GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – Mjerimi i zgjidhjes që ofron Yuri Kim
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – Mjerimi i zgjidhjes që ofron Yuri Kim

By
Red VARAKU
06/08/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Është e qartë që Yuri Kim nuk e do largimin e Berishës, sepse nëse do ta donte, do mjaftonte të publikonte një provë të thjeshtë dhe ky debat sot ishte mbyllur.

Ajo nuk ka nevojë të përdorë “të gjitha instrumentet” mjafton një dokument dhe e shpëton debatin publik nga një çështje që nuk ka asnjë lidhje me krizën aktuale ku ndodhet vendi, sepse Berisha ka tetë vjet që është një deputet i thjeshtë në opozitë.

Për të nxjerrë në pah hipokrizinë me kërkesën e saj Berisha kërkoi asgjë më pak se sa do kërkonte çdo individ normal në pozitat ku i kërkohet përmes diktatit të largohet nga politika, transparencë.

Është pikërisht mungesa e transparencës, që e ka kthyer këtë konflikt në një konflikt që po dominon skenën politike shqiptare duke e zhvendosur vëmendjen e opinionit publik në një çështje periferike që nuk ka asnjë peshë në zgjidhjen e krizës aktuale.

Tashmë askush nuk flet më për korrupsionin e papërmbajtshëm sipas DASH, masakrën zgjedhore sipas OSBE/ODHIR apo për bllokimin e integrimit në BE që në fakt është edhe një sinjal për izolimin e Shqipërisë nga BE.

Por për çfarë i duhet ky konflikt me Berishën ambasadores Yuri Kim në momentin kur Shqipëria rrezikon të futet në një vorbull destabiliteti politik për shkak të masakrës zgjedhore?

Ka disa arsye që lidhen me dështimet e saj si ambasadore, por thelbi mbetet fakti që ajo po e përdor këtë konflikt me Berishën, si alibi për të bllokuar rrotacionin dhe për të mbajtur në pushtet me dhunë Ramën, për arsye që tashmë të gjithë i kemi të qarta.

Arsye që lidhen me dëshirën e sinqertë të faktorit ndërkombëtar për të mbyllur një konflikt të ngrirë që mund të degradojë në pëplasje ushtarake.

Arsye që prodhuan edhe ndryshimin e qëndrimit amerikan për Ballkanin Perëndimor, ku tashmë Beogradi nuk konsiderohet më një faktor destabiliteti , por konsiderohet partneri më i rëndësishëm i amerikanëve në rajon, pasojë kjo e pabesisë së Ramës ndaj Kosovës dhe e sharlatanizmit të tij në politikën e jashtme.

Qëndrim që erdhi menjëherë pas marrëveshjes së firmosur në Washington, ku Beogradit iu dha eksluzivisht shfrytëzimi ekonomik i pesë vendeve të BP në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën nëpërmjet projektit të minischengen .

Qëndrim i cili prodhoi dhe urdhërin egzekutiv të Biden për Ballkanin Perëndimor, i cili në thelb është vetëm një mjet ndëshkimi për cilindo që kundërshton këtë qëndrim të ri dhe këtë qasje ndryshe të SHBA-ve në rajon ku binomi Vuçiç-Rama ka rol integral.

Përmes e evokimit të këtij qëndrimi ajo synon të demoralizojë kundërshtarët dhe të blindojë Ramën në pushtet pavarësisht legjitimitetit të tij, si pjesë e pazëvendësueshme e binomit pa të cilin është i pamundur realizimi i marrëveshjes së firmosur në Washington.

Por, me sa duket ajo harron parimin elementar të demokracisë që kjo mund të realizohet vetëm përmes një qeverie legjitime dhe kurrsesi kurrsesi përmes diktatit.

Nëse një qeveri i ka vjedhur zgjedhjet, provuar kjo dhe nga raporti OSBE/ ODHIR, nuk ka fuqi të angazhohet në projekte të tilla, sepse nuk ka legjitimitet të firmosë në emër të popullit, se populli nuk e ka votuar.

E provuan këtë në Kosovë përmes një qeverie ilegjitime, që nuk përfaqësonte vullnetin e popullit, dhe dështuan. Parlamenti i Kosovës vendosi sot të hedhë poshtë rezolutën që miraton zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit.

Dështuan sepse marrëveshje të tilla duhet të përfaqësojnë vullnetin e popullit, përndryshe mbeten gjithmonë të brishta dhe të paimplementueshme.

Tani po e provojnë edhe në Shqipëri me të njëjtën formë.

Përmes bllokimit të rrotacionit me dhunë dhe një qeverie ilegjitime, e cila është kapur në flagrancë nga OSBE/ ODHIR duke trafikuar vullnetin e popullit, duan të izolojnë dhe t’i bëjnë presion Kosovës  përmes marrëveshjes me Beogradin .

Nuk do ia dalin!

Por edhe nëse ia dalin të bëjnë diçka formalisht, produkti i këtij formaliteti që vjen përmes diktatit dhe jo vullnetit popullor, do digjet si flakë kashte dhe do rrëzohet menjëherë bashkë me  rrëzimin e kësaj qeverie.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erl KODRA – Prej mohimit tek ‘metafora e barit’/ Yuri Kim përballë demokratëve
Next Article Nga Kim MEHMETI – Politikanët mashtrues e hajdutë nuk e kanë forcuar kurrë shtetin

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?