GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Oerd BYLYKBASHI – Burgu si lavatriçe e jakave të bardha
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Oerd BYLYKBASHI – Burgu si lavatriçe e jakave të bardha

By
Oerd BYLYKBASHI
10/06/2023
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kaq shumë ka marrë statusin e qytetarisë sjellja kriminale saqë rëndom dëgjon njerëz, kryesisht të rinj, që thonë: “I bëj me qef dy vjet burg për një apo dy milion euro.”

Dikur këtë e ndeshje më shumë tek ata me prirje për trafiqe kriminale. Sot, këtë mendësi  e ndesh tek persona që trafiqe nuk do guxonin  kurrë të bënin, por aspirojnë për karrierë në shtet e, pse jo edhe në politikë.

“Filani e ka bërë një metër kub me Euro.” – më tha dikush kohë më parë për një zyrtar. Qesha hidhur sepse më la pa fjalë njësia matëse e korrupsionit. Jo më vlerë nominale kartmonedhash, por volum. Nga metri kub më vonë flitej si filan ministër apo drejtor i madh ka dhomë me Euro.

Këto më erdhën në mendje ndërsa lexoja sesi u hap dera e burgut dhe doli Tahiri e hyri Dako. Burgu qenka si tretësirë e mbingopur kripe që nuk mban dot më shumë. Kur i shton një lugë kripë, po aq depozitohet në fund se nuk mban më.

Por nëse i kthehem edhe një herë gatishmërisë për të bërë burg (boll që të shpëtosh milionshin apo metrin kub të Eurove për pasi të dalësh nga burgu), rreziku është që reforma në drejtësi po përdoret nga Rama dhe jakat e tij të bardha të bëra zhul, si lavatriçe për të larë korrupsionin.

Bëj 6 muaj a 1 vit burg, dhe më pas gëzo metrin kub që ke ruajtuar. Më pas nuk ka rëndësi të veshësh jakë të bardhë zyrtari. Edhe me një T-shirt të thjeshtë me ngjyrë kakì si të Zelenskit nëpër Bllok dhe je cool.

Me atë rast, Rama e përdor drejtësinë si lavatriçen e lekeve  të tij të pista. I hedh ministrat e kryebashkiakët e korrupsionit të tij për t’i larë si këmisha që u janë bërë pis jakat dhe vesh një tjetër.

Më pas fillon ofensivën e sharmit me ambasadorë e kryeministra që u mbush mendjen se fajin e ka pluhuri në ajër, këmisha që bëhet pis, apo çdo gjë tjetër, por jo ai që zhgërryhet në korrupsion Dhe ata brohorasin se sa e me sukses u riparua lavatriçja e drejtësisë me asistencën e tyre.

Mjafton që Ai të ketë kujdes që të mos e mbajë gjatë një këmishë jakëbardhë të bërë pis e ta fusë në lavatriçen që quhet burg për ca kohë. Propozon diçka për Kosovën a një “shpëtim” tjetër gjeopolitik ballkanik  për të ndërruar temë dhe merr një bravo ambasadorësh.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Zgjedhjet mbaruan, le të rriten çmimet!
Next Article Pabarazitë e mëdha në Shqipërinë e vogël

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?