GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Nga loti te lotët…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Nga loti te lotët…

By
Lutfi DERVISHI
18/04/2025
3 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugurimi bëhej në dy akte të thjeshta: një për fillimin e punimeve dhe një tjetër, kur çuditërisht, punimet përfundonin!

Më pas u zbulua një zgjidhje magjike: segmentimi.

Rruga u nda në lote, faza dhe copëza… dhe për çdo copëz, një gërshërë, një fjongo dhe një kameraman me dron, por pa gazetarë!

Ata mund të bënin pyetje të sikletshme, si: “Po kur do mbarojë, realisht?” Sa kushton? Etj etj. Kështu që më mirë, vetë ministri apo Kryeministri raportojnë live nga kantierët! Shembull: unaza e Tiranës!

Më pas, e njëjta rrugë filloi të inaugurohej dy, madje edhe tre herë, për të njëjtin segment, por me fjalime të ndryshme.

Shikoni Rrugën e Arbrit: një rrugë me më shumë inaugurime sesa tunele, me më shumë fjalime sesa tabela sinjalistike dhe me më shumë inspektime se ditë pune!

Dhe pastaj, si çdo shoqëri që ecën me hapa gjigantë drejt progresit: filluam të inaugurojmë edhe ato projekte që nuk nisën kurrë!

Trami i Tiranës? Kalimet nëntokësore, Ballkani i Hapur …

Ndërsa tani… e kemi kaluar realitetin.

Inaugurojmë foto. Po, FOTO. Pamje të mrekullueshme, me filtra, me dritë, plot shpresë.

Rruga Tiranë–Durrës, segmenti më i ngarkuar në vend, është kthyer sot në një ekspozitë pikture digjitale, ku edhe Van Gogh-u do të kishte dorëzuar penelin.

Makinat ecin me rend, trafik nuk ka, pemët nuk kanë nevojë për krasitje, lulet nuk thahen kurrë nga dielli. Është një mrekulli e krijuar nga duart e arta në Photoshop.

Nuk mbaron këtu:

Pas inagurimit të fotove, kaluam një shkallë më lart:  inaugurimi i ideve. Projekt-ideja e trenit Durrës-Prishtinë është shembulli ideal: asnjë tra, asnjë shinë, por plot ndjenja patriotike dhe në mungesë të valëve të kaltra të Adriatikut, një det flamujsh kuq e zi…

Por evolucioni  është i pashpirt, nuk ndalet.

Faza më e fundit është inaugurimi i dëshirave.

Pasaportat europiane për të gjithë shqiptarët, në vitin 2030! 

Dhe mbërrin momenti që njerëzit nuk shohin më ëndrra, por jetojnë me to.

Shqipëria e sotme e halleve dhe e valleve i ka gjithë të mirat dhe vetëm një problem: asgjë nuk realizohet, por gjithçka inspektohet dhe inaugurohet.

Dhe me këtë ritëm, së shpejti do të presim shiritat në Facebook! Gëzuar!

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Alfred LELA – Ylli i Ramës: e bardhë, a jeshile…
Next Article Nga Artan HOXHA – 12 dështime në 12 vite

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?