GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Kur ka hyrë në Shqipëri, varianti Delta?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Kur ka hyrë në Shqipëri, varianti Delta?

By
Erion DASHO
12/07/2021
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Midis mesit të qershorit dhe javës së parë të korrikut, Shqipëria kaloi një periudhë ku numri i rasteve ditore me COVID mbeti në vlera njëshifrore. Gjatë 23 ditëve u regjistruan 85 raste me COVID për një mesatare më pak se 4 raste në ditë.

Ndërkohë, në katër ditët e fundit janë diagnostikuar 43 raste (mesatare ditore prej gati 11 raste në ditë ose rritje trefish), madje ditën e mërkurë dhe të premte u raportua një numër dyshifror rastesh (13 dhe 15 të tillë). Paralelisht, numri i rasteve aktive që para disa ditësh ishte ulur nën 50, sot është 81, pra një rritje me mbi 60%. Numri i personave të shtruar në spital u rrit nga 1 para 10 ditëve, në 6 sot.

Përkeqësimi i parametrave të mësipërm ka vetëm një shpjegim, rastet e importuara si pasojë e ardhjes së turistëve dhe emigrantëve. Me siguri, kjo i dedikohet edhe qarkullimit prej javësh të variantit Delta të virusit, ndonëse kjo u pranua vetëm me gjysmë zëri nga ana e autoriteteve shqiptare të shëndetësisë.

Si rezultat i imunitetit të grupit të arritur tashmë në Shqipëri, vatrat e krijuara nuk mund të krijojnë një “valë” të re apo “shpërthim” të ri të epidemisë, por ato janë të rrezikshme për individët e ekspozuar. Në rastin e variantit Delta, përvoja botërore ka treguar se edhe të rinjtë e fëmijët janë të rrezikuar.

Ajo që duhet kuptuar nga të gjithë është se imuniteti i grupit mbron nga shpërthimet epidemike, por nuk mbron individët pa imunitet në rast ekspozimi. Nëse nga 2.8 milion banorë që ka Shqipëria, rreth 2 milion e kanë kaluar COVID-in dhe sot mund të konsiderohen të mbrojtur, janë ende mbi 800 mijë qytetarë vulnerabël që rrezikojnë shëndetin dhe jetën nëse ekspozohen ndaj virusit.

Për të minimizuar rrezikun për personat e paimunizuar, Ministria dhe Komiteti duhet të pushojnë së bëri kryeneçin dhe aventurierin dhe të vendosin menjëherë kontrollin në kufi të kujtdo që hyn në Shqipëri!

Paraqitja e një testi negativ, certifikate vaksinimi ose certifikate mjeksore si person i shëruar nga COVID, duhet të jetë e detyrueshme për këdo.

Përndryshe do të vazhdojmë të shohim shpërthime të vatrave sporadike të COVID-it, komplikacione dhe ndoshta edhe humbje jete midis personave që nuk e kanë kaluar COVID-in ose midis të vaksinuarve me vaksinën kineze.

Koha për veprim është tani!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Red VARAKU – Çfarë paralajmëron kërkesa e PD për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe Srebrenicë?
Next Article Nga Red VARAKU – Perpjekja e dështuar e Ramës për të fshehur çarjen përfundimtare me Evropën

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?