GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Lutfi DERVISHI – IFTAR, me lugë në brez dhe aparat në qafë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – IFTAR, me lugë në brez dhe aparat në qafë

By
Lutfi DERVISHI
23/03/2024
4 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pushtetet më të forta, politikanët thuajse i sheh kudo me kineastët e tyre të kompletuar me teknologjinë e fundit filmike.

Aq sa lëvizjet e tyre janë bërë të parashikueshme, njëjtë si të thuash se sot është e premte apo nesër e shtunë.

Tashmë jemi mësuar dhe neveria i ka lënë vendin mirëkuptimit për shkak se shumë prej tyre aq dinë, aq bëjnë duke infektuar njëri-tjetrin me strategji të dala boje.

Sot ata mund t’i shohësh si protagonistë edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe kjo është një çudi nga ato që nuk shpjegohen lehtë.

Në muajin kur shfaqet thelbi i vërtetë i fesë, shfaqet politika jo si art i së mundshmes, por si art i hipokrizisë!

Pjata speciale e iftarit: Shfaqja publike e agjërimit. 

Shumëkush i habitur mund të pyesë: Kur udhëheqësit politikë i kuptuan kaq mirë dhe thellë traditat fetare në përgjithësi dhe ato të islamit në veçanti?

Paradoksi nuk mund të jetë më i plotë sado të rrekesh.

Politikanë, që gjithë kohën nuk kujtohen për porositë e librave të shenjtë (për ligj jo e jo) edhe nëse do t’ua shërbeje në një pjatë argjendi, befas bëhen shembuj të virtytit islam, duke cituar pjesë të Kuranit me të njëjtën lehtësi me të cilën bëjnë premtimet elektorale.

Kurani, nuk heziton të nxjerrë në pah hipokritët dhe ata që bëjnë show. Sura Al-Ma’un (107:7) flet për ata “të cilët vetëm shtiren”

 Ajetet (shpalljet) e Kuranit veçanërisht ato që qortojnë të fuqishmët, njerëzit në pushtet, befas marrin një kuptim të ri.

“O ju që keni besuar, pse thoni atë që nuk e bëni?” (Kurani 61:2). 

E çfarë mund ti thuash një  politikani që për tavolinën e iftarit shpenzon po aq sa edhe për dreka-darkat e fushatës? (Ai nuk e di se është muaji që ushqehet shpirti dhe nuk shqyhet stomaku)

Ndoshta i duhet kujtuar porosia: “ Dhe kur të qeverisni njerëzit të qeverisni me drejtesi (4:59)

apo më troç: “mos gelltitni pasurite e njëri- tjetrit” (2:189)

Dhe më troç akoma meqë jemi në kohën e SPAK: “Mos ndiqni deshirat e t’i shmangeni drejtesise” (4:136)

Muaji i shenjtë është koha e vetëpërmbajtjes, është koha (gjithmonë) për të “garuar në mirësi”, por jo për të garuar kush shtron më me luks darkat e iftarit. 

I duhet kujtuar zotërinjëve se është muaji që duhet ushqyer më shumë shpirti se trupi. 

Dhe ushqimi shpirtëror nuk mund të shërbehet në një pjatë të “zbukuruar” me parfum hipokrizie.

A është kjo një kujtesë për ata që postojnë bamirësitë e tyre në Facebook dhe Instagram, sepse si ndryshe do të marrë vesh elektorati për mëshirën dhe bujarinë e atyre që nuk shpenzojnë asnjë lek nga shqiptarët, por vetëm nga buxheti?

Është një thirrje e përsëritur në librin e shenjtë “mos e teproni” 7:32 dhe “garoni në mirësi.

Dhe sa i përket politikanëve tanë të kudogjindur, u duhet thënë Bravo! Aftësia për të kthyer një muaj të përuljes dhe reflektimit shpirtëro në një gala kulinarie është “mrekulli”.

Dhe do të ishte mrekulli pa thonjëza nëse ky muaj i ndriçon ata drejt thelbit të detyrës së tyre që është shërbimi dhe sakrifica.

Deri sa të vijë kjo ditë le të hamë sot, dhe të kujtohemi që nesër, ne do të  votojmë! Dhe meqë jemi te citimet e librit shenjtë, ja vlen të kujtojmë se “sigurisht, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e  një populli, derisa ata nuk e ndryshojnë gjendjen e tyre” 13:35

You Might Also Like

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja
Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin
Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Edi Rama nuk është thjesht një zhgënjim, ai është kërcënimi më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve!
Nga Dardan MITROVICA: Kush e ushqen etjen për t’i dhënë mend opozitës shqiptare
Nga Lutfi DERVISHI – Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Pse ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte legjitime?
Next Article Nga Artan FUGA – Fajtorë janë edhe ata që mbështetën Bashën në rrugën pa krye

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?