GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Politikanët mashtrues e hajdutë nuk e kanë forcuar kurrë shtetin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Politikanët mashtrues e hajdutë nuk e kanë forcuar kurrë shtetin

By
Kim MEHMETI
06/08/2021
2 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kur më thonë se BDI-ja është bërë parti e “gjelbër” dhe se drejtuesit e saj enveristë e leninistë janë bërë ekologë, më vjen si me dëgjuar se talebanët afgan janë bërë rojtar të plazheve nudiste.

Ta thotë këtë Kryeministri i Shqipërisë, që karrierën e vet politike e ka nisur duke e rrezitur prapanicën cullake, nuk do habitesha fare. Por kur bëhet fjalë për ‘ambientalistët’ e sotëm të BDI-së, që çdo gjë e arritën duke u thirrur në gjakun e rinisë shqiptare, rini që flijoi veten në konfliktin e 2001, nuk mund të mos ndjej të vjella.

Por duhet pranuar një gjë: ne kemi përfaqësues të përshtatshëm për çdo sistem e për të gjithë kohët sepse kurrë nuk e lexuam drejtë kalendarin politik në të cilin jetojmë.

Siç duhet pranuar të vërtetën se për atë që na ndodhë, nuk janë fajtorë vetëm burrështetasit tanë që politikën e konsiderojnë si diçka që t’i lejon të gjitha dhe që është e kundërt e moralit, ndershmërisë dhe dinjitetit, por edhe shumica nga ne që duam ‘baba’ politikë atë të cilit mund t’ia vizatosh portretin, po nuk mund t’ia përcaktosh fizionominë!

Tani diçka për ata që më pyesin se mbi çka i mbështes bindjet se Maqedonia kurrë nuk do konsolidohet si shtet dhe se, ne shqiptarët e këtushëm, edhe gjatë kohë do mbetemi një turmë që nuk zgjedh atë që i thotë truri, por atë që ia do xhepi dhe interesi personal?

Argument të vetëm kam të vërtetën se politikani pasurohet kur i shet, e jo kur i mbron interesat e vendit dhe të popullit si dhe, të vërtetën se nuk di rast që politikanë mashtrues e hajdutë ta kenë forcuar shtetin dhe ta kenë bërë krenar popullin që përfaqësojnë.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Red VARAKU – Mjerimi i zgjidhjes që ofron Yuri Kim
Next Article SPAK-un e zë Covidi, i ikën nuhatja!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?