GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Alfred LELA – Pse Rama shkoi ‘i armatosur’ në Londër
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Alfred LELA – Pse Rama shkoi ‘i armatosur’ në Londër

By
Alfred LELA
26/11/2024
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kundërshtarët e gjetën Edi Ramën edhe në Londër. Edhe pse Rama e konsideroi ngjarjen e 24 nëntorit si ‘atentat politik’ ndaj Shqipërisë, siç bën zakonisht, ai e di se protesta në kryeqytetin anglez është diçka tjetër.

Ai e di këtë, qoftë edhe për faktin se kishte me vete karrocerinë me mbi 200 vetë, aq sa nxë një avion i Ryan Air, të cilin kabineti i tij kishte prenotuar për udhëtimin e kthimit në Tiranë- dhe që u nis me 1.5 orë vonesë për shkak të Ramës dhe shpurës.

Ai e di këtë sepse ndihmësve të tij u janë dashur disa muaj për të pajisur me viza britanike të gjithë shpurën, dhe kjo ka qenë një ndër arsyet se pse tubimi i Londrës është shtyrë disa herë.

Ai e di këtë sepse kishte marrë me vete kryebashkiakët e të gjitha qyteteve veriore që ka PS, duke e shpërfillur faktin se është ai vetë, dhe po ata krerë lokalë, që i kanë detyruar një pjesë të mirë të largohen.

Ai e di mirë këtë, sepse ishte rrethuar nga të fortët e këtyre zonave të cilët, në një mënyrë a tjetër, kanë përfituar nga pushteti i këtyre bashkiakëve dhe i tiji në kontrata publike apo forma të tjera.

Ai e di shumë mirë këtë, sepse ‘të ftuarit’ në tubimin e tij ishin njerëz që duhet të prenotonin bileta si të ishte një aktivitet sportiv apo artistik. E gjithë kjo bëhej me qëllimin që të kontrolloheshin pjesëmarrësit për të shmangur pikërisht kundërshtarët.

Ai e di mirë këtë, sepse një pjesë e ‘biletëmarrësve’ dëshmojnë se janë paguar deri në 350 paund cash për të marrë pjesë në tubim.

Ai e di mirë këtë, sepse kur protestuesit shpalosën pankartën dhe lëshuan thirrje kundër tij, vetëm një grup i vogël (truprojat e tij dhe të Taulantit dhe disa të fortë të marrë me vete, u angazhuan për të goditur bashkatdhetarët).

Ai e di mirë se nuk ishte Sali Berisha organizatori i protestës, jo se nuk mundej, por se e di se nuk duhet organizim dhe porosi për t’i dalë kundër Ramës, sidomos në diasporën britanike, që është mishërim i emigracionit të dekadës së fundit, dhe përndjekjes që pushteti u ka bërë demokratëve apo qytetarëve të papërfshirë me Rilindjen.

Si përherë, Sali Berishën e përdoror mburojë për të gjitha dështimet e veta, nga qeverisja e keqe e deri te mitingu në Londër, që as e nisi as e bitisi siç duhet, por e lau me turpin e vet dhe gjakun e bashkatdhetarëve që, nga atdheu i përzë dhe në vendin e adoptuar i acaron dhe provokon.

Në radhët e cirkut të Edi Ramës askush nuk është dëmtuar, dhe ai mund të ndihet fitimtar, por fakti është se është bërë një lider qesharak, që i duhet të marrë truproja, të fortë dhe policinë vendase, për t’u mbrojtur në dhe të huaj nga qytetarët e vet.

Nëse si zemërim me këtë ai përdor dhunën duke goditur Ilir Meshin e disa guximtarë të tjerë që iu futën mu në shpellën e frikës, aq më keq për të. Dhuna gjithmonë është instrumenti i fundit i bindjes politike, mjeti që dëshmon se gjithçka tjetër ka dështuar. Se nuk të duan dhe as të respektojnë.

Momenti që shpreh fundin politik.

You Might Also Like

Nga Ramadan GJANAJ – Presidenca e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK
Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
TAGGED:Alfred LELAEdi RamaLondërRilindjaSali Berisha
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Meri LIKA – Ramakracia
Next Article Do gjente lidhjet e krimit në politikë, SPAK e gjen krimin te gazetaria

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Autori Ramadan GJANAJ flet per Presidencen e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK
Opinione

Nga Ramadan GJANAJ – Presidenca e Kosovës si garanci për koalicionin e ardhshëm LVV-LDK

11/08/2026
11 Min Read
Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?