GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Meri LIKA – Ne, shoqëria e interesit të vogël
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Meri LIKA – Ne, shoqëria e interesit të vogël

By
Meri LIKA
24/05/2023
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Ne jemi shoqëria e interesit të vogël, e atij interesi që edhe pse është i vogël nuk ka asnjë lidhje me fëmijën, me gjërat e vogla por të bukura. Është fjala për atë interesin e ngushtë, atë të presuarin në morsën e pacipërisë, të dorëzimit të lirisë, të shkeljes së dinjitetit, të mos pasjes së fytyrës, ai kur të “plas delli i ballit”, kur shikimi yt nuk e kalon hijen tënde e kur kuptimin e emrit njeri nuk e gjen dot më në asnjë fjalor.

Pikërisht këtë lloj interesi tregoi dje në Komisionin e Ligjeve, votimi njëzëri (pa Agron Shehajn) i rritjes së pagave të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.

Siç thotë Klodian Tomorri, “Rama hodhi karemin dhe këta ranë brenda”. Po, ranë brenda sepse janë përfaqësuesit e denjë të atij interesit që thashë më sipër.

Të jesh me pushtetin është fare e lehtë, madje tek ne është bërë modë, sepse të jesh me pushtetin të jepet mundësia që ai interesi i struktur në sirtarët e dëshirave të fillojë të dal si miu kur ndjen erën e djathit dhe nis vrapon e vrapon që ta arrijë, pa e menduar rrezikun se përballë mund t’i dalë macja.

T’i bësh iso pushtetit, apo dhe të bëhesh patericë e tij edhe kjo është fare e thjeshtë, mjafton të mos kesh dinjitet, të mos kesh turp, të mos kesh parime dhe ajo që ka më shumë rëndësi është që të të kenë dhënë lugën në brez e të hash çorbën e thartuar që pushteti gatuan për servilët, dallkaukët dhe torollakët të cilët ëndrrën më të madhe në jetë e kanë ëndërruar për të djeshmen.

Të jesh kundër pushtetit është e vështirë, sepse të jesh kundër makinerisë së autokracisë do të thotë të duash veten, të mos shkelësh parimet për kacidhet (qofshin edhe miliona këto kacidhe), të kesh dinjitet, të kesh ideal (sa e rrallë në ditët e sotme), të rrisësh virtytin tënd të dashurisë për vendin, për të ardhmen tënde.

Të jesh kundër diktaturave është shumë e vështirë, sepse paprtitur ata që ti i ke menduar se i ke patur përkrahë i sheh të të dalin me cinizëm përballë, sepse njerëzit shndërrohen në ameba, në atë gjallesën një qelizore që merr frymë, dhe shumohet por nuk ka tru, ndjenja e as ndërgjegje.

Të jetosh me dinjitet është shumë, shumë e vështirë, por jo e pamundur. Mjafton të mbash me vete një pasqyrë e shpesh të shohësh në të pasqyrimin e fytyrës tënde e mos të të vijë turp prej asaj që sheh.

Mjafton që çdo ditë të mendosh për ballafaqimin me vetveten dhe të luftosh që ta bësh sa më të pranueshëm atë, e në fund, në ditën kur të bëhen llogaritë, rrugëve të mos kesh ndryshuar aq shumë sa të mos arrish të njohësh vetveten.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Për të shpëtuar Shqipërinë nesër, duhet të ‘vrasim’ Shqipërinë e sotme!
Next Article Nga Andi BUSHATI – Përtacia intelektuale e ushtarëve te Ramës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?