GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – Çfarë paralajmëron kërkesa e PD për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe Srebrenicë?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – Çfarë paralajmëron kërkesa e PD për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe Srebrenicë?

By
Red VARAKU
12/07/2021
2 Min Read
Share
SHARE

Kërkesa e Partisë Demokratike të Shqipërisë për miratimin e një rezolute mbi gjenocidin serb në Srebrenicë dhe Kosovë, rezoluta e Kosovës për gjenocidin serb në Srebrenicë si dhe vendimi i Albin Kurtit për ta paditur Serbinë për gjenocid gjatë periudhës së luftës, janë zhvillimet më të rëndësishme politike të javëve të fundit për të ardhmen e faktorit shqiptar në Ballkan.

Kjo sepse ato përcaktojnë zyrtarisht qëndrimin shqiptar ndaj Serbisë dhe qëndrimin shqiptar për pajtim midis Kosovës dhe Serbisë, pajtim që qëndron në zemër të të ardhmes, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe është interes parësor në nivel global.

Sipas këtij qëndrimi që sot ka dhe vulën e parlamentit të Kosovës, fillimisht Serbia duhet të pranojë dhe kërkojë falje për krimet dhe më pas të paguajë reparacionet për dëmet e shkaktuara dhe vetëm pasi të pranojë këtë realitet dhe të paguajë për reparacionet e dëmeve të shkaktuara ka gjasa për një pajtim të mundshëm, por edhe kjo pa cënuar në asnjë rast sovranitetin e Kosovës .

Pra, pavarësisht se si do reagojë kjo mazhorancë në lidhje me kërkesën për këtë rezolutë, këto zhvillime shpallin orientimin e ri të shumicës së shqiptarëve, që kurrsesi nuk mund të kapërcehet apo injorohet.

Ato paralajmërojnë piketat e ardhshme mbi të cilat do të ndertohen raportet e reja në rajon, ku interesat madhore të faktorit shqiptar janë dhe do të mbeten të panegociueshme. 

Në kushtet ku Beogradi kërkon të rikthejë hegjemoninë e tij në Ballkan përmes projektit të minischengen, këto zhvillime politike në hapësirën shqiptare janë përgjigja më e mirë e shqiptarëve për të ndalur ëndrrat serbomadhe të Pashiçëve të rinj dhe vasalëve të tyre ndër shqiptarë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Ringjallja e teorisë serbe, Ballkani-ballkanasve
Next Article Nga Erion DASHO – Kur ka hyrë në Shqipëri, varianti Delta?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?