GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – Kurthi që duhet të shmangin demokratët
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – Kurthi që duhet të shmangin demokratët

By
Red VARAKU
03/08/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Bllokimi i negociatave, publikimi raportit përfundimtar i OSBE/ODHIR dhe raporti i Departmentit të Shtetit janë tre ngjarjet më të rëndësishme politike në Shqipëri, të cilat do të përcaktojnë edhe mënyrën se si do të operohet me zgjidhjen e krizës së rëndë shqiptare.

Thënë kjo i vetmi shqetësim në lidhje me Shqipërinë është degradimi i demokracisë shqiptare dhe shkëputja e Shqipërisë nga projekti i integrimit europian.

Deklaratat e tjera në lidhje me Sali Berishën, të cilat morën vëmendjen e opinionit publik këto ditë të nxehta gushti, menjëherë pas publikimit të ODHIR, raportit të DASH, dhe reagimit të fortë kundër iniciativës Open Balkans , nuk janë tjetër vetëm se përpjekje për të mbuluar të vërtetën ulëritëse të vorbullës së rrezikshme ku është futur Shqipëria dhe vjedhjes së zgjedhjeve që tashmë e konfirmoi brutalisht dhe OSBE/ ODHIR.

Këto deklarata jo vetëm nuk përfaqësojnë një qëndrim politik serioz , por ato nuk prodhojnë asnjë zgjidhje për krizën aktuale, përveç se ushqejnë thashethemet politike. Madje përmes përpjekjes për të fshehur të vërtetën e realitetit politik në Shqipëri, rrezikojnë ta thellojnë edhe më tej atë, duke e përkeqësuar edhe më tej jetën e qytetarëve shqiptarë.

Kjo jo vetëm sepse Sali Berisha nuk është më kryetar i PD që prej 2013, por edhe sepse prej 2013, PD është në opozitë pa asnjë fuqi reale mbi ngjarjet dhe pa asnjë pushtet real që mund të ndikojë jetën e qytetarëve shqiptarë. Për më tepër, këto deklarata janë një kopje e shëmtuar e akuzave të kësaj mazhorance kundër PD, të cilat në gojën e një përfaqësuesje të SHBA ngjajnë shumë qesharake.

Pra, këto deklarata jo vetëm nuk duhen marrë seriozisht, por nuk meritojnë asnjë reagim, sepse reagimi ndaj tyre në fakt është dhe kurthi i vërtetë ku e fusin debatin politik thashetheme të tilla vere.

Ndaj, fokusi i PD dhe demokratëve duhet të jetë vetëm masakra zgjedhore. Ata nuk duhet të bien prè e provokimeve, siç ra dhe presidenti Meta disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe më pas të “damkosen” si anti-amerikanë.

Ata duhet të kapen fort pas masakrës zgjedhore, përpjekjes për të shkëputur Shqipërinë nga proceset integruese dhe të refuzojnë me neveri çdo përpjekje për ta devijuar vëmendjen nga këto të vërteta, sepse nuk ka krim më të madh se dhunimi i vullnetit të zgjedhësve dhe nuk ka pasoja më të rënda për një popull, sesa pasojat që vijnë për shkak të dhunimit të demokracisë sipas një modeli të njohur në lindje të Evropës.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ditari Evropian i Cristiano Ronaldos, 2/ Ka humbur betejën, por a jemi të sigurt që e ka humbur luftën?
Next Article Nga Erl KODRA – Partia Demokratike dhe Shtetet e Bashkuara

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?