GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Miranda HAXHIA – Lulzim, tani mëso të ecësh
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Miranda HAXHIA – Lulzim, tani mëso të ecësh

By
Miranda HAXHIA
23/03/2022
4 Min Read
Share
SHARE

I dashur Lulzim Basha,

Hiqe tisin e fytyrës së vrerosur për shkak se nuk je më kryetar i PD-së.

Nuk është fundi i botës. 

E kuptoj hallin e asaj vrerosjeje, edhe pse jo dhe aq.

Janë hequr pune qindra demokratë, socialistë, votues e jo votues të tutë, por ia kanë dalë të jetojnë edhe me një rrogë, edhe me një gjysmë rroge; edhe duke emigruar, duke ndërruar zanat në prag të të 60-ve.

Do kesh ca vështirësi se nuk do marrësh më shpërblime për afera partie, emërime, vendime pas kuintash, por mësoj do t’i kesh vënë ca pare mënjanë për ‘ditë të zezë’.

Babai im më këshillonte shpesh:- vër një dhjetëmijëshe mënjanë, se nuk i dihet cili gur të rrëzon.

Ti edhe Makbethin, nuk e lexove kurrë deri në fund, që t’ua dije peshën vuajtjeve. Ishte më e lehtë ‘të shthurje erën’ sesa të të bindnin që t’i të jepje dorëheqjen.

Tani mblidhe mendjen, bli nje bllok të vogël e llogariti mirë shpenzimet mujore.

Do t’ia dalësh, edhe sikur të mos punosh një ditë, pasi ke qenë aq lart.

Është rasti të mësosh të fluturosh më ulët, ose të mësosh të ecësh.

E di çmimin e biletës së urbanit?

E di çmimin e një buke  integrale?

E di çmimin e një tufe presh?

E di çmimin e një vizite në spital?

Kjo nuk është poezi, i dashur.

Sigurisht, ti di çmime të tjera, me shumë zero.

Zhduki ca zero, sepse për aq kohë u ke dhënë kuptim, njëherë dole pas presjes dhjetore e bota përmbyset. Takohemi te tregu i gabit, te pallati me shigjeta. Ku i dihet… kap ndonjë gjë firmato me çmim të lirë, çmim krize.

Lamtumirë, fenomeni Basha.

Lamtumirat helmojnë por jo më shumë nga sa helmojnë të qenurit kot.  Dhe ty, shpesh të mungon ajo që ne menduam se ishe dhe nuk ke qenë kurrë, sesa ikja jote më konkrete.

P.S. une e kam personale, sepse më gënjeve një herë në zyrën tënde, nuk e kapa, më mashtrove herën e dytë, u ndjeva fajtore. Tani jam e çliruar nga ndjenja e fajit. Se nuk është gjithmonë faji i të vrarit, kur ai që vret, fuqizohet. Dhe të mendosh që u mashtrova unë, që çoç kam lexuar ca, po ata qindra demokratë që nuk kishin as luksin e të blerit të një libri?! Sa herë janë gënjyer e mashtruar nga ti?

Ndaj ende nuk e kam prishur atë dhjetëmijëshen që më ka lënë porosi im atë.

Po ti si do t’ia dalësh, aq i mjerë e i varfër sa je!

Lamtumirë, o njeri i vogël.

Ah, e di si tha mamaja ime mbrëmë?

O Mirand’ shiko se është hapur një vend bosh për punë?

Ku moj ‘ma?

Iku Basha. Shko ti.

Mos u pikëllo se ka plot njerëz për së mbari që të drejtojnë PD-në. ( sigurisht, jo unë).

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Gafat e ministreve kukulla të Ramës që shtuan inatin e turmës
Next Article Nga Andi BUSHATI – SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?