GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Meri LIKA – Ramakracia
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Meri LIKA – Ramakracia

By
Meri LIKA
26/11/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Edhe gjyshja ime thoshte gjëra të mençura, tani aq të mençura sa të gjyshes së Ramës jo, po përpiqej edhe ajo me mënyrën e saj.

Ja për shëmbull, kur në një familje ishte një dru i shtrembër dhe të gjithë pyesnin me habi se kujt i ngjante ndërkohë që prindërit i kishte të mirë, gjyshja ime thoshte se nuk ishte e nevojshme t’i ngjante kujt sepse “kishte krijuar sojin e tij”, pra sepse ai kishte krijuar një tjetër njeri ndryshe nga prindërit e tij.

Ndoshta, me këto që do shkruaj, do të dal kundër të gjithë atyre që thonë se jemi në autokraci, por edhe ndaj vetes sime, sepse edhe unë, deri më sot, kam menduar të njëjtën gjë.

Në fakt deri dje përpara se të fillonte takimi i zjarrtë i kryeministrit tonë në Londër isha e bindur që ishim në autokraci, por pas masakrës kuvendore diasporiste kuptova se kjo diktatura jonë është njësoj si ai druri i shtrembër që thoshte gjyshja ime, ka krijuar llojin e saj, ka krijuar ramakracinë.

Mund të më thoni se në të gjitha autokracitë, autokrati tenton ta vendosë veten mbi rendin normativ të vendosur, duke nënvizuar idenë perfide të një lideri të fortë që nuk duhet të humbasë kohë në diskutime sterile në parlament. Se ai, pretendon se mishëron vullnetin e vërtetë të popullit, të shtypur nga elitat e korruptuara të lidhura me median. E njëjtë kështu është edhe ky yni.

Apo të më thoni se marrëdhënia midis populizmit dhe autokracisë janë të lidhura si lugina me malin. Se autokrati synon të mishërojë një dëshirë që ka fole në retinë e saj një ndjenjë unanimiteti, e cila propozon një të kaluar imagjinare, me një popull mitik që ndërton një histori të çmuar nga beteja dhe pushtime të mëdha dhe synon të projektojë lumturinë në segmentet e palumtur, lumturi të cilën i vetmi që ia mundëson është autokrati. E se njëjtë kështu është edhe Rama.

Mund edhe të më thoni se autokrati shfaqet si i vetmi që mund t’iu bëj ballë të këqijave njëjtë si Uliksi këngës së sirenave sepse vetëm ai ua di pikën e dobët. E ju edhe për këtë mund të më thoni se lideruci ynë është njëjtë si ky.

Mund të më thoni se është e vërtetë që shoqëritë nuk heqin dorë papritur nga vlerat demokratike; përkundrazi, ato e bëjnë këtë pas segmenteve të destrukturimit, zhgënjimeve dhe përkeqësimit të cilësisë së jetës, gjë që lehtëson fjalimet me një ton emocional, që aplikojnë deri një retorikë shpenguese shëlbuese, me apelin e realizimit të shpresës për realizimin e Mbretërisë së Qiellit. E se këtë e bën edhe ky i yni kur thekson parajsën turistike.

Mund të rendis shumë gjëra që do të më tregoni për autokracitë e që përputhen me këtë …kracinë tonë, por ama ju nuk mund të mohoni këto që unë do them.

Unë mund t’iu them se asnjë autokrat apo diktator nuk ka shkuar në një shtet tjetër (e aq më shumë në një shtet demokratik) dhe të dhunojë protestuesit kundër tij siç bëri ramakrati ynë.

Asnjë autokrat deri më sot, as Vuçiçi, Erdogani, Putini apo të tjerë, nuk kanë arritur të korruptojnë një agjent të FBI-së,  dhe edhe pasi ky i fundit shpallet fajtor, autokratuci nuk pëson asgjë.

Asnjë autokrat deri më sot, nuk ka mundur të shpopullojë vendin e tij dhe pastaj atyre që i përzuri të shkojë pa patur pikën e turpit t’iu këkrojë votën pasi ti zhdëpi në dru.

Asnjë autokrat deri më sot, nuk e ka shitur vendin e tij për të mbajtur karrigen e pushtetit, siç i ka shitur dhe po i shet ky ramakratuci ynë copat e Shqipërisë si të ishte bukë në një sofër të uriturish.

Asnjë autokrat deri më sot, nuk ka vjedhur kaq shumë sa ky ramakrati ynë, e që gjithmonë fajin e kanë të tjerët.

Asnjë autokrat deri më sot, nuk e ktheu vendin e tij në koshin e plehrave të shteteve të mëdha, apo në tubon e shkarkimit të dufeve raciste. 

Prandaj unë ju them se nuk jemi në autokraci por jemi në ramakraci.

Ramakracia, sipas mendimit tim, është autokraci e llojit të veçantë, e cila përpiqet të duket si  pushtet në modë, por që gjithmonë ngelet si mall që nuk shitet dot as në outlet.

Ramakracia mendon se do ta kthejë liderin në të adhuruarin e masave, por që në fund do ta kthej në përbuzjen më të madhe që ka ndjerë ndonjherë njeriu.

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
TAGGED:ErdoganiMeri LIKAPutiniRamakraciaVuçiçi
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Pjellat zvarranike të reformës në drejtësi
Next Article Nga Alfred LELA – Pse Rama shkoi ‘i armatosur’ në Londër
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?