GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Nesti Angoni
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Lutfi DERVISHI – Nesti Angoni

By
Lutfi DERVISHI
28/12/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Në vendin ku shartohet djathi me dardhë, dhe ku rregullisht mbetet mushka me barrë, u lind legjenda e radhës.

Ashtu si të gjithë mitet e mëdha, ekzistenca e saj nuk lidhet me fakte, por me aftësinë unike për të sajuar  e besuar në sajesë me entuziazmin e fëmijës që shtrëngon fort në gjoks dhuratën e Babagjyshit.

Siç do të thoshte Yuval Harari, jemi bërë njësha për t’u bërë njësh rreth një miti.

N.A. është kryevepra më e fundit. Është këqyrur me imtësi regjistri i gjendjes civile dhe rezulton se nuk ka as certifikatë lindje as certifikatë vdekje. Nuk ka as llogari në TikTok sepse ndryshe TikTok do të ishte mbyllur pa paralajmërim.

Por Ai ekziston kudo dhe askund. Është po aq real sa Bitcoin dhe po aq mitik sa drejtësia.

Gjurmët e gishtërinjve të tij nuk gjenden askund, por ai lë njolla në çdo fletë akuze.

Mosekzistenca është forca më e madhe e tij. Asnjë urdhër ndalimi nuk e ndal dot në kufi dhe asnjë gjykatë nuk e dënon sepse deri më sot askush nuk ka dënuar halucinacionet kolektive. Megjithatë, mu si Bitcoin, fuqia e Tij rritet në raport me besimin që investojnë te ai prokurorët, gazetarët dhe politikanet.

Në kafenetë e kryeqytetit, në debatet e mbrëmjes dhe në rrjete sociale nuk flitet më për asgjë tjetër veçse për atë. U harrua miti i gjallë Parashqevi. Patronazhistë që dinë gjithçka për gjithkënd janë zënë gafil.

Tani mbeten pyetjet.

A është Ai një përrallë e krijuar nga SPAK, apo një figurë hyjnore, që mishëron çdo mëkat që shqiptarët duan ta shohin të ndëshkuar?

Si është e mundur që Ai arriti atë që nuk ka mund të arrijë as premtimi më i madh elektoral, vëmendjen e të gjithëve?

Si gjithnjë për pyetjet e mëdha kemi ekspertët dhe analistë.

“Ai është dëshmi e gjenialitetit të Akuzës,” tha një ekspert i njohur në programin e përnatshëm “Na”.

“Ai vërtet nuk ecën mes nesh, nuk e ka parë askush, por është meritë e madhe e prokurorëve të SPAK që e kanë marrë në pyetje. Ndoshta dhe ka shumë mundësi që e kanë bërë me një aparat izraelit që është sekret që e dinë vetëm dy persona.”

“Unë parashikoj një gjë tjetër,” tha një tjetër analist i njohur për përcjelljen në opinion të gjërave që vetëm ai mund të shohë: “shumë shpejt te ushtari i panjohur, do të ngrihet monumenti i denoncuesit të panjohur. Aty do të bëhen homazhe ditën e drejtësisë”.

Pas sqarimeve të emisioneve të mbrëmjes, mjegulla nis dhe largohet: Ai nuk është person. Ai është monument i kapacitetit tonë të jashtëzakonshëm për të besuar dikë që nuk ekziston as në regjistra, por që arrin të regjistrojë procedim dhe regjistrohet në mendjen tonë duke ngjallur ngazëllim e përçmim.

Ai është dëshmia që e kemi me të lehtë të bëjmë zhurmë rreth fantazmës sesa të përballemi me heshtjen para së vërtetës lakuriqe.

Ai është legjendë. Për të, si për të gjithë legjendat do të flasin të gjithë, por askush nuk do ta shohë. As prokurorët.

Dy gratë socialiste që prishin fasadën e Edi Ramës
Nga lider në lodër, si po e përdor Rama për herë të fundit Lulzim Bashën
Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
TAGGED:BabagjyshitBitcoindrejtësiafëmijëkryeqytetKryevepralegjendaLutfi DERVISHImitemushkaNesti AngoniParashqevi SimakuPatronazhistëProkurorregjistri i gjendjes civilespakYuval Harari
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?
Next Article Babai i inteligjencës artificiale ngre alarmin: “Mund të na shkatërrojë brenda 30 vjetëve”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?