë. Kjo është çështja!

PD e para duhet të jetë me Berishën në betejën për këtë standard politik dhe, jo për hallin e Berishës. Ky i fundit nuk ka asnjë hall.

Një politikë normale, përfshi edhe socialistët shqiptarë, duhet të ishte në union me Berishën, d.m.th jo me personin, por me ndalimin e ndërhyrjes së huaj në jetën e brendshme.

Pa dyshim që kjo është çështje politike, kryepolitike madje!

Sot luajnë me Berishën, nesër me një tjetër, edhe me vetë Ramën, i cili sot duket sikur përfiton. Por kjo nuk quhet politike! Aq më tepër një politikë që pranon të diktohet nga cilido zyrtar i huaj dhe nuk pranon të japë llogari para popullit të vet që e voton në fund të fundit.

Këtu është edhe fillesa e shkatërrimit demokratik të vendit.

Ndaj çështja Berisha është politike dhe meriton mbështetje politike.

Politika që luan me nongratëlliqe nuk ka lidhje me çështjet e Shqipërisë dhe nuk e meriton votën e shqiptarëve.

****

Dy sqarime të domosdoshme:

1. Kjo logjikë nuk vlen për trushpëlarët që mendojnë se politika dhe diplomacia amerikane do luftojnë korrupsionin në “qendrën e botës”, pra Shqipëri.

2. Të mos pranosh ndërhyrjen politike të një politike të caktuar amerikane, nuk do të thotë se je anti-Amerikë. Politika edhe atje ndryshon si kudo. Por politika e (Esko)+Barit në Shqipëri është fyerje e madhe.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Sundimi i ligjit në Kosovë dhe sundimi i regjimit në Shqipëri!
Next Article Lojtar apo viktimë? Pse Edi Rama nuk i kallëzon penalisht shantazhuesit e qeverisë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?