GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – Rasti kur Lulzim Basha udhëheq Edi Ramën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – Rasti kur Lulzim Basha udhëheq Edi Ramën

By
Red VARAKU
18/03/2020
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Projekti ekonomik i Lulzim Bashës për daljen nga kjo situatë, e ka bërë shumë nervoz Edi Ramën, i cili shpërtheu, me një arsenal shpifjesh të qëllimshme, me një politikë të njohur të denigrimit personal të kundërshtarit dhe me një fjalor të neveritshëm.

Në fakt, nuk ka faj, sepse qëndrimi i matur i kryetarit të opozitës është një qëndrim që ia zhvesh në mënyrë të pamëshirshme rrobat e kllounit kryeministër dhe e nxjerr lakuriq papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie.

Jo rastësisht, ky qëndrim po provokon një tërbim politik, jo vetëm tek kryeministri, por tek e gjithë banda rrotull tij, të cilët janë kthyer në një burim të papërgjegjshëm helmi dhe thashethemesh.

Projekti i Lulzim Bashës për të dalë nga kriza, e detyroi kryemiun të dilte nga vrima ku ishte futur, të lahej, të shkojë në zyrë dhe të fillojë të sillet si zyrtar.

Falë Lulzim Bashës, nuk shikojmë më postimet e tij haluçinante, ku të gjithëve i drejtohej me një panik të lumtur, me skërmitje dhëmbësh dhe kërcënime, por shikojmë një Ramë që flet pa arrogancë, duke iu drejtuar shqiptarëve me lutje si ‘vëllezër dhe motra’.

Në fakt qëndrimi i Bashës është qëndrimi që do të merrte çdo kryetar i përgjegjshëm opozite , që nuk ka qëllim luftën për pushtet.

Që në fillim ai ka mbështetur vendimet drastike të qeverisë dhe sugjeruar mënyra për menaxhimin e situatës. Gjithashtu, ai ka prezantuar edhe një projekt të qartë ekonomik për daljen nga kjo krizë. Një projekt i thjeshtë dhe lehtësisht i realizueshëm.

Opozita kaq mund të bëjë. Ajo këto mjete ka në dorë. Ajo nuk ka as përgjegjësi shtetërore dhe as mundësi financiare për të realizuar projektin e saj.

E vërteta është që edhe pse qeveria e sulmon në mënyrë vulgare projektin e opozitës, ajo po ‘vjedh’ dhe implementon çdo ditë pjesë të projektit të saj. Për këtë nuk ka pse ta ulë kokën , përkundrazi duhet ta mbajë lart, sepse kjo nuk është një betejë për dekorata , por është një betejë për jetën.

Në këtë kuptim Lulzim Basha po e udhëheq defacto qeverinë. Ai po denoncon sistematikisht transparencën e munguar, papërgjegjshmërinë gjatë procesit, apo dhe qasjen e gabuar të qeverisë në lidhje me administrimin e buxhetit, sepse dihet që një qasje e gabuar mund të prodhojë një ‘virus’ edhe më vdekjeprurës social.

Sigurisht, që bilanci i punës së kryeministrit ndaj fatkeqësisë, bëhet më pas, por deri tani qasja e tij ‘si shpëtimtar’ është shumë e gabuar. Ndërsa , k?mbëngulja për të bërë betejë politike kundër opozitës në një kohë që rrezikohet jeta e qytetarëve, është një vendim i dëshpëruar.

Duke jetuar i izoluar dhe larg realitetit, i rrethuar nga servilë, në mënyrë krejt naive ai po tenton ta konsiderojë këtë luftë, si luftën e tij.

E vërteta është që kjo nuk është luftë e tij, por është detyrë e tij. Nëse ia del, ai thjesht ka bërë detyrën për të cilën të gjithë ne paguajmë, ama nëse humbet, kjo nuk ka të bëjë më me të dhe narcizizmin e tij, por ka të bëjë me të gjithë ne. Sepse, do të jetë humbja jonë, dhe fitorja e askujt.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Edi DELIU – Mos ta kujtojmë Marian vetëm për bukurinë
Next Article Nga Poli Hoxha – Na trego planin tënd Ramë; je kryeministër, jo gjyshi që tremb me Gogolin!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?