GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Andi BUSHATI – SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Andi BUSHATI – SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim

By
Andi BUSHATI
29/03/2022
6 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Vala e re e arrestimeve të SPAK, që mund t’i hajë kokën edhe deputetit të dytë socialist, është thjeshtë një procedurë në raport me të vërtetën që tani e dinë të gjithë: atë se në krye të priamidës së kësaj mega grabitjeje qëndron një njeri i vetëm, Edi Rama.

Edhe vetë kryeministri e ka kuptuar se kjo tani nuk është më një sekret. Po të kthehesh pak ditë pas në kohë dhe të rishikosh dëshminë që ai dha në komisionin hetimor për inceneratorët, mbrojtja e vetme që i bëri vetes konsistonte në faktin se “nën hundën time është vjedhur, por unë nuk kam ditur gjë”.

Nga ai dialog i gjatë mbetën të skalitura në memorje shprehjet e Ramës se “mishi është i dobët”, “jeta politike nuk është hapsirë ëngjëjsh”, “ka edhe njerëz që korruptohen”, se “kryeministri nuk merr dot vesh se ç’mund të bëjë Lefter Koka pas shpinës së tij”, se ai nuk ishte “supervizor”, se vartësit nuk e kishin informuar që “koncesionari nuk i dispononte kapitalet e nevojshme”, etj.  

Po a ka njeri që e beson këtë përrallë, aq më tepër kur njeh sëmundjen e drejtimit të Ramës për të kontrolluar deri në detaje edhe sistemin piramidal të ngritur prej tij, ku urdhëri nga lart mbivendoset mbi ligjin? Natyrisht që jo.

Këtë dëshmon edhe historia e deputetit Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar lejen e Kuvendit për arrestim. Vallë rastësisht e vuri Rama në listat e PS në Tiranë, këtë anonim, madje në një vend më të sigurtë se Pandi Majko, Fatmir Xhafaj apo Mimi Kodheli që i kishte pasur ministra? Jo, përgjigjja është e qartë: sepse ai duhej t’i shpenzonte një pjesë të milionave për fushatën e partisë. Vetëm kjo gjë shpjegon katapultimin e tij në një vend më të sigurtë se elefantët e PS-së. E njëjta logjikë u ndoq edhe me Lefter Kokën në Durrës. Ndonëse dihej se SPAK ia kishte bërë gati letrat, Rama e futi në të njëjtën listë ku gjendej edhe vetë dhe, vetëm pasi ai siguroi votat që i kërkoheshin, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi akuzohej se kishte përvetësuar 3.5 milionë euro pagesa nga inceneratorët.

Por, këto dy raste nuk janë të vetmet.

Fakti se e gjithë hierarkia shtetërore u detyrua të firmosë kundër ligjit, të shmangë tenderimet ndërkombëtare, të prodhojë 9 procedura brenda një dite të vetme, të dërgojë mbi 20 milionë euro në Fier ende pa u vënë asnjë tullë për ngritjen e inceneratorit, dëshmon se ky nuk është një nga ato skandale ku ca çapaçulë ia punojnë shefit pas shpine.

Edi Rama është që në kërthizën e kësaj afere dhe këtë e dëshmoi edhe me qëndrimin që mbajti, kur në kulmin e akuzave dhe bërjes publike të dokumentave sakandalozë të vjedhjeve, ai zhvilloi një mbledhje PS-je, në barkun e inceneratorit të Elbasanit, pikërisht për të treguar se njësoi si ai ishin të tërë pis, madje edhe ata që nuk patën firmosur apo urdhëruar.

Ai është pjesë e saj sepse vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë krizën e madhe energjitike dhe atë të çmimeve, t’i dërgojë pagesa të arrestuarve në mungesë Zoto dhe Mërtiri, që përmes një sistemi kompanish guacka, fshihen pas inceneratorit të Tiranës.

Po atëherë shtrohet pyetja: pse po ia dorëzon kryeministri drejtësisë bashkëpuntorët e vet në këtë skemë? Pse ai nuk bëri asnjë rezistencë për mbrojtjen e Bllakos duke deklaruar se është i gatshëm ta hedhë në duart e SPAK-ut? Përgjigjja është e thjeshtë: Sepse ndonëse pa dëshirë dhe pa qejf, falë presionit ndërkombëtar, ai është detyruar të bëjë disa koka turku.

Në rastet Koka dhe Bllako nuk duhet pasur asnjë iluzion se kemi të bëjmë me drejtësi reale, ato flasin për një drejtësi të negociuar. Edi Rama e dinte me kohë që SPAK do vepronte mbi ish ministrin e mjedisit dhe ai e “dorëhoqi” me kohë duke i mbikqyrur vetë edhe tekstin e largimit. Edhe për Bllakon nuk ishte një sekret, kur thuhej se ai ishte caku i fundit ku do të arrinte Prokuroria e Posaçme. Pra ende shefi i qeverisë vigjëlon mbi procesin dhe e kontrollon atë.

Por pavarësisht nga fakti se kjo nuk është, as një drejtësi e vërtetë dhe as e pavarur, efekti që ajo po prodhon e ka një të mirë. Ndonëse SPAK nuk do të ketë kurrë fuqi, jo për të shkuar tek Lefteri, por tek koka reale e kësaj mega vjedhjeje, fakti që po merret, dalja në shesh e disa të vërtetave edhe ashtu gjysmake, po i shërbejnë disi publikut. Edhe me pafuqinë e tyre, “heronjtë e fëmijëve tanë” po na bëjnë një nder, sepse edhe duke mos pasur këllqe për t’i ndëshkuar grabitësit e mëdhenj, sëpaku ata po na ndihmojnë për t’i njohur më mirë ata.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Miranda HAXHIA – Lulzim, tani mëso të ecësh
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Ndarja do e bashkojë PD

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?