GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Sali BERISHA – Dy fjalë për apoteozën e Ramës për ish -ambasadoren Yuri Kim
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Sali BERISHA – Dy fjalë për apoteozën e Ramës për ish -ambasadoren Yuri Kim

By
Sali BERISHA
28/06/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama i kushton sot një lirikë politike, apoteozë të vërtetë, ambasadores Yuri Kim, e cila gjatë qëndrimit të saj në Tiranë u soll mbështetëse e fuqishme e tij dhe siç vlerësuan media, analistë dhe politikanë, si sekretare e Partisë Socialiste, por dhe si një armike ideologjike e opozitës konservatore.

Ajo sinkronizoi me Edi Ramën dhe qeverinë e tij sulmet e panumërta ndaj opozitës, përpjekjet antidemokratike të tij për kontrollin e opozitës për të mbështetur pushtetin e tij monist.

Ajo ndërhyri në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në vendime të gjykatave kundër opozitës së vërtetë, bëri presion të vazhdueshëm për hapje të proceseve gjyqësore ndaj opozitës.

Ajo është ambasadorja që me qëndrimet e saj si guvernatore dhe anti-opozitare, dëmtoi më shumë se kushdo tjetër reputacionin e vendit të madh të lirisë në Shqipëri dhe u sulmua me dhjetëra herë nga personalitete, media e politikanë të të gjithë spektrit politik opozitar dhe të pavarur, për partinzanshipin në qëndrimet e saj, për shkeljen flagrante të “Konventës së Vienës” gjithnjë në interes të qeverisë së Edi Ramës.

Yuri Kim është ambasadorja që në 32 vite gënjeu më shumë dhe publikisht se çdo ambasador tjetër shqiptarët, gjithnjë kundër opozitës dhe në mbështetje të autorit të lirikës politike të sotme. Në vitet e saj në Shqipëri shpërtheu skandali me i madh në marrëdhëniet midis dy vendeve, skandali McGonigal.

Ish – shefi i kundërzbulimit të FBI-së për New York-un i cili u korruptua nga Rama dhe u përdor prej tij gjatë kohës që ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare për shkatërrimin e saj si dhe për shndërrimin në biznes korruptiv të sanksioneve të qeverisë amerikane në Shqipëri.

Ajo nuk reagoi ndaj asnjë skandali të qeverisë së Edi Ramës, shkatërrimin e paligjshëm të Teatrit Kombetar, shkeljen e marrëveshjes së qershorit 2020 për ligjin elektoral, aferën korruptive te inceneratorëve.

Zonja Yuri Kim nuk u tha shqiptarëve kurrë, asnjë fjalë të vetme për superskandalin Rama – McGonigal sepse ajo vetë, sipas dëshmive në një farë mënyre, u bë pjesë e skemës së gjobëvënies së biznesmenëve shqiptarë nga grupi gjobëvënës i drejtuar direkt nga McGonigal.

Ajo, si asnjë ambasador tjetër, përdori pushtetin e saj si përfaqësuese e vendit të madh të lirisë për të promovuar dhe mbështetur afera të hapura korruptive qindra milionë dollarë në Shqipëri. Ish-ambasadorja Yuri Kim me qëndrimet e saj nuk respektoi standardet etike të ambasadorit.

Ajo u përfol si asnjë ambasador tjetër i SHBA-së në 32 vite për afera rozë dhe prona të cilat nuk i përgënjeshtroi vetë, por për këto të fundit habitshëm preferoi si për të provuar lidhjet e saj të ngushta me Edi Ramën që këtë përgënjeshtrim t’ia besojë vetë Edi Ramës.

Ambasadorja Yuri Kim gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri bëri përpjekje të hapura antikushtetuese që të emëronte kryetarin e Partisë Demokratike – forcës konservatore të vendit, duke përdorur kërcënime të hapura ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike dhe habitshëm duke mbështetur njeriun që në një raport të bërë publik, komuniteti inteligjent i SHBA e kishte akuzuar direkt se ka pranuar 500 mijë dollarë financime ruse.

E gjitha kjo, për të mbështetur dhe konsoliduar pushtetin e autorit të lirikës politike, Edi Ramës. Por në luftën e saj politike pa asnjë princip, zonja Kim shkoi deri atje se të falsikojë në mënyrën më të neveritshme, marrëdhëniet shqiptaro – amerikane në 100-vjetorin e tyre, duke dëshmuar një kulturë të ekstremit të majtë të cilën shqiptarët nuk e kanë harruar akoma nga koha e diktaturës hoxhiste. Ajo e bëri këtë vetëm e vetëm se promotor kryesor në Shqipëri i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga vizita e Sekretarit Baker në qershor të vitit 1991 dhe në vitin 2013 kishte qenë Partia Demokratike.

Duke i uruar suksese, ambasadorit të ri të SHBA në misionin e tij në Shqipëri, uroj gjithashtu që ish- ambasadorja Yuri Kim, që u soll ndaj opozitës shqiptare si një McGonigal politik, të mos jetë një e tillë për interesat e Edi Ramës në Uashington.

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ylli i Ramës në gjoksin e Kim
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Rama, spekulant lokal apo lider global
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
07/07/2025
8 Min Read
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

Basir ÇOLLAKU
Basir ÇOLLAKU
07/07/2025
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
GazetaTjeter
07/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?