GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – Rama, si në fundin e mandatit të tretë të bashkisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – Rama, si në fundin e mandatit të tretë të bashkisë

By
Red VARAKU
03/09/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Problemi më i madh i ngjarjeve politike që tenton të sajojë me sforcim ky kryeministër është se ato janë shumë të konsumuara dhe të parashikueshme dhe nuk prodhojnë dot asnjë narrativë të besueshme politike.

Ato ngjajnë identik me boshllëkun dhe zbrazëtinë e ngjarjeve, kur ai ishte në mandatin e tij tretë në bashkinë e Tiranës, që ishte dhe mandati i tij i fundit.

Ashtu si në mandatin e fundit të bashkisë, ato reflektojnë mungesën e vizionit, lodhjen, konsumin, degradimin dhe pafuqinë e tij për të qeverisur dhe dorëzimin e tij përballë oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Rasti i prezantimit të përfaqësuesve të qeverisë së re është shembulli tipik që simbolizon këtë dorëzim dhe degradim.

Lëvizjet e reja që pritej të rifreskonin disi qeverisjen jo vetëm nuk sollën asnjë dinamikë të re, por prej fillimit lindën të vdekura.

Kjo për shkak se ato nuk përfaqësojnë vullnetin dhe interesin e qytetarëve shqiptarë, por përfaqësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e faktorëve jashtëpolitikë, që kontribuan realisht në manipulimin e vullnetit të qytetarëve në favor të PS.

Gjithashtu, ato nuk përfaqësojnë asnjë risi propagandistike dhe nuk kanë asnjë domethënie politike, përveç degradimit të një stili të mërzitshëm të pëpjekjes dhe sforcimit për të krijuar një ngjarje politike për t’i hedhur sërish hi syve opinionit publik.

Këto lëvizje përfaqësojnë vetëm mentalitetin e vjetër të këtij njeriu, ku thelbi nuk është shërbimi ndaj interesit publik , por mbajtja sa më gjatë e pushtetit me çdo mjet dhe këtë nuk e thonë kritikët, por e pranoi vetë në Asamble, ku të vetmin objektiv shpalli mbajtjen e pushtetit dhe për mandatin tjetër.

Ndaj, prezantimi si risi i emrave periferikë pa asnjë përvojë, kontribut dhe meritë me argumentin se kjo i shërben prodhimit të dinamikave të reja në qeverisje dhe njëkohësisht kalimit të stafetës tek një brez i ri në PS është thjesht një manovër e dështuar propagande.

Sepse ,e vetmja gjë për të cilën ata do të shërbejnë është besnikëria deri në verbëri ndaj kësaj klike dhe garantimi i vazhdimësisë së dinamikave të vjetra.

Dinamika që do të prodhojnë të njējtin bilanc dizastër që kemi parë gjatë këtyre njëzetetre vjetëve të tij në pushtet, por me një perjashtim: kjo do të kthehet në një spektakël bajat dhe të mërzitshëm si ai që pamë dje, që nuk do të prodhojë më as lajm dhe as befasi për askënd, as për vetë socialistët.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Open Balkan është vetëm interes i Serbisë dhe jo i shqiptarëve!
Next Article Nga Andi BUSHATI – Mandat i ri, gjellë e vjetër

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?