GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – Kur arrestimet shiten si sukses…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Kur arrestimet shiten si sukses…

By
Lutfi DERVISHI
15/07/2023
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Ka një garë të ethshme brenda shumicës qeverisëse se kush do ta lavdërojë më shumë reformën në drejtësi. Edhe kur kapen, siç thonë në Kosovë “me pelë në dorë”, perla e radhës është: “ta lemë drejtësinë  të bëj punën e vet”. Edhe kur afera bën muuu- përgjigja është principiale: çdo njeri është i pafajshëm deri sa gjykata ta shpallë të fajshëm”.

Kulmi i ironisë është mburrja që “drejtësia po godet njerëz në pushtet”. Dhe çfarë njerëzish?! Aq shumë po lavdërohet në këtë drejtim “reforma në drejtësi”, sa duket se ministrat, sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtorë e inspektorë të të gjitha rangjeve, kryebashkiak dhe nëpunës të çdo kategorie kanë marrë urdhër që të angazhohen me pasion se kush kryen aktin korruptiv më spektakolar, në mënyrë që drejtësia e re të nisë goditjen nga pushteti.

Në këtë pikë nuk është se nuk ka rezultate. Prej një dekade Shqipëria qëndron në vendnumëro ose bën hapa pas në renditjen antikorrupsion të Transparency International.

Por ky plan, që arrestimet e niveleve të larta i shet si sukses, ka një problem proporcionaliteti. Nëse aferat dhe skandalet nuk mungojnë në asnjë nivel, nëse korrupsioni është edhe kapilar edhe elitar, nëse ligjet me porosi janë dëshmi e kapjes së shtetit, në anën tjetër (të drejtësisë) kemi një problem të madh. Mungesë kapacitetesh.

Nëse çdo javë vendin e buletineve të inspektimeve të lavdishme të kantiereve, ku punohet ditë dhe natë, e zë skandali i radhës  duhet kujtuar që Shqipëria ka një numër të kufizuar prokurorësh, gjyqtarësh dhe … burgjesh. Nuk ka vend për të gjithë.

Në përpjekjet për të përsosur dhe thelluar artin e skandalit, janë harruar disa gjëra thelbësore të drejtësisë.

A nuk do të ishte një zgjidhje logjike që qeveritarët të përfshiheshin më pak në praktika korruptive dhe në vend të aferave të përqendrohen te nevojat e votuesve? Edhe lehtësohet drejtësia edhe “shërbëtorët” në pushtet i shërbejnë “padronëve” të tyre.

A nuk ka ardhur koha që të hiqet dorë nga gara se kush thyen rekordet për thyerjen e ligjit dhe poshtërimin e logjikës që t’i jepet kohë një grushti prokurorësh të merren me gjëra të tjera?

Ministra të kësaj qeverie po shprehin publikisht dëshirën që “drejtësia të veprojë edhe ndaj ish-qeverisë së mëparshme”. Duhen kujtuar dy gjëra. Qeveria e mëparshme ka 10 vjet që është në opozitë. Drejtësia le të hetojë 2012, madje edhe 1912 nëse Ismail Qemali e mori karrocën që udhëtoi nga Durrësi në Vlorë me tender, me PPP apo me ofertë të pakërkuar. Patjetër hetim për gjithçka. Por si fillim ndalni zullumin. Drejtësia nuk është makina e kohës që e kthen me sustë. Që anija e drejtësisë të shkojë edhe në bregun tjetër (te opozita) duhet pastruar bregu i ndotur i qeverisë. Mënyra më e mirë për ta pastruar është të mos e bësh pis me dardha, mollë apo pjeshka… Dhe këtë e ka në dorë qeveria me të gjithë instrumentet që ka. Përndryshe i hapet punë drejtësisë.

Nëse java shtate dhe e teta është skandal, nuk do t’i leni kohë drejtësisë të shkojë te 2012.

Nëse arrestimet e niveleve të larta shiten për suksese, po i pranojmë si suksese, por mirë është të mos përsëriten.

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – SPAK, Ahmetaj është shpërblyer… edhe nga Veliaj…
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Pse ia ngopi Rama-Ahmetajt?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?